• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kë do më shumë? Nis gara e sondazheve

by
20/05/2015 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/ Pas Ora News edhe A1 Report.

Askush nuk mund të thotë që të paktën  në formë, Shqipëria vende – vende nuk është një shoqëri tipike evropiane; moderne dhe e sofistikuar. Për shembull, sa pa hapur gojën, shumica e politikanëve shqiptarë mund të ngatërrohen fare mirë me eurodeputetët për shkak të cilësisë dhe shijes në të veshur. Fushatat elektorale, gjithashtu në formë janë absolutisht të përkryera dhe janë të ngjashme me ato që bëhen në SHBA apo Britani të Madhe nga vijnë zakonisht dhe këshilltarët e huaj të fushatave të partive të mëdha. Ka dhe një element tjetër që i bën ato të ngjashme: sondazhet paraelektorale. Tashmë prej vitesh tre partitë e mëdha, PS e LSI nga të majtët dhe PD nga të djathtët, zhvillojnë sondazhe të vazhdueshëm për çështje nga më të ndryshmet, të lidhura kryesisht me diferencat mes njëra-tjetrës dhe matje të temperaturës së opinionit për çështje të caktuara. Zakonisht shifra të tilla nuk bëhen publike, por shërbejnë për të korrigjuar shënjestra apo objektiva politikë të caktuar.

Tashmë është kthyer në traditë, së paku që nga zgjedhjet e 2009-ës që disa televizione porosisin sondazhe për zgjedhjet. Dikush prej tyre, madje, edhe ka zbuluar rezultatin e saktë të dalë nga kutitë, edhe përtej paragjykimit shumë të përhapur se shqiptarët zakonisht, për shumë e shumë arsye, gënjejnë kur i pyet se për kë do të votojnë. Dhe dikush tjetër edhe ka gënjyer krejtësisht hapur, publikisht dhe fare pa turp. Por kjo i përket tashmë të kaluarës dhe traditës herë me dritë dhe herë me hije të këtyre institucioneve që merren me qera jashtë për të pyetur publikun brenda në Shqipëri.

Për këtë fushatë, së paku dy televizione informativë, përjashto partitë politike, kanë nisur të bëjnë sondazhe të publikut. E nisi Ora News me IPR-Marketing që bëri një parashikim të rezultatit në tre qytete, Tiranë, Durrës dhe Shkodër. Ora e vuri bastin e saj në studion Tonight të Ilva Tares. Dhe do ta bëjë të njëjtën gjë edhe dy herë të tjera, të fundit në datën 19 qershor, dy ditë përpara zgjedhjeve.

Sot në orën 19.00 është rradha e A1 Report që do të bëjë të njëjtën gjë në bashkëpunim me institutin Piepoli. Dhe do ta bëjnë dy gazetarë tashmë veteranë. Për herë të parë del në ekran si drejtues emisioni Carlo Bollino, botues i Shqiptarja.com, por dhe Ilir Babaramo. Të ftuarit e tyre janë katër gazetarë, emrat e të cilëve stafi i emisionit nuk i ka bërë të ditur, por njofton se në panel do të jetë edhe presidenti i këtij instituti, italiani Roberto Baltazari.

Javanews.al mëson se sondazhi i Institutit Piepoli ka së paku 14 pyetje për një kampion prej 800 qytetarësh. Ata janë përgjigjur për preferencat e tyre për kryeministrin, kryetarin e kuvendit, kryetarin e bashkisë së Tiranës, për emrin e kryetarit të ri të bashkisë së Tiranës dhe hierarkinë politike të partive e koalicioneve në garë në parapëlqimet e publikut.

Pritet që sondazhe të ngjashëm të bëjnë dhe televizionet e tjerë kombëtarë. Do të ndodhë kështu sepse Shqipëria, së paku në formë dhe vënde – vende është një shoqëri tipike evropiane, edhe moderne, edhe e sofistikuar. Sidomos në fushata elektorale, ndaj sondazhet nuk do të bëjnë përjashtim si pjesë e rekuizitës së nevojshme. Ndaj sondazhet nuk do të mungojnë për të ëmbëlsuar dikë që pritet të fitojë dhe t’i zgjasë ca më shumë vuajtjen dhe agoninë atij që do të humbasë.

Next Post

19 fakte që nuk i dini për shushunjat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

August 11, 2026
Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

August 11, 2026
Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

August 11, 2026
Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator, SHBA ndërmjetëse në përpjekje për t’i dhënë fund luftës

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator, SHBA ndërmjetëse në përpjekje për t’i dhënë fund luftës

August 11, 2026
Saranda, “miniera e floririt” me 170 hotele

Saranda, “miniera e floririt” me 170 hotele

August 11, 2026
KASH ngre alarmin për Ibrin: Uji nuk mund të përdoret si armë presioni ndaj Kosovës!

KASH ngre alarmin për Ibrin: Uji nuk mund të përdoret si armë presioni ndaj Kosovës!

August 11, 2026
Histori e trazuar

Histori e trazuar

August 11, 2026
Fushata zgjedhore, PDK akuzon: Kosova është në krizë, u shkaktua nga Kurti

PDK kërkon vazhdimin e seancës konstituive: Kushtetuta nuk është rekomandim!

August 11, 2026
Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen zonës së banuar (VIDEO)

Zjarr në Devoll, flakët përfshijnë zonën pyjore mbi Sinicë

August 11, 2026
Rikthehet pas dy vjetësh treni i “Jazzit”

Hekurudhat shqiptare drejt standardeve të BE-së, hyjnë në fuqi rregullat e reja! Çfarë ndryshon…

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com