• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kë do të godasë të radhës SPAK? Vangjeli: Për të kuptuar ç’do të ndodhë, lexoni me vëmendje Berishën

by Java News
02/06/2022 14:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Moti do të jetë i keq për mëkatarët e shumtë të shoqërisë shqiptare.” Ky është “parashikimi” që analisti Lorenc Vangjeli ka bërë, i ftuar në ABC Live pasditen e së enjtes, ndërsa diskutohej për goditjet e radhës që priten nga SPAK e BKH.

Pritet që në ditët në vijim, sipas analistit, që të dalin në sipërfaqe ato që ai i cilësoi si “prova ngjethëse”. Dhe, për ta kuptuar se ç’do të ndodhë, ai thotë që mjafton të studiojmë më vëmendje ato që thotë ish-kryeministri Sali Berisha.

Lorenc Vangjeli, duke sjellë në vëmendje edhe deklaratat që Berisha ka bërë së fundmi për operacionin “Golden Bullet”, tha se në morinë e atyre që lideri historik i demokratëve publikon në llogarinë e tij në Facebook, mund të gjenden edhe të vërteta ose shkëndija të asaj që pritet të ndodhë.

“Kjo po ndodh. Publiku po merr provat. Ka heshtje pasi pritshmëritë janë të larta. Moti do të jetë i keq për mëkatarët e shumtë të shoqërisë shqiptare. Qoftë ata të politikës, ata të kallashnikovit apo gishtat që shkrepin këmbëzën. Dobësitë e politikës forcojnë krimin dhe anasjelltas. Mbetet vetëm për t’u shpresuar. Goditjet janë. Nesër do të kemi prova më ngjethëse. Ndonjëherë për të kuptuar se çfarë ndodh ia vlen të lexohet me vëmendje doktor Berisha. Në mediat e tij sociale gjen herë pas herë shkëndija… të asaj që do të ndodhë. Do t’ju ftoja të dëgjoni deklaratat e tij të fundit në parlament ose në konferencën për shtyp. I drejtohej me emër një të dyshuari të tillë dhe i kërkonte të dhëna.  Berisha, e përdor politikisht informacionin që merr, informacioni që ai jep shpesh elementë ngjethës vërtetësie, herë pas here ka të drejtë. Berisha është një burim informacioni i dorës së parë. Nga lumenjtë e pafundëm të marrëzisë që ai derdh herë pas herë, shpesh mund të gjeni lëndën tonë të parë të ditës.”

Kujtojmë se nga fundi i prillit Sali Berisha në konferencën e përjavshme për mediat u ndal tek rrëfimet tronditëse që ka bërë Nuredin Dumani para SPAK. Duke bërë një vlerësim për Dumanin për faktin që ka nisur të rrëfejë krimet, Berisha u shpreh  se ai duhet të nxjerrë çdo të vërtetë dhe të tregojë, siç u shpreh ai,  fytyrën e vërtet të qeverisjes.

Mes të tjerash ai tha se bandat e Elbasanit vijojnë të kontrollojnë prokuroritë dhe institucionet.

“Është ajo e Nuredin Duamnit. Një serial killer që po zbërthehet dhe unë e vlerësoj vendimin e tij për tu rrëfyer. Por i bëjë thirrje të rrëfej çdo gjë se absolutisht deri në tani nuk ka thënë gjë tjetër por ato që i dinë të gjithë. Bandat e Elbasanit kanë qenë fund e kryet të lidhura me qeverinë. Ata kanë pasur prokurorinë e Elbasanit por edhe ministra. I bëj thirrje Dumanit në emër të asaj që rifiton në vetvete një njeri që rrëfehet se çfarë është një i penduar i drejtësisë. Është një njeri që rrëfen krimet që ka bërë për të shpëtuar shpirtin e tij. Kjo është e pranueshme. Por i bëjë thirrje të bëjë të plotë. Se ka një tendencë censure të rrëfimeve të tij tronditëse. Dëshmojnë qartë atë që është thënë nga mediat dhe shoqëror. Është denoncuar me kohë. Vrisnin dhe palckisnin bënin cdo gjë. I bëj thirrje të dalin tabulatet e Taulant Ballës me Suel Çelën.”

Sipas Vangjelit, fakti që Berisha thërret një emër një “bandit” të tillë dhe i bën thirrje të tregojë gjithçka që di, flet shumë për atë që pritet të ndodhë.

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Strehimi i afganëve, Rama nderohet me çmim në New York: Më erdhi turp nga refuzimi i vendeve të pasura

VIDEO/ Strehimi i afganëve, Rama nderohet me çmim në New York: Më erdhi turp nga refuzimi i vendeve të pasura

Comments 1

  1. Leka says:
    4 years ago

    Informacionin doktiri e merr te sakte nga militant we jane ne organet lgj zbatuese. Militantet prokurir i dhabe sidite e dosjes 184 per gazeten Billd.Nuk pyesin per sekret hetimot militantet e PD

    Reply

Leave a Reply to Leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

April 10, 2026

“U shkelën rëndë të drejtat themelore”, Veliaj i drejtohet sërish Kushtetueses: Të shfuqizohet vendimi i 9 shkurtit

April 10, 2026
Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

April 10, 2026
A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

April 10, 2026
Ministrja Kumbaro: Nuk synojmë të joshim më turistët e lirë, por të bëjmë turizëm cilësor

Programe pas mësimit, Kumbaro: Dyfishojmë pagën e orëve shtesë për mësuesit

April 10, 2026
Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot luftën, por mund të ndërhyjmë nëse shtrenjtohen edhe produktet e tjera

Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot luftën, por mund të ndërhyjmë nëse shtrenjtohen edhe produktet e tjera

April 10, 2026
Mbledhja e Qeverisë, ministrja Ibrahimaj: Të verbrit përjashtohen nga tatimet!

Mbledhja e Qeverisë, ministrja Ibrahimaj: Të verbrit përjashtohen nga tatimet!

April 10, 2026
Transportonte 19 thasë me veshje kontrabandë, arrestohet i riu në Tiranë

Transportonte 19 thasë me veshje kontrabandë, arrestohet i riu në Tiranë

April 10, 2026
Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

April 10, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Asnjë vendim unifikues i GJL nuk lidhet me ndryshimin e masës time të sigurisë

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In