• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kë duhet të kishin kapur vërtetë “prej zhelesh” në PD…

by Alba Malltezi
26/02/2023 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alba Malltezi

Për fat të keq deformimi i realitetit vazhdon të jetë intensiv dhe i pandërprerë nga një grupim “reformues” brenda Partisë Demoktatike të Shqipërisë, por sidomos, akoma dhe më me këmbëmngulje vazhdon ky deformim nga ata që prezantohen si përfaqësues të interesave dhe aksioneve opozitare me të vlefshme për këtë parti. Pyetja është: E bëjnë në interes të opozitës dhe të PD-së apo e bëjnë për interesa personale, pasi me qëndrime dhe veprime alogjike dhe të pavërteta kanë krijuar një profil të rremë dhe aspak konstruktiv si mbështetës të opozitës (pushtet edhe ky).

Për të kuptuar se sa demode’ janë me qëndrimet e tyre gjoja në favor të opozitës, mjafton të shohim çfarë po ndodh në Itali me Partinë Demokratike sot në opozitë. Nuk ka studio televizive, nuk ka opinionbërës të mos kritikojnë gjendjen kaotike që ka përfshirë këtë parti të rëndësishme italiane që doli humbëse nga zgjedhjet më të fundit parlamentare ku në fron u ngjitën lehtësisht Fratelli D’Italia e Giorgia Melonit dhe e gjithë e djathta, përfshi Salvinin dhe Berluskonin.

Analizat kritikuese që kanë shpërthyer për të kërkuar, pretenduar rimëkëmbjen e PD-së italiane si opozitë ndaj pushtetit sot në Itali, nuk thërrmohen, anatemohen, shkallmohen siç ndodh prej shumë vitesh tashmë me kë përpiqet të kritikojë PD-në e marrë peng për afera dukshëm personale nga Sali Berisha dhe familjarët e tij. Dhe sidomos, askush në Itali nuk e çon as nëpërmend të artikulojë një mendin se “nëse PD italiane është sot në këtë pikë, kjo për faj të Fratelli D’Italia, të Legës apo të Forza Italia të Berluskonit”. Pa përmendur pastaj shembujt që sillen në studio televizive shqiptare nga gjoja njohës të Italisë për politikën që bëhet në vendin fqinj. Ato janë aq të dëformuara, të rreme dhe qësharake sa nuk arrihet të kuptohet nëse bëhen pa dashje, thjeshtë nga padituria apo paaftësia për të kuptuar, apo bëhen kinse, me qëllim.

Për t’u rimëkëmbur me të vërtetë e për t’u rikthyer si një Parti serioze dhe pretenduese shtetbërëse, Partia Demokratike Shqiptare duhet ta kishte bërë me kohë, por është ende në gjendje, (duke përdorur fjalët e pavend të njërës prej tyre) “të kapë prej zhelesh” ata që as të vërtetën dhe as gjendjen reale, nuk e kanë treguar ndonjëherë në atë Parti duke e përdorur vetëm për interesa personale biznesi apo familjare. Ky duhet të jetë 3 marsi i vlefshëm i ringjalljes së tyre.

Next Post
Festivali i filmit në Berlin, dokumentar i “On the Adamant” rrëmben “Ariun e Artë”

Festivali i filmit në Berlin, dokumentar i “On the Adamant” rrëmben “Ariun e Artë”

Comments 1

  1. Abdylheqim Mafmuti says:
    3 years ago

    E hënë = gjithë mediat me Sali.
    E martë = përseri gjithe mediat me Sali.
    E mërkurë = përseri e perseri, gjithe mediat me Sali.
    E enjte = i njejti avaz me Sali.
    E Premte = vazhdon avazi me Sali
    E shtunë ( njerëzia pushim) = mediat na çajnë bythën me Sali Berishë.
    E diel (njerëzia Top pushim) = gjithë mediat vazhdojnë e vazhdojnë pa pushim, duke na e çarë akoma edhe më shumë bythën, me hallin e shokut Berisha Sali.
    Na lodhët.
    Saliu ka dalë nga axhenda e këtijë populli.
    Njerëzit kanë hallet e veta dhe nuk merren më me hallet e shokut Berisha, për të mbuluar vrasjet, vjedhjet dhe komplotet që ka bërë e bën, për tu shpëtuar burgut që e ka afër, punë jo më dhumë se dhjetë ditë do të shkojë në Reç.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ILD kërkon masë disiplinore ndaj gjyqtarit të Sarandës: Ti ulet rroga!

Zbatimi i amnistisë penale, ILD inspektim tematik te Gjykatat dhe Prokuroritë për përfitim të drejtë

February 6, 2026
Hapet aksi Librazhd – Prrenjas, ARRSH: Nuk ka rrezik për rrëshqitje në rrugë!

Hapet aksi Librazhd – Prrenjas, ARRSH: Nuk ka rrezik për rrëshqitje në rrugë!

February 6, 2026
Bashkëprodhimi kinematografik, arrihet marrëveshja mes Francës dhe Shqipërisë

Bashkëprodhimi kinematografik, arrihet marrëveshja mes Francës dhe Shqipërisë

February 6, 2026
Trump publikon videon që ngjall reagime të shumta: Barack Obama dhe Michelle Obama si majmunë

Trump publikon videon që ngjall reagime të shumta: Barack Obama dhe Michelle Obama si majmunë

February 6, 2026
Vajza 11 vjeç bën pyetje për rritjen e pagave

“As ‘Salizoti’ nuk mund ta bëjë më PD, është e dëmtuar në mënyrë të tmerrshme”, Çupi: Filozofia e Berishës është dhuna

February 6, 2026
Punonjësit e huajt kërcënim për punësimin vendas? Sondazhi SecuriMeter: 41% e shqiptarëve ndihen të rrezikuar!

Punonjësit e huajt kërcënim për punësimin vendas? Sondazhi SecuriMeter: 41% e shqiptarëve ndihen të rrezikuar!

February 6, 2026
Fshihte në banesë kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

Fshihte në banesë kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

February 6, 2026
“Fokusi im letërsia”, Ben Blushi: Nuk besoj se kthehem më në politikë

Si vidhen shkrimtarët nga botuesit prej silikoni

February 6, 2026
“Balluku”, n/Kryetarja e Kuvendit: Presim që GJK të vendosë një vijë ndarëse mes pushteteve

“Balluku”, n/Kryetarja e Kuvendit: Presim që GJK të vendosë një vijë ndarëse mes pushteteve

February 6, 2026
Liga e Kombeve, Shqipëria në vazon e parë. Kundërshtarët e mundshëm

Liga e Kombeve, Shqipëria në vazon e parë. Kundërshtarët e mundshëm

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In