• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kathimerini: Pas PDIU dhe çamëve fshihet Erdogan

by Java News
24/10/2016 08:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Një parti e vogël…dhe pas saj Erdogani”. Ky është titulli i një artikulli të gazetës “Kathimerini” të së dielës, që analizon rolin e partisë së çamëve në Shqipëri, deklaratat e Komisionerit Hahn, gjendjen politike në vend para zgjedhjeve parlamentare dhe ato për presidentin, si dhe minimin e marrëveshjes për kufirin detar midis Shqipërisë dhe Greqisë.

“Është paradoks – shkruan “Kathimerini”, – që një parti e vogël me 5 deputetë, por që pas saj fshihet gishti i Erdoganit, jep tonin në marrëdhëniet shqiptaro-greke në vitet e fundit, duke u bërë aleate në disa qeveri”.

Artikulli përshkruan gjendjen e krijuar në Parlamentin shqiptar pas vizitës së kryeparlamentarit Meta në Athinë.

Gjithashtu theksohet se, edhe ministri i Jashtëm Bushati, në të njëjtën seancë ka deklaruar se qeveria shqiptare mban lart në axhendën e saj çështjen çame dhe vetëm disa deputetë, si Dade, Meta dhe Dule, u përpoqën të bindin Parlamentin shqiptar se çështjet e pazgjidhura midis dy vendeve kërkojnë edhe një klimë të mirë në marrëdhëniet dypalëshe, që do t’i shërbejë edhe ecurisë europiane të Shqipërisë.

“Kathimerini” përmend se edhe ish-kryeministri Berisha ka lënë të nënkuptohet në Parlament se, pas prishjes së marrëveshjes së detit qëndron një forcë e tretë, e cila është Turqia. “Kathimerini” ka intervistuar edhe anëtarin tjetër të PDIU-së, Tahir Muhedinin, që ka folur me urrejtje për ushtarët e Zervës, për miqësinë me ortodoksët vendas para dëbimit, për organizimin e partisë prej viteve ’90 e deri më sot, kur numërohen mbi 320 mijë çamë në të gjithë vendin, pavarësisht se sipas historisë – siç thotë ai, – rreth 20 mijë kanë qenë ata që kanë ardhur në vititn 1944.

Duke iu përgjigjur pyetjes se ku i gjen fondet për aktivitete kaq të mëdha brenda dhe jashtë vendit, një parti e vogël si PDIU-ja, ai përgjigjet se “ajo mbështetet nga biznesmenë të fuqishëm”.
tch/d.i.

Next Post
Këshilla për zgjim të freskët dhe energjik

Këshilla për zgjim të freskët dhe energjik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E dënuar me 10 vjet burg në Gjermani për drogë, kapet 19-vjeçarja në Tiranë

E dënuar me 10 vjet burg në Gjermani për drogë, kapet 19-vjeçarja në Tiranë

March 2, 2026
Bilanci tragjik i përshkallëzimit, harta e viktimave në Lindjen e Mesme pas sulmeve të fundit

Bilanci tragjik i përshkallëzimit, harta e viktimave në Lindjen e Mesme pas sulmeve të fundit

March 2, 2026
Rrëzohet avioni luftarak në Kuvajt pranë bazës ajrore amerikane

Rrëzohet avioni luftarak në Kuvajt pranë bazës ajrore amerikane

March 2, 2026
Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

Historia hipokrite (e vonuar) e Sali Berishës që shkon të djegë Enverin pas 30 vitesh

March 2, 2026
Digjen dy automjete pas mesnate, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Digjen dy automjete pas mesnate, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

March 2, 2026
Vrasja e Khameneit, precedentët historikë dhe debati mbi ligjshmërinë e eliminimit të liderëve të huaj

Vrasja e Khameneit, precedentët historikë dhe debati mbi ligjshmërinë e eliminimit të liderëve të huaj

March 2, 2026
Godinat te “5 Maji” gati për të prekurit nga tërmeti, Veliaj: Të ndëshkojmë ata që pengojnë punën

Kredia për prona e dhënë po i afrohet vlerës së pesë miliardë eurove

March 2, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

March 2, 2026
Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e “4 Parodistëve të Vlorës”

Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e “4 Parodistëve të Vlorës”

March 2, 2026
Valë e re sulmesh nga Teherani, 31 viktima në Liban, alarm në Izrael dhe Gjirin Persik

Valë e re sulmesh nga Teherani, 31 viktima në Liban, alarm në Izrael dhe Gjirin Persik

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In