• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KE ofron 350 mln euro fonde shtesë, Varhelyi: Duhen ndalur emigrantët e paligjshëm që kalojnë nga Ballkani

by Java News
19/10/2022 19:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në seancën plenare të Parlamentit Europian të mbledhur në Strasbourg, komisioneri për zgjerimin dhe fqinjësinë, Olvier Varhelyi ka përçuar një mesazh të qartë për migrantët e paligjshëm që kalojnë përmes rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Komisioneri Varhelyi është shprehur, se çështja e migracionit që kalon përmes Ballkanir Perëndimor drejt Bashkimi Europian përbën një çështje urgjente. Kjo për shkak të numrit shumë të madh të emigrantëve klandestinë, që kanë kaluar këtë vit përmes të ashtuquajturës “rruga e migrimit të Ballkanit Perëndimor”.

Oliver Varhelyi është shprehur, se Bashkimi Europian mirëpret persona që kalojnë vetëm përmes rrugëve të sigurta dhe ligjore.

“Duhet të jetë e qartë, se dera jonë nuk është e hapur për rrugë të paligjshme migrimi. Personat që kalojnë përmes dyerve të paligjshme dhe që nuk kualifikohen për qëndrim, do të kthehen pa humbur kohë. Duhet të jetë po ashtu e qartë, se ne do të mbrojmë sistemin tonë të azilit” ka deklaruar Varhelyi. Ai ka theksuar, se Bashkimi Europian është i gatshëm që të godasë rrjetet e trafikantëve dhe ato kriminale që bëjnë të mundur kalimin e emigrantëve të paligjshëm nga Ballkani Perëndimor.

Sipas Varhelyi, presioni i emigrantëve të paligjshëm që kalojnë përmes rajonit kërkon një ndryshim në qasjen e BE-së për këtë politikë dhe një ribalancim të buxhetit për t’u përballur me këtë fenomen. Për këtë komisioneri ka anonçuar, se vendet e Ballkanit Perëndimor do të marrin ndihmë politike dhe financiare. Sipas Varhelyi, buxheti  i BE-së për përballjen me presionin e migracionit përmes Ballkanit Perëndimor do të rritet me 60% për periudhën 2021-2024. “Kjo do të thotë ndryshe një rritje me 350 milion euro” është shprehur Varhelyi

Ky mesazh vjen vetëm disa ditë më pas deklaratave shqetësuese të komisioneres për çështjet e brendshme, Ylva Johansson dhe zëvendës kryeministrit të Republikës Ceke, Vit Rakusan, lidhur me numrin e madh të emigrantëve që kalojnë nga Serbia, duke mos përjashtuar edhe hapin për aktivizimin e mekanizimit të rivendojses së vizave në rast të mosmarrjes së masave. Një mesazh i tillë është përçuar nga presidenca çeke në mënyrë më të moderuar edhe për Shqipërinë./Abcnews

Next Post
Pse e djathta s’gjen dot një kandidat si Qazim Mulleti për Bashkinë e Tiranës?

Pse e djathta s’gjen dot një kandidat si Qazim Mulleti për Bashkinë e Tiranës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Identifikohen mbetjet kockore të së paku 23 personave në varrezën masive të Zubin Potokut në Kosovë! Prokuroria: Tre persona nën akuzë

Identifikohen mbetjet kockore të së paku 23 personave në varrezën masive të Zubin Potokut në Kosovë! Prokuroria: Tre persona nën akuzë

August 19, 2026
“Spider Man” i siguron aktorit Tom Holland 100 milionë dollarë fitime! Filmi ka shpërthyer kinematë, 2 mld USD në tre javë (VIDEO)

“Spider Man” i siguron aktorit Tom Holland 100 milionë dollarë fitime! Filmi ka shpërthyer kinematë, 2 mld USD në tre javë (VIDEO)

August 19, 2026
VIDEO/ Pamje drithëruese nga Ohajo, piloti ul në pistë avionin pa rrotën e përparme! Shikoni momentin dramatik

VIDEO/ Pamje drithëruese nga Ohajo, piloti ul në pistë avionin pa rrotën e përparme! Shikoni momentin dramatik

August 19, 2026
Skandali i shitjes së organeve në tregun e zi, Universiteti i Harvardit do të paguajë 53 milionë dollarë dëmshpërblim!

Skandali i shitjes së organeve në tregun e zi, Universiteti i Harvardit do të paguajë 53 milionë dollarë dëmshpërblim!

August 19, 2026
VIDEO/ Sulmet masive të Ukrainës ndaj “Amazonës së Rusisë”, Putin reagon për herë të parë: Nuk ka dhe s’do të ketë pasoja kritike!

VIDEO/ Sulmet masive të Ukrainës ndaj “Amazonës së Rusisë”, Putin reagon për herë të parë: Nuk ka dhe s’do të ketë pasoja kritike!

August 19, 2026
Mançester Junajtid kërkon t’i rrëmbejë Barcelonës Kampionin e Botës!

Mançester Junajtid kërkon t’i rrëmbejë Barcelonës Kampionin e Botës!

August 19, 2026
U ndalua në Aeroportin e Prishtinës, shtetasi iranian kërkon azil politik në Kosovë: Më kërcënohet jeta në Teheran!

U ndalua në Aeroportin e Prishtinës, shtetasi iranian kërkon azil politik në Kosovë: Më kërcënohet jeta në Teheran!

August 19, 2026
Nën hetim për skandalin e korrupsionit 3,4 mln euro, Zelensky shkarkon nga detyra zëvendësshefen e stafit të tij!

Nën hetim për skandalin e korrupsionit 3,4 mln euro, Zelensky shkarkon nga detyra zëvendësshefen e stafit të tij!

August 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Çmimi i naftës rritet përsëri, shkon në 219 lekë për litër në tregun e pakicës! Nevoja për rikthimin e Borditt ë Transparencës?

August 19, 2026
Ylli i tenisit rezulton pozitiv në doping, përjashtohet nga garat e ATP! Iu gjet kokainë në gjak

Ylli i tenisit rezulton pozitiv në doping, përjashtohet nga garat e ATP! Iu gjet kokainë në gjak

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com