Kryetari i Partisë Demokristiane Eduart Ndocaj shpërthen ndaj votuesve të Lezhës.
Ndocaj ka pritur se në qytetin e tij do të mund ta merrte një mandat, por në fakt për të humbja ka qenë e madhe. Nga zhgënjimi, Ndocaj ka publikuar një video në facebook teksa shpreh pse u trishtua, i quan lezhianët “komunista që brohoritshin”.
“U trishtova jo se Bashkimi Demokristian nuk po merr shumë vota se BD është një parti e re që do ket suksesin e saj dhe nuk e nalin ca komunista që brohoritshin. U trishtova se është i vetmi rreth që komunizmi për 45 vjet e ka shkel me kambë çdo familje”, tha Ndocaj. /newsbomb