Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, do të thirret në prokurorinë e këtij qyteti, lidhur me firmosjen e qindrave kontratave, dokumenta këto që i kanë dhënë mundësi shumë personave të zhvendosin banimin e tyre nga qytete e fshatra të ndryshme në Kavajë.
Mësohet se Roshi është personi që ka firmosur pjesën më të madhe të këtyre kontratave dhe kjo sipas burimeve të prokurorisë është faktuar edhe me ekspertizë të firmës së hedhur në dokumenta. Nisur nga kjo situatë është parë e nevojshme pyetja e kryebashkikuat dhe për pasojë pritet që në vijim ai të japë dëshmi rreth kësaj çështje, e cila para zgjedhjeve lokale krijoi një debat të ashpër mes dy forcave politike.
Shqiptarja.com