• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Katerina Goga rrëfen pajtimin me Arnoldin Damazetin: Më shkroi se kishte reflektuar dhe kërkoi ta kuptoja

by Java News
29/09/2026 17:52
Katerina Goga rrëfen pajtimin me Arnoldin Damazetin: “Më shkroi se kishte reflektuar dhe kërkoi ta kuptoja
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Katerina Goga, ish-konkurrente e “Për’puthen”, ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku bisedoi me moderatoren Bieta Sulo për marrëdhënien e saj me Arnoldin Damazetin dhe situatën pas lindjes së vajzës.

Pas disa reagimeve në rrjetet sociale, ku kishte deklaruar se Arnoldi nuk po e njihte atësinë e fëmijës dhe kishte përmendur mundësinë e kryerjes së një testi ADN-je, Katerina dha një tjetër version të situatës.

Ajo tregoi se vajza është dy muajshe, është regjistruar me mbiemrin e saj dhe ende nuk e ka takuar të atin. Megjithatë, sipas Gogës, ajo dhe Arnoldi janë pajtuar dhe tashmë kanë rikthyer komunikimin mes tyre.

Katerina lexoi edhe mesazhin që ish-konkurrenti i “Për’puthen” i kishte dërguar. Në të, Arnoldi shprehej se kishte reflektuar për gjithçka dhe i kërkonte asaj ta kuptonte, duke pranuar se kishte reaguar në mënyrë impulsive.

Pjesë nga intervista:

Bieta: Në shtëpinë tënde ka ardhur një jetë e re, që tani po fle. Uroj të ketë jetë të gjatë. A ia ke vendosur emrin?

Katerina: Ende jo. Kam dy ose tre emra që më pëlqejnë, por akoma nuk kam vendosur.

Bieta: Vajza ka bërë dy muaj?

Katerina: Po. Gjithsesi, nuk ka problem, pasi ke kohë për ta regjistruar. Po e mendoj ende, sepse kam dy emra mes të cilëve po zgjedh.

Bieta: E ke regjistruar vajzën?

Katerina: Po.

Bieta: Si e ke regjistruar?

Katerina: Me mbiemrin tim. Nëse ende nuk ia ke vendosur emrin, nuk është e nevojshme ta kesh përcaktuar menjëherë.

Bieta: Pra, e ka mbiemrin tënd?

Katerina: Po.

Bieta: Kjo ndodhi sepse atësia nuk është njohur?

Katerina: Nuk është se nuk njihet. Ne të dy e dimë se kujt i përket fëmija. Por në atë periudhë kishim konfliktet tona. Ai ishte disi impulsiv dhe nuk po arrinte ta përballonte situatën. Kjo e bëri të vepronte në mënyrë të nxituar. Ai e ka pranuar vetë këtë, edhe tani që kemi nisur të komunikojmë.

Bieta: Çfarë raporti keni sot?

Katerina: Jemi pajtuar, mund ta them kështu.

Bieta: Çfarë ndodhi dhe kur u pajtuat?

Katerina: Gjatë gjithë këtyre muajve kemi komunikuar. Shpesh ai nuk kishte besim, nuk e di përse. Ndoshta sepse unë jam spontane dhe nuk vendos shumë kufij. Ndonjëherë ai mbyllet në vetvete. I duhej kohë për të parë nëse unë ende interesohesha për të dhe nëse edhe ai kishte ende të njëjtin interes për mua. Kemi komunikuar gjatë gjithë kësaj kohe dhe, para dy ditësh, ai gjeti forcën dhe guximin të shprehej e të hapej.

Bieta: Çfarë të tha?

Katerina: Më dërgoi një mesazh shumë të gjatë.

Bieta: Mund të na e lexosh?

Katerina: Më shkroi se kishte menduar dhe kishte reflektuar. Më tha se unë ia kisha shprehur qartë që e dëshiroja një fëmijë, ndërsa ai ishte arrogant dhe ndonjëherë sillej me hundën përpjetë. Më tha se e njihja historinë e tij, por donte të më falënderonte për sakrificën e madhe që kisha bërë. Më shkroi se m’i kishte falur të gjitha dhe se duhej ta kuptoja, sepse që në fëmijëri kishte qenë kështu. Sipas tij, nëse do të pyesja të tjerët për të, do të më thoshin se gjithmonë kishte qenë i tillë. Më tha se ishte larguar sepse nuk e kishte përjetuar kurrë një situatë të tillë dhe më kërkoi të mos e akuzoja.

Bieta: Ti e konsiderove këtë si pranim të atësisë apo si një rikthim mes jush?

Katerina: I pashë të gjitha bashkë. Ai nuk shprehet lehtë dhe, kur e bën këtë, ka rëndësi.

Bieta: Çfarë përgjigjeje i dhe?

Katerina: I thashë se do ta telefonoja, por nuk mund ta merrja në atë moment, sepse ishte ora 4 e mëngjesit.

Bieta: U emocionove?

Katerina: Normalisht që u preka shumë. Nuk e prisja fare. Ai më tha: “Më lër t’i them tani”.

Bieta: E di nëse ishte esëll?

Katerina: Nuk e di, nuk e pyeta.

Bieta: Të nesërmen e kujtonte çfarë të kishte shkruar?

Katerina: Të nesërmen tha: “Ua, paskam thënë shumë”.

Bieta: Ti i beson?

Katerina: Ai e pranoi, ndaj normalisht që i besoj.

