• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

KE paralajmëron Serbinë për funeralin e “Kasapit të Bosnjës” Mlladiç: Glorifikimi i kriminelëve të luftës nuk ka vend në Evropë!

by A. Q
29/08/2026 14:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ju takon autoriteteve serbe të vendosin se çfarë roli do të luajnë në funeralin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiç, por lartësimi i kriminelëve të luftës është në kundërshtim me vlerat më themelore evropiane”.

Kështu u shpreh komisioni evropian në një përgjigje dhënë radios Evropa e Lirë për sa i përket vendimit të Beogradit për ta përcjellë ish udhëheqësin e ushtrisë së serbëve të Bosnjës Ratko Mlladiç me të gjitha nderimet ushtarake dhe shtetërore.

“Komisioni Evropian beson se çdo lartësim i kriminelëve të luftës është në kundërshtim me vlerat më themelore evropiane dhe nuk ka vend në BE ose në vendet kandidate për në BE”, theksoi Komisioni Evropian.

Mlladiç ndërroi jetë  të enjten në moshën 84 vjeçare në një burg të Hagës ku po vuante dënimin me burg për jetë me të cilin gjykata ndërkombëtare penale për ish Jugosllavinë e pati dënuar në 2017 pasi e shpalli fajtor për gjenocidin e përgjakshëm të luftës së viteve 1992-95 në Bosnjë.

Mes veprave për të cilat u dënua edhe masakra e Srebrenicës ku në 1995-ën u vranë më shumë se 8 mijë djem dhe burra myslimanë. Ministri serb i Drejtësisë,  Nenad Vujiç, u shpreh një ditë më parë Mlladiç do të përcillet për në banesën e fundit me të gjitha nderimet shtetërore dhe ushtarake, sipas tij, siç i takonte, pasi trupi i tij të dërgohej në Serbi.

Vetë presidenti serb Aleksandër Vuçiç akuzoi gjykatën e Hagës për sjellje të paprecedentë, pasi gjykata disa herë kishte refuzuar kërkesat e qeverisë serbe dhe vetë Mlladiç për lirimin e këtij të fundit për arsye shëndetësore.

“Nuk donin që gjenerali të ndërronte jetë këtu në serbi, aty ku ai dëshironte. Kjo është një sjellje e pajustifikueshme dhe e paprecedentë. Nëse familja e tij do që ai të prehet këtu në Serbi, ajo që mund të garantoj është që do të përcillet me dinjitet dhe respekt. Jemi njerëz të qytetëruar, seriozë dhe të përgjegjshëm”, tha Vuçiç.

Next Post
BE ofron WIFI falas në 61 bashkitë e vendit: Hap tjetër konkret në rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit!

BE ofron WIFI falas në 61 bashkitë e vendit: Hap tjetër konkret në rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com