Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Luz i Madh në Kavajë, ku një person është vrarë me armë zjarri. Motivi i ekzekutimit ka qenë një pemë plepi, të cili viktima e kishte në arën e tij dhe teksa po e priste, pema ka rënë në tokën e atij që kreu vrasjen.
Policia bën me dije se personi i qëlluar është shtetasi me inicialet Ismet Xhani, 31 vjeçar, i cili është qëlluar nga Xhevdet Saraçi, 56 vjeç, me një armë të tipit pushkë 10-tëshe.
Efektivët e policisë kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të atentatorit, i cili pas aktit kishte tentuar të aratisej.