• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ke shtëpi të palegalizuar? Ministri: Ja ku mund të gjesh zgjidhje

by A M
13/10/2024 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të 61 bashkitë e vendit do të kenë një zyrë të posaçme ku qytetarët të mund të interesohen fizikisht dhe jo online, për procesin e legalizimit të banesës së tyre.

Roli i ri që morën bashkitë pas vendimit të qeverisë synon t’i japë një hov më shumë këtij procesi, i cili vitet e fundit është ngadalësuar ndjeshëm.

Të dhënat flasin se në total numri i dosjeve të mbetura pezull janë 237 mijë në total, ku 153 mijë janë banesa, pjesa tjetër janë objekte biznesi.

Arbian Mazniku ministër shteti për pushtetin lokal shpjegoi gjatë një interviste me gazetaren Rajmonda Lajthia në Vizion Plus rolin e ri të bashkive.

“Do të jetë bashkia ajo që do të shkojë te qytetari dhe jo anasjelltas. Shumë shpejt në çdo njësi vendore do të ketë një zyrë të posaçme me ekspertë të fushës, për t’i dhënë zgjidhje dosjeve të mbetura pezull. Bashkia do të ketë rol konsultues dhe ndihmues, do të bëjë matjet në terren do të plotësojnë dosjen dhe më pas do ta dorëzojë atë në Agjencinë e Kadastrës. Kjo e fundit do të ketë monopolin e miratimit“, tha Mazniku gjatë emisionit E-ZONE.

Ministri pranon se ky proces ka patur ecuri të ngadaltë vitet e fundit dhe tregon dhe një nga arsyet e vonesës.

“Një nga arsyet e vonesës është se këto dosje që janë rreth 240 mijë në total janë pak më të komplikuara. Janë raste që kanë nevojë për një verifikim më të madh dhe për një asistencë më të madhe që qytetarët nuk e bëjnë dot vet. Janë dosje që duhen plotësuar me një dokument shtesë dhe për tu verifikuar nëse kanë mbivendosje etj. Këtë gjë do e bëjnë stafet e bashkisë që njohin terrenin në bashkëpunim me kadastrën“, sqaroi Mazniku në Vizion Plus.

Afati ligjorë kur legalizimet do të mbyllen është viti 2028. Por qeveria thotë së në disa bashki që kanë dhe më pak objekteve pa leje, ky proces do të mbyllet edhe më herët.

Në total numri i lejeve të legalizimit të dhëna deri në shtator të këtij viti arriti në 260 mijë në total.

Next Post
U rrit në jetimore, 19-vjeçari: E urrej nënën time, sa herë e shoh, ndërroj rrugë. Erjola i bën dhuratën e veçantë

U rrit në jetimore, 19-vjeçari: E urrej nënën time, sa herë e shoh, ndërroj rrugë. Erjola i bën dhuratën e veçantë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Dy Epirotë dhe Olimpiada

April 7, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Raporti sekret: Irani kërkon 2 milionë dollarë për kalimin në Hormuz

April 7, 2026
Politika e “aneksit”, në nivel mjeran

Një fajtor për të mbuluar mëkatet e PD me Integrimin. Narrativa e opozitës dhe jo vetëm…

April 7, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

“I bëhet qejfi ndërkombëtarëve dhe opozitës…”, Beqaj në GJKKO: Unë, Veliaj dhe Meta jemi të padënuar, por…

April 7, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

April 7, 2026
Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

April 7, 2026
“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

April 7, 2026
FOTO/ Ditën e votimit si ministër, Gonxhe tregon bashkëpunimin me paraardhësen Margariti

“11% turistë më shumë në mars”, Gonxhja: Oferta shqiptare po fiton vëmendjen e botës

April 7, 2026
SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

April 7, 2026
“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In