• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KE: Shtëpitë e shqiptarëve pa kushte; pa ujë, pa ngrohje, me lagështi dhe pa hapësirë

by Java News
31/01/2019 08:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptarët, në krahasim me europianët, renditen ndër qytetarët e vendeve me përqindjen më të lartë për sa i përket pronësisë së shtëpive të tyre, por kanë problemet më të mëdha për sa i përket kushteve optimale që duhet të ofrojë një banesë si hapësira e mjaftueshëm, mungesë të tualeteve me ujë të rrjedhshëm, dusheve, apo të shtëpive me lagështirë dhe pa ngrohje…

Megjithëse shqiptarët janë ndër vendet me përqindjen më të lartë në Europë për pronësinë e shtëpive të tyre (87% e të pyeturve kanë pohuar se janë pronarë të shtëpive të tyre), ata vuajnë nga mungesa e hapësirave dhe kushteve minimale si prania e një tualeti apo e dushit brenda në shtëpi.

Sipas Anketës së Cilësisë së Jetës të zhvilluar nga Komisioni Europian rreth 17% e të anketuarve janë shprehur se kanë mungesë të tualetit apo dushit në shtëpi, ndërsa 43% e të pyeturve (më e larta në Europë) janë shprehur se nuk kanë mjaftueshëm hapësirë në shtëpitë e tyre. Në vendet e rajonit të anketuarit që janë përgjigjur se kanë probleme me sipërfaqen në shtëpi variojnë nga 18-26% me një diferencë të konsiderueshme me Shqipërinë.

Mesatarisht, të anketuarit, në Shqipëri janë shprehur se kanë vetëm 2 dhoma, numri më i ulët i vendeve të Bashkimit Europian dhe kandidateve për t’iu anëtarësuar.

Shqipëria mban vendin e parë edhe për cilësinë e dyerve, dritareve dhe dyshemesë, ku sipas të pyeturve në Anketën e Cilësisë së jetës rreth 23% janë shprehur se i kanë të vjetra.

Shqipëria ka rezultuar me përqindjen më të lartë të të pyeturve të cilët kanë pohuar se kanë lagështirë apo rrjedhje në shtëpi. Sipas Anketës së Cilësisë së Jetës rreth 40% e të anketuarve në Shqipëri janë përgjigjur se kanë lagështire apo rrjedhje të ujit.

Rreth 12% e të pyeturve janë përgjigjur gjithashtu që kanë mungesë të tualetit me ujë të rrjedhshëm, ndërkohë që Malin e Zi vetëm 3% e të pyeturve kanë pohuar se kanë mungesë të tij, 4% në Serbi dhe 7% në Maqedoni.

Shqiptarët kanë vështirësi edhe për të ngrohur apo për të mbajtur në temperatura optimale shtëpitë e tyre. Rreth 26% e të anketuarve në Shqipëri janë përgjigjur se nuk kanë mundësi që të ngrohin shtëpitë, ndërkohë që përqindja e të anketuarve në vendet e rajonit luhatet nga 6-16%, shkruan ‘monitor’.

Komisioni Europian ka zhvilluar Anketën e Cilësisë së Jetës në vendet e Bashkimit Europian dhe kandidatëve për tu anëtarësuar. Në secilin shtetet është marrë një kampion përfaqësues, ku të anketuarit janë pyetur mbi fusha të caktuara të mirëqenies./Monitor

a.cupaj

Next Post
Faqet e para të gazetave, 8 janar 2019

Faqet e para të gazetave, 31 Janar 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
Shqipëria dhe Greqia nënshkruajnë marrëveshje 5-vjeçare për bashkëpunimin turistik

Shqipëria dhe Greqia nënshkruajnë marrëveshje 5-vjeçare për bashkëpunimin turistik

March 27, 2026
The Guardian “flet” shqip, artikull special për Kosovën: Përralla e Kupës së Botës

The Guardian “flet” shqip, artikull special për Kosovën: Përralla e Kupës së Botës

March 27, 2026
Detajet e reja/“Do ndahem nga burri”- Familja s’pranoi divorcin e vajzës, si e morën me forcë në makinë dhe e dhunuan te shtëpia e xhaxhait

Dhuna në familje në rritje/ 490 raste në 3 muaj, gratë shpesh heshtin dhe mbeten të pambrojtura

March 27, 2026
Ndryshime në listën e Kombëtares, dy lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen me Ukrainën

Ndryshime në listën e Kombëtares, dy lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen me Ukrainën

March 27, 2026
Samiti i G7/ Sekretari amerikan Rubio: Lufta mbaron brenda disa javësh! SHBA-të kanë objektiva shumë të qarta

Samiti i G7/ Sekretari amerikan Rubio: Lufta mbaron brenda disa javësh! SHBA-të kanë objektiva shumë të qarta

March 27, 2026
Renditja e FIFA pas gjysmëfinaleve të play off/ Kombëtarja zbret në vendin e 64, Kosova fiton një pozicion

Renditja e FIFA pas gjysmëfinaleve të play off/ Kombëtarja zbret në vendin e 64, Kosova fiton një pozicion

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In