• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kauza e dështuar e opozitës/ Vetëm Berisha mos të flasë për Dubain, Argita i kërkoi 3 mln euro biznesmenit për investimin në Shqipëri

by Java News
12/01/2021 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita ka gjetur një kauzë në këtë periudhë të varfër politike për të vetëm 3 muaj para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Darka e filmuar dhe e publikuar e ministrave dhe zyrtarëve të lartë të vendit, në një nga lokalet e Dubait, një rutinë e mikpritësve kjo, po “sondohet” çdo ditë në mediat e opozitës dhe afër saj, si një skandal i madh.

Flet pikërisht Lulzim Basha i cili me paratë e botës së nëndheshme të krimit rus pagoi një foto me presidentin amerikan në largim Donald Trump, fatura e të cilës shkoi në 1 milion dollarë. Për të ka një hetim në SHBA, por dhe një hetim tjetër të “sakatuar” në Shqipëri.

Flet Ilir Meta i cili bashkë me ish kryeministrin e Maqedonisë së Veriut në azil Nikola Gruevski përfitoi para për lobim në SHBA nga një biznesmen i fuqishëm me pasaportë greke dhe me origjinë ruse, i hetuar si kreu i krimit në Rusi dhe i përndjekur për këtë arsye!

Flet Sali Berisha, dhuratat e të cilit nga sheikët e botës arabe i kalon vlerat e miliona dollarëve, duke filluar nga paratë e dhëna për ndërtimin e spitalit me para saudite tek ish fusha e Aviacionit që nuk u ndërtua asnjëherë dhe që mbushi llogarinë bankare të Presidentit të asaj kohe.

Apo dhuratat ndër vite për Berishën dhe bashkëshorten e tij Lirie Berisha që kanë vlerën e mijëra eurove të dhënë nga sheikët arabë në kompensim të ndihmës së dhënë për depërtimin e islamit radikal në Shqipëri deri tek Bin Laden dhe lëshimi falas i poligoneve të ushtrisë për stërvitjen e “bijve të terrorit” që të intervenonin në botën Perëndimore.

Për të mbërritur te qëndrimi, akomodimi e trajtimi me dreka e darka të djalit të ish kryeministrit, Shkelzen Berisha bashkë me bashkëjetuesen Armina Mevlani tek resortet e Nusretit, fotot me të cilin dje dhe sot po shpërthejnë rrjetin.

Qëllimi kryesor i vizitës së delegacionit shqiptar në Dubai, i cili dhe do të ushqehet, ka qënë kryerja e bisedimeve me grupin e fuqishëm arab “Ebaar” për projektin prej 2 miliardë euro të shndërrimit të Portit të Durrësit në një destinacion turistik, më i madhi në Mesdhe.

Grupi “Emaar” do të investojë 2 miliardë euro për të ndërtuar pallate, hotele dhe një port turistik. Dhe për projekte të tilla me vlera të mëdha monetare, është qeveria shqiptare ajo që do të shkojë dhe të paraqesë kërkesën, projektin apo të bëjë promocionin e vendit. Siç ndodh kudo.

Nuk lexuam në asnjë rresht të akuzatorëve të jetë kërkuar përqindje interesi për hyrjen e kësaj kompanie të madhe investuese në vend, që nuk ndalet tek projekti i Portit të Durrësit me vlerë 2 miliardë euro por do të zgjerohet dhe në Tiranë dhe pika të tjera, duke shtuar më pas dhe 5 miliardë euro të tjera instime. Shumë për një vend të vogël si vendi ynë.

Me sa duket qeveria shqiptare të vetmin “gabim” që ka bërë ka qënë moskërkimi i “taksës” kryeministrore prej 3 përqind të vlerës së investimit, sikurse kërkohej nën qeverisjen e Berishës për të gjithë investitorët që kërkonin të hidhnin lekë në Shqipëri!

E themi këtë pasi shqiptarët nuk janë kujtesë-shkurtër sa të harrojnë “taksën” që Argita Berisha Malltezi i vuri biznesmenit pakistanez Zafar Ansar, i cili kërkonte të investonte 100 milionë euro në Shqipëri.

Argita i kërkoi 3 përqindshin e vlerës që do të investonte, shumë që shkonte në 3 milionë euro me një “dorë”, thjeshtë dhe vetëm që të “lobonte” tek babai kryeministër Sali Berisha dhe puna të kryhej. E ka thënë vetë në intervistë Ansar, teksa ka treguar arësyet e refuzimit.

“Gjatë takimit i tregova Argitës se do të më duheshin shërbimet e saja ligjore për t’u marrë me të gjitha kërkesat ligjore. Ajo ra dakort d më dërgoi tarifat për shërbimet e saj që siç e dini përfshinte dhe tarifën e suksesit prej 3 përqind. Unë nuk e kam firmosur marrveshjen.

Argita më ka dërguar një faturë, për punën e saj në një copë letër ku nuk ishte shkruar numri i regjistrimit të saj, data, kodi i taksave apo TVSH. Kjo lidhej me punën e saj për periudhën 20 Gusht-30 Shtator. Shuma që me faturohej ishte për 42,5 orë pune pa dhënë asnjë detaj për punën e bërë e pa dokumenta shoqërues.

I kam kërkuar të më dërgonte të gjitha dokumentat për të vërtetuar punën e bërë. Nuk kam marrë asnjë përgjigje prej saj prandaj e faturën nuk e kam paguar. Mund t’ju vë në dispozicion faturën e dërguar prej saj”, deklaroi në atë kohë Ansar për mediast shqiptare.

