• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ke të drejtë mjeshtër, kufoma e Haxhiut mban erë akoma…

by Shpëtim Nazarko
20/06/2019 19:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Shpëtim Nazarko

Një çetë këtej e një andej. Po kthehem nga Korça. Në të dalë të Cërravës, nja njëqind njerëz po tentonin t’i bllokonin rrugën Ramës. Në televizione lokale dhe kombëtare, po ashtu të sheh syri në darkë, për çdo ditë, peizazhe të njëjta. Është «Viti i mbrapshtë» i Kadaresë. Po Shestan Verdhë, ashtu si në librin e tij, çka ia përmendja dhe në letërkëmbim me të, këtu e njëzetë e pesë vjet më parë, prapë nuk shoh gjëkundi. Turmat që ikin andej-këtej të kujtojnë jo atë, po Haxhi Qamilin…

Është teatër i madh e po kujtojmë kohët e kaluara, në një ambient më të madh, apo palët po sillen sipas rregullave e kohëve të vjetra?

Në Pogradec, te pallati i vjetër i kulturës është ende një pllakë që kujton heroizmin e batalionit të kolonjarëve, që u printe Gani Butka, i biri Saliut të Madh. Batalioni u masakrua i tëri, po esadistët a qamilistët, që dallojnë në formë po jo në përmbajtje, nuk arritën deri në Korçë…

Tabllua është e njëjtë apo po bëj propagandë që si gjithnjë i zëmëron partizanët partiakë. Nuk besoj dhe përgjigjen ndoshta më të saktë, se çfarë mendoj, e lexova sot në mëngjes, te një pasazh brilant i Kadaresë që përshkruan historinë e kaluar..

“Haxhiqamiloida, një nga kujtimet më të turpshme të rrugëtimit historik shqiptar, ka qenë më e keqe se ç’është kujtuar dhe më e rrezikshme se ç’do të mund të përfytyrohej. Nëse njëqind vjet më parë, klithma e haxhiut të ç’mendur ka qenë klithma e shkuljes së perandorisë së sëmurë nga preja e saj, sot, njëqind vjet më pas, ajo do të ishte ofshama e fundit antieuropiane në këtë vend. Atë ofshamë e fshihnin me kujdes të gjithë ata që, duke ulëritur për Europën, luteshin së brendshmi që Europa të mos i hapte kurrë portat për shqiptarët. Parti politike ose pjesë të shtetit, organizata të krimit, klane të korruptuara, ishin në përgjim të vazhdueshëm të kërkimit të vjegave për t’u acaruar me Europën, me shpresën e gjetjes së një orientimi të ri.”

Thua do të zëmë mend kësaj here, apo do të vazhdojmë hyneret e vjetra? Kufoma e Haxhi Qamilit ka njëqind vjet që është tretur, po duket se herë pas here kutërbon akoma…

Pata rast ta vija re në 14 shtator të vitit 1998, sesi u ngrit nga varri kufoma e atij. Opozita e atëhershme që është po kjo e sotmja, kishte mbërthyer Televizionin shtetëror dhe liderët e saj, apo kush t’i donte qejfi, se shteti kishte rënë po prej tyre, mbanin fjalime për Shqipërinë e re europoiane.

Në një moment, më zuri tmerri. Sigla e TVSH-së ishte zëvendësuar me siglën e «TV Shijakut». Të dyja ishin «TVSH» në paraqitje dhe duhej një vëzhgues i vëmendshëm, të kuptonte se spikerin e RTSH-së shtetërore e kishin flakur gjëkundi dhe ca njerëz me mjekra dhe me gjerdane armësh i vinin para, spikerit të ri, lajmet e reja…

Në librin «Radiostacioni», Kadareja e përshkruan me fantazi këtë situatë që përkonte me nëntorin e 1944-ës, por skena e 1998-ës e tejkalonte çdo fantazi.

Nuk e kam pyetur asnjëherë Ismailin, nëse e ka parë këtë skenën e përputhjes së dy siglave të televizioneve. Besoj, nuk e ka parë, se do ta kishte shfrytëzuar në letrat e tij.

