• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ke mbytur zërat në PD”/ Spaho ironizon Bashën: Jep dorëheqjen diktator i vogël!

by
09/12/2021 20:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PD, Edmond Spaho e quajti kreun  e PD, Lulzim Basha një diktator, i cili e ka çuar partinë nga humbja në humbje.

Në një dalje për mediat, Spaho i ka bërë thirrje Bashës të japë dorëheqjen, para se ta shkarkojë Kuvendi i 11 dhjetorit.

“Ata që kanë vulën përpiqen të manipulojnë opinionin publik për gjoja mosekzistencën e firmave dhe mosplotësimin e numrit të nevojshëm. Emrat e delegatëve kanë dalë me emra me transparencë, kam lexuar emrat një për një. Korça, Pogradeci dhe Maliqi kanë qenë në nivele të mira delegatët pjesëmarrës në 11 dhjetor.

Kur flasim për të dhëna të individëve bëhet fjalë për të dhëna senstivie. Edhe në lidhje me emrat kam patur konsensus me të gjithë delegatët. Kush nuk ka dashur t’i lexohet emri nuk i është bërë publik, por si delegat do të vijë e do të votojë.

Kuvendi do të miratojë ndryshimet statutore që do të forcojnë demokracinë, veçanërisht do të sanksionohet amendamenti Basha, pra nëse humbet zgjedhjet e përgjithshme je automatikisht i hequr. Kur humbet zgjedhjet lokale duhet t’i nënshtrohesh sërish votimit. Do të ketë ndryshime që kanë të bëjnë me dhënien pushtet anëtarësisë. Kuvendi do të shkarkojë Bashën dhe do të marrë vendime të tjera.

Basha është një diktator i vogël që e ka çuar partinë nga humbja në humbje, ka mbytur zërat në PD. Atje veçse jepen urdhra dhe merren dëshira të drejtuesve të PD. E drejta e anëtarësisë për të mbledhur Kuvendin kur nuk janë dakord me vendimet e kryesisë. 

Ajo që thotë Basha se nuk do ta njohë Kuvendin nuk varet nga ai, nuk është vullneti i tij, por i anëtarësisë. Për t’i shpëtuar shkarkimit do i sugjeroja të jepte dorëheqjen një orë e para, para se të arrijë data 11”, tha Spaho.

/b.h

Next Post
FOTO/”Princesha” e Angolës, “non-grata” nga DASH/ Gruaja që grabiti një shtet të tërë

FOTO/"Princesha" e Angolës, "non-grata" nga DASH/ Gruaja që grabiti një shtet të tërë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fluks në kufijtë e Gjirokastrës, mbi 9 mijë shtetas kalojnë në Kakavijë brenda 24 orëve

Fundgushti “mbyll” pushimet / Fluks i lartë në Kakavijë, mbi 11 mijë shtetas kalojnë kufirin në 24 orë

August 24, 2026
Mbledhja e qeverisë në Pogradec, Lamallari: Prioritet, siguria publike dhe modernizimi i Policisë së Shtetit

Mbledhja e qeverisë në Pogradec, Lamallari: Prioritet, siguria publike dhe modernizimi i Policisë së Shtetit

August 24, 2026
Probleme me e-Albania, shtyhet afati për aplikimet e kredive të buta në Tiranë

Fjalëkryqi politik i Tiranës

August 24, 2026
Lojërat Mesdhetare/ Dy medalje për Shqipërinë, mundësi Dudaev siguron të artën

Lojërat Mesdhetare/ Dy medalje për Shqipërinë, mundësi Dudaev siguron të artën

August 24, 2026
E shkelmoi dy herë dhe e qëlloi me plumb në kokë, detaje nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Greqi

E shkelmoi dy herë dhe e qëlloi me plumb në kokë, detaje nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Greqi

August 24, 2026
VIDEO / Rama pret banorët te vila, dalin të kënaqur nga takimi, u premtohet zgjidhje

VIDEO / Rama pret banorët te vila, dalin të kënaqur nga takimi, u premtohet zgjidhje

August 24, 2026
“Merren me shtrembërimin e hundës”, Rama: Kjo është një shenjë që trupi im do ta mbajë gjithë jetën

“Merren me shtrembërimin e hundës”, Rama: Kjo është një shenjë që trupi im do ta mbajë gjithë jetën

August 24, 2026
Kredia për shtëpi pëson rënie për herë të parë që nga viti 2020

Kreditë rrisin sigurimin e jetës, zjarret dhe fatkeqësitë natyrore rrisin me 20% dëmet e paguara për pronat

August 24, 2026
“Liria nuk funksionon me kthim shpërblimesh”, Rama reagon për deklaratën e Zelenskyt: Miku im foli gabim në Beograd

“Algoritmi është futur mes nesh”, Rama: Pas gjithë kësaj vorbulle qytetarët dhe qeveria e tyre do të dalin më të fortë

August 24, 2026
‘Shpërthen numri i turistëve francezë në Shqipëri’, Rama: Rezervimet rritje me 288.2 përqind

“Kemi konsoliduar disa poste në qeveri”, Rama: Do të ketë transparencë për çmimet! Shqipëria sociale, e mundshme

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com