Ai thotë se kërkonte të takonte kryeministrin e asaj kohe Sali Berisha, për t’i paraqitur projektin e tij prej 100 milionë euro, duke dhënë dhe detaje për këtë qëllim, që bënte fjalë për ndërtimin e një Termocentrali me fuqi të madhe.

“Arsyeja përse doja të takoja kryeministrin ishte thjesht për ta informuar rreth propozimit tim që lidhej me ndërtimin e një TEC-i në Shqipëri, dhe të merrja bekimin e tij për ta bërë një gjë të tillë.

Kryeministri pati mirësinë të binte dakort dhe më tha të ecja përpara me projektin. Unë nuk i kam kërkuar kryeministrit asgjë ekskluzive apo tokë falas. Ne në ofertën tonë parashikonim se na duhej 45. 000 metra katror tokë me vlerë 2. 2500.00 euro.

Oferta që ne i propozuam KESH nuk përfshinte TVSH-në apo ndonjë taksë tjetër për TEC-in 144 mega. Kjo është një praktikë ndërkombëtare që të mos përfshihen taksat sepse ti nuk mund të parashikosh ndryshimin e taksave në të ardhmen.

Më orientuan tek Argita Berisha Malltezi e studioja e saj ligjore. Por ajo më dërgoi marrëveshjen për të siguruar pagesat e saja për shërbimet ligjore, përvec të cilave, kërkonte edhe 3 % si ‘tarifë suksesi’. Unë nuk e nënshkrova këtë marrëveshje, pasi e konsiderova si ryshfet. Projekti im u arkivua jo nga kërkesat ekskluzive apo çështje të naftës, por sepse nuk pranova kërkesat”, thotë biznesmeni pakistanez. Pra, qeveria e orienton biznesmenin tek vajza e kryeministrit!

Ndërkohë që burimet thonë se bëhej fjalë që toka që do jepej për të ndërtuar HEC-in në Shqipëri në favor të Ansar ishte pikërisht ajo në pronësi të Argita Berisha Malltezit. Pa përjashtuar dhe tokën që kishte biznesmeni serbo-boshnjak dhe mik i Sali Berishës, Damir Fazlliç.

Pra bëhej fjalë për një fitim të dyfishtë, 3 milionë euro nga përqindja e investimit 100 milionë euro dhe paratë e nxjerra nga toka e shitur.

Akuzën e biznesmenit pakistanez e ka pranuar dhe vetë Argita Berisha Malltezi, e cila ka thënë se gjithka ishte ligjore, por ka shmangur faktin se ishte terësisht në konflikt interesi. Pasi Argita ishte thjeshtë një seksere, për të lobuar tek babai i saj kryeministër, Sali Berisha për përfitime thellësisht personale përmes studios së saj ligjore.

Vajza e ish kryeministrit Sali Berisha pra e ka pranuar edhe vetë skandalin me biznesmenin pakistanez, të cilit i kërkoi 3 milionë euro për të investuar në Shqipëri.

Argita Berisha Malltezi ka pranuar se i ka kërkuar ryshfet biznesmenit pakistanez, duke deklaruar se tarifat e saj si avokate janë transparente. Madje ajo tha me krenari se merr ryshfet në mënyrë transparente, si seksere e babait të saj kryeministër.

“Biznesmeni në fjalë 6 vjet më parë më ka kontaktuar mua, dhe jo anasjelltas, dhe më ka kërkuar përshkrim ligjor dhe ndihmë në fazën fillestare të hartimit të projektit dhe studimeve tjera që duheshin për këtë fazë.

Çdo veprim i zyrës sime të avokatisë ka qënë tërësisht privat dhe nuk ka patur të bëjë me ndërtim pallati prej 5 katësh në lulishten e sheshit të pallateve, me leje të firmosura nga ju në konflikt të hapur interesi për bashkshorten tuaj.

Për të gjitha veprimet e zyrës sime të avokatisë, zotëria në fjalë s’ka paguar as dhe një qindarkë, ndonëse ai ishte njohur paraprakisht me transparencë të plotë me tarifat e zyrës”, deklaroi Argita Berisha Malltezi kur plasi skandali në atë kohë.

Madje ajo sulmoi kryesocialistin Edi Rama me pallatin e bashkëshortes së tij Linda Basha, si kundërsulm ndaj asaj që vetë pohoi biznesmeni pakistanez.

Kjo çështje u bë pjesë e debateve politike, ku u involvuan krerët më të lartë të politikës. Vetëm drejtësia e asaj kohe heshti për këtë skandal të përmasave të mëdha, që kishte përfshirë kupolën qeverisëse të asaj kohe të kryesuar nga Sali Berisha.

Madje as sot SPAK nuk e ka përfshirë këtë skandal të familjes Berisha në axhendën e hetimit të përshpejtuar dhe as normal, duke treguar qartë se Sali Berisha vijon të ngjallë frikë për drejtësinë e re shqiptare. Megjithëse më mirë vonë se kurrë! Le të shpresojmë/M.Nikaj-TemA

Next Post
“LSI u rrit në kurriz të PS dhe PD”, Rama: Është si qelizat e kancerit, shtohen vetëm për të vdekur organizmin

“Sa kushton xhupi”/ Rama-komentuesit: Mos u bëj si Palokja i PD, se atij ia zmadhojnë syzet budallallëkun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In