Jona Leqejza, këshilltare bashkiake e PS- së Shkodër, ka dalë para gazetarëve duke iu përgjigjur kryetarit të Opozitës Lulzim Basha, lidhur me akuzat për masat financiare lehtësuese për Covid- 19 në Bashkinë e Shkodrës.
“Sa i takon ekonomisë së bizneseve në Shkodër, shpresova dhe bëra thirrje që të tejkaloheshin ndasitë politike. Ata këshilltarë të Këshillit Bashkiak mund të bënin një vepër të mirë, për të hequr detyrimet lokale.
Ta bënin pa presion. Unë e di se ata kanë pasur presion. Të paktën ne ato momente të fillimit të krizës, shpresoja shumë që do ta ndanin politikën e përditshme nga hallet e mëdha që po pllakosin shqiptarët dhe Shqipërinë.”, u shpreh Basha dje në takimin me përfaqësues të biznesit në Shkodër.
Ditën e sotme, në emër të Këshillit Bashkiak Shkodër, i është përgjigjur Jona Leqejza.
Para gazetarëve, Leqejza ka bërë një kronologji të nismave dhe qasjeve të Këshillit Bashkiak lidhur me lëhtësimet fiskale për shkak të pandemisë, ndërsa ka përcjellë edhe disa mesazhe në distancë për Bashën e Partinë Demokratike.
Ajo shprehet se propozimi që bën sot Basha, Këshilli Bashkiak e ka bërë që në mars. Por falja e taksave nuk është kompetencë ligjore e KB. Nga ana tjetër Leqejza shprehet se disa tarifa janë hequr dhe qytetarët apo bizneset e kanë parë të reflektuar këtë vendim në fatura.
Për më tepër reagimi i plotë: