• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“KE çel negociatat me Shqipërinë në Qershor 2018”, zbardhet takimi Fleckenstein-Ruçi

by A R
18/09/2017 16:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendit ka bërë zbardhur takimin mes kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe Raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein.

Fleckenstein e uroi Ruçin për rezultatin dhe zgjedhjen e tij në krye të Kuvendit të Shqipërisë, duke shprehur edhe një herë mbështetjen e tij dhe të Parlamentit Evropian në procesin e integrimit të Shqipërisë.

“Ju siguroj që grupi parlamentar që unë përfaqësoj, por edhe ai i Partive Popullore Europiane, jemi mbështetësit e rrugës tuaj për në Bashkimin Europian si dhe çeljes së negociatave për anëtarësim. Bashkimi Europian kishte dy kushte thelbësore për Shqipërinë. E para, ishin zgjedhjet, të cilat në vlerësimin tonë ishin më të mirat që ju keni zhvilluar në gjithë këto vite. E dyta, ishte avancimi me reformat e rëndësishme dhe të domosdoshme kryesisht në atë të drejtësisë, për të cilat ne kemi një opinion dhe vlerësim shumë pozitiv. Shqipërisë i duhej të punonte fort në këtë drejtim. Nuk ka dyshim që kjo po bëhet dhe ne do të bëjmë çmos që KE të çelë negociatat me vendin tuaj. Për këto arsye, unë jam i bindur se Komisioni do të vendosë për ‘PO’ në qershor të vitit të ardhshëm”, – tha Fleckenstein.

Ndërkohë kryeparlamentari Ruçi, nënvizoi vendosmërinë e Kuvendit të Shqipërisë për vijimin e procesit integrues të Shqipërisë në Bashkimin Evropian si edhe me vijimin e reformave që e përshpejtojnë këtë proces.

Gjatë takimit, Kryetari i Kuvendit u shpreh se në vijim të plotësimit të rekomandimeve të Komisionit Evropian, Shqipëria po vijon punën për implementimin e reformës në drejtësi dhe veçanërisht të ligjit të Vetting-ut.

“Rezultati i zgjedhjeve të qershorit ishte një mandat i qartë për reformat evropianizuese. Ne kemi filluar zbatimin e reformës në drejtësi, që u miratua me konsensus ndërpartiak në korrik 2016 dhe që do të forcojë ndjeshëm luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”,- tha Ruçi, duke shtuar se Kuvendi i Shqipërisë pret çeljen e negociatave më Bashkimin Evropian për vijimin e reformave të mëtejshme legjislative.

Gjithashtu, Kryetari Ruçi theksoi se Kuvendi i Shqipërisë do vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me Parlamentin Evropian në nxitje të reformave kyçe që nevojiten për forcimin e shtetit ligjor dhe për mirëqeverisjen ekonomike.

“Ne i shohim rekomandimin e Komisionit Evropian, konkluzionet e vendeve anëtare dhe kushtet e tyre specifike për zbatimin e reformës në drejtësi si inkurajim. Jemi plotësisht dakord me faktin se zbatimi i reformës në drejtësi përbën elementin themelor për çeljen e negociatave dhe për këtë ne shpresojmë që kjo të ndodhë sa më parë”, – tha Ruçi.

Kryetari i Kuvendit, Ruçi e falënderoi raporterin Fleckenstein për vlerësimin dhe lajmin e mirë lidhur me negociatat, duke e siguruar atë se Kuvendi i Shqipërisë do të jete garant i zbatimit të Kushtetutës, rregullores si dhe ligjeve të vendit, ndërsa tha se institucioni që ai drejton do të përmbushë çdo detyrim që lidhet, jo vetëm me rrugën e Shqipërisë në BE, por edhe me rritjen e mirëqenies dhe cilësisë së jetës për qytetarët shqiptarë./a.m.

 

Next Post
Makina përplas motoçikletën, një i vdekur në Kuçovë

Durrës/ Mjeti përplas motorin, vdes drejtuesi 60-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

June 19, 2026
Vëmendje për viktimat

Disa shënime mbi një këngë zvicerane të ngjashme me këngët shqiptare të nizamëve

June 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 20 Qershor 2026

June 19, 2026
“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

June 19, 2026
Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

June 19, 2026
Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

June 19, 2026
Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

June 19, 2026
“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

June 19, 2026
Radhë kilometrike makinash në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

Radhë kilometrike makinash në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

June 19, 2026
Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In