• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 14, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kë do godiste Dumani dhe si e gjeti kundërshtari i tij/ Përgjimi për një grup trafikantësh në Fier zbuloi vendndodhjen e tij

by Java News
30/03/2022 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptarët ishin gjithë sy e veshë nga SPAK, pas kërkesës që iu bë Kuvendit paraditen e së martës për të marrë autorizimin për arrestimin e deputetit socialist Allqi Bllako, si i dyshuar për korrupsion në lidhje me aferën e inceneratorëve, kur në Elbasan u shënua një ngjarje, në dukej jo shumë e rëndësishme.

Njoftimet e para flisnin se ishte qëlluar në drejtim të një automjeti tip “BMV X5”, që rezultoi të ishte e pajisur me targa të vjedhura në Durrës, në qershor të 2021.

Automjeti kishte shenja plumbash. 13 gëzhoja u sekuestruan në vendin e ngjarjes. Orët në vijim do të nxirrnin në dritë detaje se në qendër ishin dy nga personazhet më shumë të shumëkërkuar të drejtësisë, Talo Çela dhe Nuredin Dumani, dikur miq për kokë e tashmë armiq të përbetuar, që ndjekin këmba këmbës njëri tjetrin për ta ekzekutuar.

Dyshimet u ngritën kur brenda automjetit që u gjet tek kryqëzimi i Urës së Zezë, u zbulua një karikator kallashnikovi, një bidon me benzinë, dorashka, kapuça dhe xhupa tre rinj. Dukej qartazi që ai automjet ishte përgatitur për të kryer një atentat.

Por, kush udhëtonte brenda tij? Kush e goditi këtë automjet? Përse u rizgjuan sërish bandat rivale në Elbasan?

Një hetim që po prokuroria e Elbasanit po kryente për një grup trafiku në Fier, zbuloi edhe drejtimin se nga ishte larguar personi që drejtonte makinën.

Në përgjime dëgjoheshin të flisnin persona të shqetësuar, sepse i plagosuri kishte nevojë për ndihmë mjekësore. RENEA dhe forcat speciale u drejtuan drejt Fierit sepse kuptuan se duhet të viheshin në kërkim të Nuredin Dumanit.

Me ndihmën e të dashurës së tij nga Kosova, e cila kishte marrë me qira një apartament në Fier, shumë pranë spitalit, i shumëkërkuari mendohet se strehohej në atë zonë prej kohësh.

Edhe mbrëmjen e së martës, ai vendosi të strehohej në atë banesë sekrete dhe të mjekohej. Plumbi e kishte kapur në shtyllë kurrizore. Ai u gjet nga RENEA i zhveshur dhe me plagë të mjekuar. Dyshimet bien mbi bluzat e bardha. Të paktën dy mjekë, dyshohet se i dhanë ndihmë, kundrejt pagesës.

Por kë do të godiste Nuredin Dumani dhe si e zbuloi kundërshtari i tij i përbetuar Talo Çela?

Hetuesit besojnë deri në këtë fazë, se ai do të ekzekutonte një lidhje të Talo Çelës. Ky i fundit, është një emër i njohur për drejtësinë, e dhjetëra akuza të rënda mbi supe, që nga mega grabitja në Rinas, e deri tek vrasjet e atentatet mafioze.

Por, teksa priste shënjestrën e tij, ndaj automjetit ku udhëtonte Nuredin Dumani u qëllua me breshëri kallashnikovi. Gëzhojat janë të të njëjtit kalibër, model 56 kallashnikov. Por akti i ekspertimit pritet të saktësojë nëse janë qitur nga një apo dy armë.

Dyshimet janë se ai u tradhtua nga brenda grupit. Talo Çela u informua se armiku i tij kishte dalë në lëvizje dhe nxitoi ta gjente e godiste. Nëse veproi vetë apo nxori ushtarët kjo mbetet të sqarohet nga hetimi./BW

Next Post
I shkoi në apartament ku ishte duke bërë…/ Wanda ja punoi Ikardit pas shpine? Deklarata e ish-badigardit ngre dyshime

I shkoi në apartament ku ishte duke bërë…/ Wanda ja punoi Ikardit pas shpine? Deklarata e ish-badigardit ngre dyshime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In