Po ndofta edhe mund edhe të mos ta kishte shkruar. Edhe ai është adhurues i Balzakut. Mjeshtri madh i realizmit në « Evgjeni Grande », nuk e shkruan një të vërtetë të tmerrshme. Plaku Grande që zbaton testamentin e të vëllait të vdekur, për ta shpënë në fshatin e tij, nuk do ta paguajë biletën e transportit për të. Pandaj e thyen në dysh kufomën dhe e mban si në valixhe pasagjerësh. Ndonjëherë edhe kur janë të vërteta absolute, disa të tilla të zë turpi t’i shkruash…

Kur pashë dy siglat në televizon, m’u kujtuan dhe njëherë, fjalët e njohura që i atribuoheshin Haxhi Qamilit – Nuk më duhet bota, kur kam Kavajë e Shijak…

Edhe ata të 14 shtatorit, kishin përpikmërisht Kavajë e Shijak…

Haxhi Qamili ishte përsëritur. Po kësaj radhe, në një periudhë më të shkurtër dhe sipas rregullës së dialektikës, në formë më shumë komike sesa tragjike.

Po vemë prapë, te Haxhi Qamili?

Edhe të vemë, duhet të ngushëllohemi si më 1998-ën. Koha do të jetë shumë e shkurtër. Më e shkurtër, se e shatorit të 1998-ës. Dhe, edhe nëse, vërtet fiton Haxhiu, fati i lëvizjeve të këtij lloji dihet… Po ndërkaq, po vemë, por ata që po ndërtojnë një shoqëri europiane, nuk i zë turpi…

Sipas rregullës që thotë, se njeriu, në ndryshim nga kafsha, e shkruan historinë e tij, do të duhej të mos venim në të njëtën situatë…

Ajo që mbetet është të lexojmë edhe njëherë mjeshtrin e madh, që na kthen te koha e gjyshërve të palavdishëm, kufoma e të cilëve, mban erë akoma, si ata njerëzit e lig, që nuk i tret varri dhe kutërbojnë gjithnjë atë erën e keqe sa herë u afrohemi…

Po e teprojmë dhe po mbajmë anë?

Them ta lexojmë edhe njëherë me kujdes, atë fjalinë e fundit të Kadaresë. Dhe më shumë se lexuesit e zakonshëm, le ta lexojnë ata që po kërkojnë ta përsërisin atë skenë, apo t’i afrohen kufomës së patretur të Haxhi Qamilit…(Konica.al)

Next Post
VIDEO / Shishe, gurë dhe sharje… Momenti kur sulmohet policia në Shkodër

VIDEO / Shishe, gurë dhe sharje... Momenti kur sulmohet policia në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia sulmon Odesën me dronë, katër të plagosur përfshirë tre fëmijë

Rusia sulmon Odesën me dronë, katër të plagosur përfshirë tre fëmijë

December 31, 2025
“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

Albin ‘Baba’ fitoi, e dinë në Kosovë se kujt i thonë ‘babë’ shqiptarët?!

December 31, 2025
Viti 2025, nga Papa Fraçesku, tek Giorgio Armani dhe Brigitte Bardot/ Këto janë personalitetet botërore që u ndanë nga jeta

Viti 2025, nga Papa Fraçesku, tek Giorgio Armani dhe Brigitte Bardot/ Këto janë personalitetet botërore që u ndanë nga jeta

December 31, 2025
Albin Kurti paralajmëron takim me Vjosa Osmanin për çështjen e presidentit

Albin Kurti paralajmëron takim me Vjosa Osmanin për çështjen e presidentit

December 31, 2025
VIDEO-Mbërrin 2026-a në Australi, spektakël fishekzjarresh në Sydney

VIDEO-Mbërrin 2026-a në Australi, spektakël fishekzjarresh në Sydney

December 31, 2025
VIDEO- Urimi i ministres Spiropali: 2025-a, vit sfidash dhe arritjesh për Shqipërinë drejt BE! 2026-ta, me nivel të lartë ambicieje

VIDEO- Urimi i ministres Spiropali: 2025-a, vit sfidash dhe arritjesh për Shqipërinë drejt BE! 2026-ta, me nivel të lartë ambicieje

December 31, 2025
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Një vit i mallkuar për t’u harruar

December 31, 2025
Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Auckland vs. Tirana

December 31, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 1 janar 2026

December 31, 2025
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com