Një zjarr ka rënë në Karpen të Kavajës. Si pasojë e zjarrit janë djegur arat e papunuara duke rrezikuar që flakët të afroheshin në fshat.
Era e fortë ndihmonte në përhapjen e flakëve. Aktualisht tre zjarrfikës janë duke punuar për të vendosur flakët nën kontroll pak metra larg banesave.
Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, për të pastruar tokën përpara sezonit kur ajo plugohet.
Po punohet për zbardhjen e shkakut të zjarrit dhe autorët.
/e.rr











