• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Kë të qaj tani?!” I riu i ekzekutuar në Lushnje erdhi të martonte motrën

by Java News
13/10/2017 16:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jurgen Hoxha që mbeti i vrarë dy ditë më parë në Lushnje bashkë me Zamir Latifin, kishte ardhur nga Holanda në Shqipëri pasi për dy javë martonte motrën e tij.

Ngjarja e rëndë ka shokuar familjarët e të riut, vetëm 22 vjeç të cilët kanë hapur dyert e mortit dhe i kanë dhënë atij lamtumirën e fundit gjatë ditës së djeshme. Një prej kushërirave të tij S.J ka ndarë një shkrim mjaft prekës në rrjetin social Facebook ku mësohen edhe detaje për kthimin e tij në Shqipëri.

“O Shpirti motrës po ç’të them unë ty, ma helmove zemrën. Po si do ta shuaj unë mallin për ty! Nuk të kisha djalë halle, por vëlla të madh. Ti do bëhesh dhëndër o i bukuri im. Ne do vinim krushk në dasmën e motrës sonë, javën që vjen. Kë të qaj unë o vëlla për ty, apo për motrën që ka dasmën pas një javë. Po si do të të tresë dheu ty o vëlla. Më dhemb shpirti o Geni. Nuk mund ta besoj këtë që ndodhi… Motra jote nuk do të të harroj kurrë”, shkruan S.J.

Mesazh rrënqethës ka shkruar dhe vëllai i Zamir Latifit, i cili në “Facebook” mban emrin Mario Corana, por që tashmë kjo llogari rezulton e mbyllur.

“Shpirti im si kemi qeshur para tri ditësh dhe më the që kështu dua të të shoh gjithmonë të qeshur, por sot mi mbylle sytë me lot dhe kjo zemra ime nuk duron dot. Ti ishe dhe je jeta ime shpirti i vëllait. Të dua më shumë se gjithçka. Këtë këngë e dëgjonim bashkë dhe do vazhdojmë ta dëgjojmë bashkë vëllai im”, shkruan Mario. Pas këtij mesazhi prekës, miqtë i kanë shkruar atij në rrjetin social. Por, Mario duke iu përgjigjur atyre, shkruan në një koment: “O do më vrasin dhe mua, o do t’i vras unë ata që më vranë shpirtin tim, zemrën time”.

Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi u qëlluan me breshri kallashnikovi teksa ishin duke pirë kafe në një lokal pranë “Urës së Përroit”. Atentatorët erdhën me Benz, njëri qëlloi nga jashtë dhe tjetri nga brenda makinës, duke përdorur tre armë kallashnikovi. Në vendngjarje u gjetën 41 gëzhoja, ndërsa plumbat më të shumtë i ka marrë Zamir Latifi. Dy të rinjtë ishin në tavolinë së bashku me Marjus Xhepexhiu dhe Sajmo Xhelilin, por ky i fundit shpëtoi mrekullisht pa marrë plumba, ndërsa Xhepexhiu ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut me dy plumba në krah dhe në këmbë. Po ashtu i plagosur lehtë mbeti edhe një kalimtar i rastit B.Turku, 66 vjeç.  “Çuna na vranë!”. Është dëgjuar të thotë Latifi e menjëherë djemtë janë cuar nga kafja dhe kanë tentuar të largohen, por plumbat i kanë lënë të vdekur në mes të rrugës, Jurgenin dhe Zamirin.

Autorët e dyshuar, Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili janë shpallur në kërkim nga autoritetet.

Sajmo Xhelili, që i shpëtoi sulmit, dyshohet të ketë qenë shënjestra e atentatit, pasi edhe më 25 shtator të vitit 2016, atij i është bërë një tjetër atentat.  Fati ka qenë me Xhulio Shkurtin, nipin e Aldo Bares (dhe ky shënjestër e atentatit të dy ditëve më parë), i cili vetëm 10 minuta para ngjarjes ishte larguar nga lokali ku po pinte kafe me miqtë e tij.

a.ç

Next Post
Dritan Prifti thyen heshtjen: Një sëmundje e vështirë gjaku, arsyeja pse nuk kandidoj

Post-profil: Dritan Prifti, 16 vjet betejë me “vdekjen”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

April 2, 2026
G7 do të zhvillojë bisedime për Ngushticën e Hormuzit me vendet e Gjirit Persik

G7 do të zhvillojë bisedime për Ngushticën e Hormuzit me vendet e Gjirit Persik

April 2, 2026
Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

April 2, 2026
Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

April 2, 2026
“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

April 2, 2026
“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

April 2, 2026
Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

April 2, 2026
Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

April 2, 2026
Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

April 2, 2026
Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In