KED pas mbledhjes së sotme nuk mori asnjë vendim për rikthimin e Ardian Dvoranit në detyrë.
Ardian Dvorani pak kohë pas shkarkimit kërkoi të rikthehej në këtë detyrë. Ardian Dvorani pati edhe përplasje të forta gjatë ushtrimit të detyrës me Presidentin e Republikës, Ilir Meta.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është mblidhur sot për të shqyrtuar edhe verifikimet për kandidatin Shaqir Hasanaj, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese.
Nga shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatin Shaqir Hasanaj, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e rishpallur nga Kuvendi i Shqipërisë më 21 gusht 2019 dhe Presidenti i Republikës më 27 shtator 2019, kandidatura e tij nuk u pa e përshtatshme dhe nuk u miratua nga KED.
/a.r