• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KE sqaron detyrat e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit: Nuk janë 15 kushte

by Ardit Rada
19/06/2020 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Evropian ka bërë një sqarim për Euronews Albania mbi debatin për numrin e kushteve para mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Ana Pisonero, zëdhënësja e Komisionit Europian për Partneritet Ndërkombëtar, Fqinjësi dhe Zgjerim, iu përgjigj pyetjes së drejtuar nga korrespondenti i Euronews Albania, Ernest Bunguri.

“Përfundimet e Këshillit të Marsit kanë përcaktuar qartë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria para konferencës së parë ndërqeveritare.

Kjo lidhet me: miratimin e reformës zgjedhore; garantimi i financimit transparent të partive politike dhe fushatave zgjedhore; garantimi i vijimit të zbatimit të reformës në drejtësi”, thotë Pisonero në përgjigjen e saj.

“Shqipëria duhet gjithashtu të përforcojë më tej luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Keto nuk janë 15 kushte”, thuhet në deklaratën e dërguar nga zëdhënësja e KE.

“Përballja me fenomenin e aplikimeve të pabaza për azil, garantimi i riatdhesimit të tyre, si dhe ndryshimi i ligjit të medias sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, ishin gjithashtu përparësi të rëndësishme”, thuhet në reagimin e Komisionit për pjesën e para-kushteve për konferencën e parë ndërqeveritare.

Ndërsa pjesa e tjetër e kërkesave lidhet me kuadrin negociues dhe nga vendi kërkohet që ato të plotësohen gjatë procesit të negociatave:

“Për më tej, përfundimet e Këshillit parashikojnë se Kuadri Negociues do të reflektojë një numër çështjesh që Shqipëria do të vijojë t’i adresojë në periudhën e ardhshme, dhe si pjesë e procesit të negociatave. Puna në këto fusha po vijon për momentin.

KE shpjegon për Euronews Albania se ç’duhet të përmbushë Shqipëria: S’janë 15 kushte. Komisioni do të vijojë të monitorojë përparimin e vendit në të gjitha fushat dhe të mbështesë përpjekjet vijuese të Shqipërisë”, përfundon sqarimi i Komisionit.

Next Post
Alarmohen përdoruesit e “WhatsApp”, një prej opsioneve të sigurisë së privatësisë ka ndryshuar automatikisht

Alarmohen përdoruesit e "WhatsApp", një prej opsioneve të sigurisë së privatësisë ka ndryshuar automatikisht

Comments 1

  1. Turi i Beses says:
    6 years ago

    Ha ha ha..sa euro cash kemi paguar per te nxjerr keto bibat qe 15 kushteve ti thone jo-kushte..ik lahuni ne lumin e balles ,atje ku derdh mbetjwt luca i rozafes

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E dua Europën, por nuk po shkon në drejtimin e duhur”/ Trump: Shumë pjesë të botës po shkatërrohen para syve tanë

“E dua Europën, por nuk po shkon në drejtimin e duhur”/ Trump: Shumë pjesë të botës po shkatërrohen para syve tanë

January 21, 2026
Trump në Forumin Ekonomik të Davos: Agjenda ime 1-vjeçare solli një transformim që Amerika nuk e ka parë në 100 vjet

Trump në Forumin Ekonomik të Davos: Agjenda ime 1-vjeçare solli një transformim që Amerika nuk e ka parë në 100 vjet

January 21, 2026
Ra nga kantieri i ndërtimit në ‘Kinostudio’, ndërron jetë punëtori 66-vjeçar

I riu përplas këmbësoren në Belsh, ndërron jetë 73-vjeçarja

January 21, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 22 janar 2026

January 21, 2026
Netanyahu pranon të bashkohet në Bordin e Paqes, disa vende i thonë “jo” ftesës së Trump

Netanyahu pranon të bashkohet në Bordin e Paqes, disa vende i thonë “jo” ftesës së Trump

January 21, 2026
A do e mbështesë PD Shqipërinë në Bordin e Paqes së Trump? Berisha: Vlerësojmë përpjekjen për paqe, por…

A do e mbështesë PD Shqipërinë në Bordin e Paqes së Trump? Berisha: Vlerësojmë përpjekjen për paqe, por…

January 21, 2026
“Të mbushim sheshet dhe rrugët e Tiranës”/ Protesta e 24 janarit, Berisha thirrje qytetareve: T’i japim leksionin e merituar qeverisë

“Të mbushim sheshet dhe rrugët e Tiranës”/ Protesta e 24 janarit, Berisha thirrje qytetareve: T’i japim leksionin e merituar qeverisë

January 21, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Historia e PD, e mbushur me 21 janarë…

January 21, 2026
Avioni i Trump jep probleme gjatë fluturimit, Presidenti shkon në Davos me “mjetin rezervë”

Avioni i Trump jep probleme gjatë fluturimit, Presidenti shkon në Davos me “mjetin rezervë”

January 21, 2026
Pritet të kalojë në Parlament/ Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” për Gazën

Pritet të kalojë në Parlament/ Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” për Gazën

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In