• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KE kërkon pakt kombëtar për integrimin, Kos: Reformat duhet t’i bëjnë bashkë mazhorancën dhe opozitën

by S T
06/02/2025 16:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reformat e integrimit duhet t’i bëjnë bashkë pozitë-opozitë, me qëllim ecjen e Shqipërisë drejt bashkimit Europian.

Këtë propozim dhe ide e ka hedhur Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, e cila do ua transmetojë edhe Qeverisë dhe Opozitës shqiptare.

Pohimi u bë gjatë një fjalimi në një panel në Bruksel, ku Kos ndodhej në krah të ambasadorit shqiptar në BE, Ferit Hoxha dhe atij grek Ioannis Vrailas. Kos paraqiti propozimin për një pakt kombëtar.

“Për të shpejtuar me të vërtetë procesin e anëtarësimit, këshilla ime për vendet kandidate është që ta bëjnë anëtarësimin një projekt kombëtar. Një projekt që është në pronësi jo vetëm të qeverisë, por edhe të opozitës, organizatave të shoqërisë civile dhe komuniteteve lokale. Të gjithë duhet të jenë pjesë e këtij rrugëtimi transformues. Në kohën kur Sllovenia ishte kandidate për anëtarësim, kishte një marrëveshje mes të gjitha partive politike që të mos debatonin për çështjet e BE-së. Ky unitet ishte i dobishëm në përshpejtimin e rrugës drejt anëtarësimit në BE”, tha ajo.

Kos i konsideron Shqipërinë dhe Malin e Zi si shtete pararojë në procesin e anëtarësimit deri në vitin 2030. Gjatë presidencës polake, ajo u shpreh se do të organizohen deri në 10 konferenca ndërqeveritare që shërbenin për hapjen dhe mbylljen e grupimeve dhe kapitujve me Tiranën dhe Podgoricën.

“Shpresoj se gatishmëria e BE-së për zgjerim është tashmë reale, pasi prej njëzet vitesh vendi im e ka ndjekur procesin e anëtarësimit pa arritur një progres konkret. Ne vinim në Bruksel dhe largoheshim duarbosh. Kur ka vullnet te ndërsjelltë, gjendet një mënyrë për të zgjidhur problemet. Në 10 vitet e fundit kemi demonstruar momentin e nevojshëm reformues, duke zbatuar ndryshimet e nevojshme ligjore për të përmbushur të gjitha kriteret. Shqipëria tashmë po sillet si një shtet anëtar i BE-së dhe kërkon përshpejtimin e proceseve të anëtarësimit nga pala e Brukselit. Qëllimi ynë është që të përfundojmë negociatat në vitin 2027 dhe në fund të dekadës ne aspirojmë të bëhemi anëtarë të BE-së”, tha Ferit Hoxha.

Në panel foli edhe ambasadori i Greqisë në BE, Ioannis Vrailas, i cili kujtoi përmirësimin e marrëdhënieve me Shqipërinë.

“Kur u zgjidh një çështje që na shkaktonte një problem, ne u ulëm në tryezë me shqiptarët dhe brenda 2.5 muajsh arritëm më shumë se sa nuk ishte arritur në dy dekadat e mëparshme. Ata duhet qe të fokusohen në një axhendë pozitive, qe të vazhdojnë reformat e nevojshme dhe të shmangin përkeqësimin e problemeve duke forcuar marrëdhëniet e tyre me vendet fqinje”, tha Ioannis Vrailas.

Në konferencë u nënvizua se BE-ja duhet të sigurojë se është në gjendje të akomodojë 30 anëtarë plus në përbërje të familjes evropiane.

Next Post
Emrat/ Arrestohen dy ‘agjentët e bursës’ në Tiranë, ja akuzat që rëndojnë mbi to

Blini dyshekë, filtra uji apo.../ Mesazhet promocionale që bezdisin qytetarët, çfarë parashikon ligji për mbrojtjen e të dhënave personale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In