• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kauza e të Drejtave të Njeriut, një gërdallë e etur vetëm për para

by Ben Andoni
16/08/2016 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Pak vite më parë, kur e gjithë Shqipëria ziente për vdekjen nën tortura të fatkeqit Ilia Kareli, disa grupime që organizuan protestë pranë ambasadës greke, nxorën disa oratorë. Kaq të paditur dhe e stisur ishte protesta saqë oratorët që s’i njihte askush, por që si gjithnjë i ke të gatshëm për të gjithë tubimet, filluan të lëshonin lloj-lloj sloganesh. Mes intermexove, ku bënte pauzë injoranca, panegjirizmi folklorik dhe thirrjet e nacionalizmit arkaik ekstrem, njerëzit që përpiqeshin të artikulonin, nuk dinin as emrin e fatkeqit, për të cilin ishin mbledhur.

Është ky impresion i gjallë që të lind pas vdekjes së djalit tjetër shqiptar, por që në media po vinë dhe shumë e shumë raste të tjera të trajtimit çnjerëzor të të burgosurve shqiptarë në vendet fqinje.

Ajo e gjitha që të trishton në këtë histori të përsëritur është fakti se nuk ka reagime reale të një sërë organizmash vegjetuese, që merren me të Drejtat e Njeriut në vend. Që nga Komiteti i Helsinkit, Komiteti tjetër për të Drejtat e Njeriut, një sërë organizmash të tjera, që e kanë si kauzë, madje kemi dhe një parti që merret me të Drejtat e Njeriut, nuk ka pasur as edhe një të vetmin reagim institucional. Që do të thotë se i vetmi reagim, më së shumti ka qenë në rrjetet sociale, e jo nga ai rrjet i gjerë institucional që gjeneron pafund para për të Drejtat e Njeriut. I vetmi Avokati i Popullit që e bëri një gjë të tillë dhe që i bie të kundërshtojë për çdo gjë, tashmë fatkeqësisht nuk dëgjohet më për asgjë.

Kjo bën që kauza të tilla të vërteta, si edhe keqtrajtimi i të burgosurve tanë deri në marrjen e jetës, të nxjerrin dobët jo vetëm shtetin por edhe organizatat e shoqërisë civile, që nuk i shkojnë shumë çështjes për të cilën janë ngritur dhe shpenzojnë para. Anipse, në një farë mënyre e gjithë lëvizja e të Drejtave të Njeriut në vendin tonë është bërë fantomatike dhe ka humbur çdo reputacion, pas heshtjes dhe mungesës së qëndrimeve të ndodhive të Gërdecit, 21 Janarit, vrasjeve makabre të shqiptarëve etj. Duket se kjo traditë vegjetimi që është krijuar nga këto shoqata të drejtash, e që shpejt anëtarët e tyre na shpërfaqen jo pak herë si militantë partish ose si tifozë të tyre po shumëfishohet vertikalisht duke humbur kuptimin e vërtetë të një kauze, e cila ka nevojë për ideale dhe heronj, por jo për kinse që e masin veten dhe punën e tyre thjesht me pasuritë, apartamentet dhe udhëtimet e pareshtura jashtë vendit.

Rasti i fundit i djalit të masakruar në Greqi e vulosi mendimin që qarkullon te njerëzit sa i përket organizmave të të Drejtave të Njeriut në vend, si një organizëm gërdallë, që ushqehet vetëm me para dhe bën punë por që është larg interesit të të Drejtave të Njeriut.

(JavaNews)

Next Post

DOSJA 'CEZ'/ Pushohen hetimet për ministrin Gjiknuri dhe Avokaten e Shtetit, Hiçka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi në ambasadën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në ambasadën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
Opozita të propozojë Vjosa Osmanin

Opozita të propozojë Vjosa Osmanin

March 3, 2026
Kosova pa kandidat për president/ Vetëm 72 orë nga skadimi i afatit kushtetues, Kurti ende nuk ka bindur opozitën

Kosova pa kandidat për president/ Vetëm 72 orë nga skadimi i afatit kushtetues, Kurti ende nuk ka bindur opozitën

March 3, 2026
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s nga Shkupi: Ambiciet bërthamore të Iranit përbëjnë kërcënim të madh për Evropën

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s nga Shkupi: Ambiciet bërthamore të Iranit përbëjnë kërcënim të madh për Evropën

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In