• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kë mbështet SHBA në Shqipëri?

by Artur Ajazi
27/01/2025 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ata që mbajnë shpresën se, SHBA mbështesin “këtë apo atë krah politik në Shqipëri”, e kanë komplet gabim. SHBA, mbështet në çdo rajon të botës, po ashtu edhe në Shqipëri, vetëm interesat amerikane. Eshtë tjetër gjë, leximi i ndonjë deklarate “mbështetëse” që lexohet apo hidhet në rrjetet sociale. Ato janë thjesht “pro” atij veprimi apo vendimi që qeveria e një vendi merr, dhe që nuk bie ndesh me interesat amerikane. Hiqeni nga mëndja, SHBA nuk mbështet asnjë krah politik në asnjë vend të botës. Kush ecën paralelisht me interesat amerikane, ai është vend “mik” i saj.

Shqipëria është e vockël, të ketë ndikime të mëdha në politikën amarikane. Shqipëria ka qenë prej 1 shekulli e ca, vend mbështetës i interesave amerikane. Jemi vendi më proamerikan që ka bota, ndaj dhe jemi paksa nën vëmëndjen e saj. Kur prishen planet dhe interesat amerikane, hiqet dhe vëmëndja dhe mbështetja e saj për atë qeveri, dhe atë vend. Në 1996, në vizitën e Sali Berishës në SHBA, kujtoj  momentin kur ai po ndahej nga presidenti Bill Klinton tek dera e Shtepisë Bardhë. Klinton  pasi i dha dorën, “i rrahu shpatullat Berishës”. Nuk e di pse ajo dora e tij, mbi shpatullën e Berishës, mu duk si një  paralajmerim për presidentin e vendit tim. Dhe nuk zgjati shumë, dhe kur nisën trazirat e 1997, Berisha do të shprehej se “Shtëpia e Bardhë është pushtuar nga një komunist”. Pra Berisha, bëri komunist Bill Klinton, dhe jo qeverisjen e tij të korruptuar. Sa qesharake. Berisha prishi balancën, prishi interesat amerikane, doli kundër saj, dhe iku nga pushteti me turp.

Shteti u shkatërrua sikur të ishte letër. E përmenda këtë moment me Bill Klinton sepse, asokohe të gjithë thonin  nga padituria e tyre se “Berisha nuk ikën kurrë nga pushteti edhe për 20 vjet, sepse ka mik Klinton”. Por ja që disa gjëra “nën rrogoz” ne nuk i dinim, dhe ndodhi ajo që ndodhi.

Shqipëria gjithmonë ka patur politikanë amatorë, delirantë, dhe të papjekur, plus që kanë qenë të indoktrinuar nga mentaliteti komunist i 45 viteve. E si mund të ndodhte ndryshe, nga një ish-komunist, që flaku teserën e PPSH, u konvertua në “demokrat” , u bë me manovrat e tij dhe kryetar i Partisë Demokratike, arriti të bëhej edhe president i vendit, dhe kujtoi se “kapi majën e Olimpit”. Pastaj doli hapur fare kundër amerikanëve, që e mbështetën në 1992. Kjo është kasta e politikanëve të një vendi të vogël, që kujtojnë se janë Kina, Rusia, Franca apo Gjermania.

Jemi aq të paditur, sa  shpesh vendosim shenja barazimi me shtete të fuqishme, që ndikojnë në politikbërje në Europë dhe më gjerë. Kjo nuk na ka lënë hapësira, të perfeksionojmë vehten dhe klasën politike. Politikanët tanë nuk shohin përtej “malit”, por mendojnë se, janë “qendra e  botës”. Harrojnë se, Shqipëria ka nevojë sot  më tepër se kurrë, për mbështetjen amerikane. Dhe kjo nuk do të thotë të harrojmë interesat e Shqipërisë, por të jemi të matur dhe të kujdesshëm kur dialogojmë dhe marrim vendime “pro” apo “kundër” tyre. Ekzaltimi mbetet një tjetër mangësi e politikanëve shqiptarë.

Po ta shikosh, pas çdo takimi apo mesazhi nga ndërkombëtarët, ata turren ta komentojnë, ta shpërndajnë, ta bëjnë “pis” apo ta “lartësojnë” vehten apo kundërshtarin. Ndaj, hiqeni nga mëndja dhe retorika e përditshme dhe elektorale mendimin dhe përkufizimin se “SHBA na mbështet, dhe na ka xhan”, pasi amerikanët mbështetin vetëm interesat amerikane.

I vetmi politikan që ka arritur deri sot, të ketë mbështetjen reale amerikane  në Shqipëri, mbetet Edi Rama. Dhe kjo falë aftësive të tij, për të parë përtej të sotmes, atë që mund të ndodhë  me vendin e tij.

Next Post
8 Dhjetori, Petro Koçi mesazhi për të rinjtë dhe pasoja e shembujve të gabuara

"Berisha është vrasësi i padënuar i 21 Janarit", Petro Koçi: Ja faktet! Edhe sot kreu i PD po…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

March 27, 2026
Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Borë dhe temperatura nën zero, të dielën rikthehet pranvera

March 27, 2026
Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

March 27, 2026
Açka: Berisha në krye të partisë në kundërshtim me statutin, ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së

“Nuk do t’ju mjaftojë kjo jetë dhe as ajo tjetra…”, Açka sulmon PD: I dhatë Ramës 83 mandate më 27 korrik….

March 27, 2026
Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

March 27, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Gjyqi i Maduros në SHBA/ Prokurorët : Ish-presidenti “plaçkiti” pasurinë e Venezuelës

March 27, 2026
Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

March 27, 2026
Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare u rrit 3.75%, më e lartë se mesatarja e BE-së

“Pas naftës do monitorojmë edhe çmimet e shportës së konsumit”, Ibrahimaj: Bordi do funksionojë deri kur…

March 27, 2026
Moti i keq në juglindje, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

Moti i keq në juglindje, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

March 27, 2026
Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In