• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“KE mbështet Ballkanin e Hapur”/ Rama: Nisma shtyn para çfarë nuk është realizuar në procesin e Berlinit

by Java News
21/12/2021 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama është shprehur se “Ballkani i Hapur” çon përpara të gjitha çështjet që janë diskutuar në Procesin e Berlinit. Në këtë mënyrë ai u shpreh se “Ballkani i Hapur” është një njësi e zbatimit të Procesit të Berlinit. Ai citoi edhe eurokomisionerin Oliver Varhelyi dhe u shpreh se KE mbështet Ballkanin e Hapur.

“Marrëveshjet e firmosura sot janë prova e prekshme e një fakti shumë të thjeshtë që Ballkani i Hapur është një nismë që shtyn përpara çka është diskutuar, stërdiskutuar në Procesin e Berlinit, çka është diskutuar në samitet e këtij procesi dhe asnjëherë nuk është realizuar. Ballkani i Hapur është një njësi zbatimi e Procesit të Berlinit dhe njësi realizimi e tregut të përbashkët rajonal. Kjo është arsyeja pse i jemi bashkuar kësaj nisme. Kjo është arsyeja pse e kemi shpallur një nismë gjithpërfshirëse që ditën e parë. Kjo është arsyeja pse nuk ngurrojmë të tre palët e tjera të tjera të rajonit të na bashkohen. Sot po ashtu besoj, ishte e qartë, e thënë drejtpërsëdrejti nga Komisioneri europian për Zgjerimin që KE e mbështet plotësisht Ballkanin e Hapur dhe fton 3 vendet e tjera t’i bashkohen. Nëse e vutë re, Komisioneri nënvizoi me keqardhje dështimin e tregut të përbashkët si një proces që u ndërtua bazua tek konsensusi. Ne duam të ecim sa më shpejt të jetë e mundur dhe jemi të vetëdijshëm se kjo ecje sa më shpejt të jetë e mundur mund të realizohet vetëm nëse marrim vetë në dorë fatin tonë këtu në rajonin tonë. Duke e mbyllur këtë hyrje dhe duke nënvizuar se nisma po merr formë në impakt në jetën dhe punën e qytetarëve dhe për këtë mbështetja për nismën qoftë nga administrata amerikane, qoftë nga komisioni dhe një sërë vende të Be vjen dhe s’do të vazhdojë të rritet si pasojë se nisma është shumë e qartë.  Ta bëjmë rajonin tonë një hapësirë ku funksionojnë për qytetarët të katër liritë e Be, liria e lëvizjes së njerëzve, të mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve”, tha Rama.

g.kosovari

Next Post
“Dua ta shihni Serbinë si një shtëpi të dytë”/ Vuçiç: Ramës iu kundërvunë për këtë nismë, por kjo s’ka lidhje me Serbinë e Madhe

"Dua ta shihni Serbinë si një shtëpi të dytë"/ Vuçiç: Ramës iu kundërvunë për këtë nismë, por kjo s'ka lidhje me Serbinë e Madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com