• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kavaja, kronika e paralajmëruar e një trazire të stisur 

by Denis Dyrnjaja
14/04/2017 09:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja

Dikush po përgatit një skenar destabilizimi para zgjedhjeve të qershorit, që pritet se provën dhe shkëndijën e parë do ta japë me një valë trazirash në zgjedhjet lokale në Kavajë. Ka të dhëna jo zyrtare, se është përgatitur një skemë sesi do të krijohet një valë incidentesh gjatë protestës së paralajmëruar të opozitës ditën e zgjedhjeve për kryebashkiakun e ri të qytetit, për të treguar se me këtë qeveri nuk mund të shkohet në zgjedhje.

Skenari synon të fusë në kurth policinë e shtetit dhe pritet që përplasja e stisur të përfshijë edhe përdorimin e armëve, për ta bërë sa më të rëndë ngjarjen dhe për t’i faturuar Ministrit të Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj një incident që do ta shndërronte atë në objekt sulmesh politike dhe mediatike lidhur me të shkuarën e tij në sigurimin e shtetit, sikurse ka tentuar disa herë ta perqasë opozita, mediat apo individë të tjerë publikë pranë saj. Kjo qeveri mund të ketë një mal me gjynahe dhe probleme, por të shkosh deri te stisja e një konflikti që mund të krijonte pasoja për jetën e qytetarëve, të kujdo krahu qofshin ata, vetëm për të treguar se kjo është qeveri që vret ose se Ministri i Punëve të Brendshme është bartës i mendësisë diktatoriale, është më shumë se kriminale dhe djallëzore. Kjo është çmenduri dhe dezekuilibër mendor i përzier me ego të çmendur për pushtet.

Vetsugjestionimi se drejt pushtetit shkohet me çdo mënyrë, ose qëllimi justifikon mjetin, janë opsione fatale për shqiptarët e keqpërdorur politikisht në këta 27 vjet demokraci në Shqipëri. Këto janë veprime në dëshpërim dhe nuk prodhojnë e tregojnë asgjë tjetër veç se një mungesë alternative besimi për të bindur njerëzit për ndryshim. Ndërsa i sheh elementët e këtij skenari, duket si kronika e paralajmëruar e një trazire të mirmenduar. Dhe skenari i ka kushtet edhe pse artificiale për ta vënë në jetë. Këto kushte sipas ideatorëve të këtij skenari me anarki janë klima politike e acaruar artificialisht.

Kavaja njihet si qytet ku opozita ka mbështetje dhe e shkuara flet për një prej demonstratave më të forta antikomuniste atje. Ministri aktual i Punëve të Brendshme është akuzuar si nëpunës i nomenklaturës komuniste me të kaluar në sigurimin e shtetit, ndonëse këto akuza janë mohuar prej tij publikisht. Provokimet mund të jenë të forta në atë formë dhe ato mënyra, sa do të krijonin një klimë ekstreme politike ku pretendimi i vetëm dhe apsolut i opozitës do të ishte qeveria dhe vetëm qeveria teknike. Skenari i Kavajës mund ta vendosë policinë e shtetit në një sprovë të vështirë. Sepse ndërhyja dhe reagimi i saj ndaj një provokimi të rëndë sikurse pritet edhe me armë do ta kthente atë në një target të sulmuar politikisht si policia e dhunës dhe reminishencave diktatoriale, lidhur me faktin se tashmë Ministër i Punëve të Brendshme është Fatmir Xhafaj. Ndërsa mos reagimi i policisë do t’i jepte palës që mbështet aktet e dhunshme besimin se ka edhe forma alternative për të arritur qëllimet politike.

Me këto veprime mund të sigurohet ajo atmosferë destabilizimi, e nevojshme për të shkëputur vëmendjen nga vazhdimi i Vettingut dhe zhvillimi i zgjedhjeve normale, në një vend që e ka rraskapitur anormaliteti politik për qëllimet e disa individëve që mbajnë peng qetësinë, stabilitetin dhe progresin e tij dhe i prishin ato sa herë iu nevojitet për interesa e përfitime personale. Sikurse shumica e njerëzve që duan qetësi dhe stabilitet do të doja që këto informacione dhe ky skenar të rezultonte një bllof ose konspiracion. Por nëse ky skenar ndodh, atëherë do të ishte fatalitet i madh dhe do të tregonte se jo vetëm opozita është marrë peng, por bashkë me të edhe shpresa se ky vend mund të gjejë paqe, përsa kohë mendjet e sëmura kriminale punojnë kundër stabilitetit, pasi janë kapur nga makthi se një ditë do të bëhet drejtësi për çdo faqezi.

 

Next Post
ANKETA/Bizneset gjermane të kënaqura: Do të shtojmë investimet dhe të punësuarit në Shqipëri

ANKETA/Bizneset gjermane të kënaqura: Do të shtojmë investimet dhe të punësuarit në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

August 10, 2026
Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, policia arreston 2 të rinj dhe procedon 5 të mitur

Pse kanë marrë zemër 20 vjeçarët?

August 10, 2026
“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

August 10, 2026
KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

August 10, 2026
Mori titullin ‘Qytetar Nderi’ në Tiranë, Ali Ahmeti: Nëse nuk e vë flamurin shqiptar në zyrë, 5 mijë euro e kam gjobën. Do përpiqem të jem i disiplinuar

“Më dërguan planin për ndarjen e Maqedonisë”/ Ali Ahmeti zbulon prapaskenën: Si reaguan Nano dhe Berisha

August 10, 2026
“Dinari”/ Minxhozi: Albin Kurti po e fut Kosovën në përplasje me Perëndimin

Llogaritë e shtatorit

August 10, 2026
Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

August 10, 2026
Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

August 10, 2026
Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

August 10, 2026
30 vjet më vonë, një ish-drejtues bande do të gjykohet për vrasjen e Tupac

30 vjet më vonë, një ish-drejtues bande do të gjykohet për vrasjen e Tupac

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com