• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

KED publikon listën për Kushtetuesen: Emrat që mund të garojnë dhe ata që skualifikohen

by A R
31/07/2019 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka zhvilluar mbledhjen e radhës ku u shqyrtuan rastet për gjetjet e deritanishme, në procedurën e verifikimit të një pjese të kandidatëve për vendet vakante për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Shqyrtimi i rasteve të kandidatëve për vendet vakante për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë është vendosur në përfundim të procedurave të verifikimit rigoroz dhe të thelluar të ndjekura nga Këshilli, sipas ligjit dhe standardeve tashmë të njohura e të aplikuara që kërkohen për përzgjedhjen, qenien dhe konfirmimin në detyrën e magjistratit apo anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Në mënyrë të përmbledhur, në veprimet hetimore dhe procedurat e verifikimit të kandidatëve të ndjekura nga Këshilli, ndër të tjera, përfshihen:

– në lidhje me kontrollin e pasurisë, hetimi i ushtruar dhe raporti i kontrollit nga ILDKPKI, të dhënat e sjella nga me shumë se 45 institucione publike dhe subjektet private të fushës bankare, financiare, tregtare, tatimore, sigurimeve shoqerore etj., në përgjigje të kërkesave për informacion të Këshillit, si edhe shpjegimet e dokumentet shtesë të paraqitura nga kandidatët rast pas rasti në përgjigje të kërkesave të Këshillit;

– në lidhje me figurën dhe integritetin, hetimi i ushtruar dhe raportet apo përgjigjet zyrtare të dërguara nga institucionet publike si Prokuroria e Përgjithshme, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, të gjitha institucionet e shërbimeve informative, si edhe shpjegimet e dokumentet shtesë të paraqitura nga kandidatët rast pas rasti në përgjigje të kërkesave të Këshillit;

– në lidhje me kushtet e tjera ligjore të kandidimit, verifikimi dhe hetimi mbi dokumentacionin e kandidimit të paraqitur nga vetë kandidatët, të dhënat zyrtare të sjella nga institucione publike dhe subjekte private mbi kërkesat për informacion të Këshillit lidhur me karrierën, përformacën e kandidatëve dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore nga ana e kandidatëve në ushtrimin e detyrave dhe funksioneve, si edhe shpjegimet e dokumentet shtesë të paraqitura nga kandidatët rast pas rasti në përgjigje të kërkesave të Këshillit.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, vlerëson se është rasti për të përshëndetur dhe falenderuar për përgjegjshmërinë, korrektësinë dhe shpejtësinë, në dhënien e përgjigjeve dhe sjelljen e informacioneve të plota dhe profesionale të kërkuara nga shumica dërmuese e institucioneve publike dhe subjekteve private.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, për secilin kandidat të përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi mendimin e përfaqësuesit të Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave, vendosi:

Lejimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese si më poshtë:

  1. Elsa Toska,për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;
  2. Elsa Toska, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 12.02.2018;
  3. Elsa Toska, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 04.03.2019;
  4. Elsa Toska,për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 04.03.2019;

    Ndalimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese si më poshtë: 

  5. Valbona Bala, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;
  6. Valbona Bala, për vendin vakant (vakancë e parakohshme) të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018.
  7. Valbona Bala, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 12.02.2018;
  8. Valbona Bala, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 04.03.2019;
  9. Valbona Bala, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 04.03.2019;
  10. Valbona Bala, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 28.08.2018;
  11. Klodian Rado, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 04.03.2019;
  12. Klodian Rado, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 04.03.2019;
  13. Rexhep Bekteshi,për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;
  14. Rexhep Bekteshi, për vendin vakant (vakancë e parakohshme) të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;
  15. Rexhep Bekteshi, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 12.02.2018;
  16. Sinan Tafaj, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;
  17. Sinan Tafaj, për vendin vakant (vakancë e parakohshme) të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018.
  18. Sinan Tafaj, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 12.02.2018;
  19. Sinan Tafaj, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 28.08.2018;
  20. Petrit Kaja, për vendin vakant, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;
  21. Petrit Kaja, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018.
  22. Gëzim Allaraj, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;
  23. Gëzim Allaraj, për vendin vakant, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;
  24. Gëzim Allaraj, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 12.02.2018.
  25. Fiona Papajorgji, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 28.08.2018;

    C. Lejimin e kandidimit të kandidatit Artur Metani, për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
    Ç. Ndalimin e kandidimit të kandidatit Genci Gjonçaj për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
    D. Vendimet lidhur me lejimin ose ndalimin e kandidimit të kandidatëve Eris Hysidhe Klodian Rado për vendin vakant, të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, shtyhen për mbledhjen e radhës së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
    E. Gjetjet e deritanishme, në procedurën e verifikimit të kandidatëve Zhaklina Peto dhe Marsida Xhaferllari, për vendet vakante për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, do të shqyrtohen në mbledhjen e radhës së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

    Vendimet për lejimin ose ndalimin e kandidimit, do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Next Post
“Policia, asnjë lëvizje”/ VIDEO si u arrestuan gjobëvënësit në Durrës

“Policia, asnjë lëvizje”/ VIDEO si u arrestuan gjobëvënësit në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com