• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

KE shtyn publikimin e progres-raportit për Shqipërinë

by
05/10/2015 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

KE shtyn publikimin e progres-raportit për Shqipërinë

Komisioni “Junker” publikon me një javë vonesë paketën e tij të parë të Zgjerimit. Megjithëse 14 Tetori deklarohej prej muajsh si data e caktuar, Komisioni Europian vendosi në çastin e fundit për të shtyrë publikimin e kësaj pakete, që përmban raportet e progresit për Shqipërinë dhe për vendet e tjera të rajonit e Turqinë.

Shkaku për mospublikimin në kohë të raporteve mësohet të jetë fluksi i refugjatëve dhe axhenda e ngjeshur e BE-së mbi këtë çështje javën e ardhshme, që kulmon me mbajtjen e samitit europian më 15 dhe 16 Tetor.

“Kolegji i Komisionerëve nuk e ka përfshirë ende Paketën e Zgjerimit në rendin e ditës së 14 Tetorit dhe me gjasë, vendimi për miratimin e saj mbetet për në mbledhjen e radhës, të mërkurën, më 21 Tetor.”

Zyrtarisht, kjo shtyrje u konfirmua dhe nga zëdhënsja Koçijançiç, por arsyet sipas saj lidhen me vëmendjen e duhur të medias dhe publikut mbi paketën, siç thuhet në një njoftim të posaçëm për shtyp.

“Kjo është paketa e parë e zgjerimit për Komisionin ‘Junker’. Paketa përfshin për herë të parë një strategji afatmesme dhe raportet për vendet do të kenë një paraqitje të ndryshme nga e kaluara. Ekziston një interes i fortë i Presidentit dhe i gjithë Kolegjit se paketa duhet të marrë vëmendjen e merituar të medias dhe publikut. Në këtë kuadër, meqënëse mblidhet Këshilli Europian javën e ardhshme, i cili do të ketë një fokus të fortë mbi emigracionin, paketa preferohet që të paraqitet një javë më vonë për të siguruar vëmendjen e merituar publike dhe të medias”, thotë Koçijançiç.

Kjo është hera e parë që Komisioni Europian njofton me kaq vonesë për shtyrjen e miratimit të paketës së Zgjerimit./ Top Channel

Next Post

Një telash më shumë, “Për krijimin e FAK-ut Kosovës i duhet Serbia”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com