• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

KE: Mbështesim marrëveshjen e CEZ, nuk ishte kusht për statusin kandidat

by
05/10/2015 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Europian insiston se çështja CEZ nuk ka qenë ndonjëherë parakusht për kandidaturën e Shqipërisë në BE.

“Komisioni Europian ka thënë qartazi se progresi mbi një numër çështjesh të sundimit të ligjit ishte parakushti për Shqipërinë që t’i jepej statusi kandidat; çështja CEZ nuk kishte lidhje me këtë parakusht”, nënvizon zëdhënësja Maja Koçijançiç.

“Posaçërisht mbi CEZ, Komisioni Europian ka mbështetur gjithmonë një marrëveshje miqësore që kënaq të dy palët në ujdinë e përplasjes mes kompanisë energjetike CEZ dhe qeverisë së Shqipërisë mbi licencën e bartjes së veprimeve të CEZ si Operator i Sistemeve të Shpërndarjes në Shqipëri. Marrëveshja e arritur në Qershor 2014 duhet të nxisë më shumë qeverinë shqiptare për të ndjekur reformat tepër të nevojshme për sektorin e elektricitetit, duke synuar garantimin e qëndrueshmërisë ekonomike dhe përputhshmërinë me kriteret e Komunitetit Energjetik”, shtoi Koçijançiç.

Nga ana tjetër, komisioni konsideron se miratimi i ligjit të ashtuquajtur për dekriminalizimin “është një çështje e rëndësishme për t’u zgjidhur, që duhet trajtuar sa më parë. Rregullat e qarta janë të domosdoshme në këtë kuadër”.

“Ndërkohë që legjislacioni përkatës po përgatitet, është me rëndësi që partitë politike dhe përfaqësuesit e zgjedhur të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre për të shtuar besimin e qytetarëve tek institucionet publike,” shprehet për Top Channel zëdhënësja e KE-së, pak ditë përpara publikimit të raportit të progresit për vendin, ku sërish nuk pritet të ketë një rekomandim pozitiv për nisjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në.

Burime diplomatike rrëfyen për Top Channel se “një pjesë e vendeve anëtare shfaqen hezituese, pavarësisht përpjekjeve të Italisë që shtyn për një rekomandim të tillë”, me qëllim që Shqipëria të jetë në të njëjtin grup me Serbinë në këtë proces. Të njëjtat burime shpjegojnë se vendet e Beneluksit, pra Belgjika, Holanda e Luksemburgu, “kërkojnë për nisjen e negociatave më shumë dëshmi nga Shqipëria në fushën e sundimit të ligjit, siç u vu re në mbledhjen e fundit të përfaqësuesve të vendeve anëtare që merren me Ballkanin”.

Next Post

Braçe ironizon Berishën: Mos i bini në qafë, nuk e ka vilën e tij në Gjirin e Lalzit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In