Bieta: Folët për vajzën? Do të vijë të të takojë apo ka ardhur?

Katerina: Nuk besoj se është nisur, sepse punon shumë orë dhe sapo ka filluar punën.

Bieta: Çfarë mendon mamaja jote për gjithë këtë situatë?

Katerina: Për momentin po vëzhgon. Është normale që ajo dëshiron më të mirën për ne, veçanërisht për të voglën, të cilën e do edhe më shumë se unë. Nëse mendon se është mirë që ne të jemi bashkë, këtë do të dëshirojë. Nëse nuk është mirë për ne të vazhdojmë bashkë, do ta pranojë edhe atë.

Bieta: Arnoldi e ka takuar vajzën?

Katerina: Jo. Siç të thashë, sapo ka nisur punën.

Bieta: Deri në cilin muaj të shtatzënisë qëndroi pranë teje?

Katerina: Deri në muajin e gjashtë, kur u ndamë keq.

Bieta: Si lindi dëshira për të pasur një fëmijë, aq shpejt?

Katerina: Unë e kisha thënë si bisedë: “Kujdes, nëse ndodh diçka, unë dua një fëmijë dhe do ta mbaj”. Ai më tha se edhe vetë do të dëshironte një të tillë. E pranoi këtë dhe ne e provuam. Gjithçka ndodhi menjëherë. As unë, as ai nuk e besonim, ndaj mbetëm të shokuar. Vajza ime, të cilën e dua shumë, erdhi në jetën tonë shumë shpejt.

Bieta: Kur vendos të sjellësh në jetë një fëmijë, duhet ta mendosh mirë. A i bëtë këto biseda me njëri-tjetrin?

Katerina: Edhe pse e doja dhe e kisha dëshiruar shumë, mendoja se do të ishte më e lehtë. Nuk i kisha parashikuar siç duhet të gjitha gjërat. Gjithçka ndodhi në mënyrë spontane. Jemi të dy Shigjetarë dhe, kur na kap entuziazmi, gjetëm njëri-tjetrin dhe vendosëm të provonim. Nuk e menduam gjatë, ndaj edhe gjërat shkuan në atë mënyrë. Muajt e parë të shtatzënisë ishin të vështirë. Nuk punoja më gjatë gjithë kohës si më parë dhe pata vështirësi me të ardhurat. Tani e kuptoj që nuk është aq e lehtë. Megjithatë, është ndjenja më e bukur në jetë. Rri dhe mendoj se si arrita ta bëj kaq të bukur. Ende nuk e besoj që kam një fëmijë.

Bieta: E do kaq shumë apo po tregon mirëkuptim?

Katerina: Të dyja.

Bieta: Si e kupton që ai të do?

Katerina: Ai nuk shprehet lehtë dhe i duhet shumë kohë. Por fakti që, pasi kemi kaluar gjithë këto vështirësi, sharje e konflikte, ende flasim për një çështje si testi i ADN-së, tregon se mes nesh ka diçka. Ai nuk e pranon, por unë e kuptoj. Disa thonë se ai tallet, por unë e di se si është. Ai nuk hapet me të tjerët, ndërsa ndonjëherë e bën këtë me mua.

Bieta: Jeni të dashuruar?

Katerina: Jemi rikthyer te lidhja që kishim. Është një lidhje shpirtërore që vetëm ne të dy e kuptojmë. Jemi paranormalë të dy.

Lajme të ngjashme:

Next Post
Berisha në KIE: Apeli të rishqyrtojë objektivisht dënimet e ish-krerëve të UÇK-së! Beogradi kërkon votat me fantazmën e Mlladiç

Berisha në KIE: Apeli të rishqyrtojë objektivisht dënimet e ish-krerëve të UÇK-së! Beogradi kërkon votat me fantazmën e Mlladiç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Paketa e re për drejtësinë u hartua me ekspertizën e Italisë, Francës dhe Holandës

Rama: Paketa e re për drejtësinë u hartua me ekspertizën e Italisë, Francës dhe Holandës

September 30, 2026
Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

“Seancat gjyqësore do të transmetohen LIVE”, Rama: Paraburgimi cenon dinjitetin kombëtar sepse…

September 30, 2026
Rama: Drejtësia e re i ka sytë me gjak dhe ndjek mediat e portalet

Rama: Askush s’mund t’ju hapë më telefonin pa vendim gjykate! Materialet që s’lidhen me hetimin do të asgjësohen

September 30, 2026
“Dora e fortë” e Ramës, çfarë po kërkon? Eksperti: Po përgatitet të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme lokale

Drogat nëpër shkolla, shokon eksperti i sigurisë: Raste përdorimi që në moshën 9-vjeçare

September 30, 2026
Demo pret në takim zyrtaren e lartë të BE: Shqipëria vijon punën drejt objektivit të vitit 2027

Demo pret në takim zyrtaren e lartë të BE: Shqipëria vijon punën drejt objektivit të vitit 2027

September 30, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal, Rama: 10 vite reforma në drejtësi, sot duhet të korrigjojmë dobësitë

Ndryshimet në Kodin Penal, Rama: 10 vite reforma në drejtësi, sot duhet të korrigjojmë dobësitë

September 30, 2026
“Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit”, Rama: Ndryshime në 20% të Kodit të Procedurës Penale

“Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit”, Rama: Ndryshime në 20% të Kodit të Procedurës Penale

September 30, 2026
Cilat janë hapat që ndërmerren për apelimin e një vendimi të Gjykatës Speciale?

Me 1 tetor tubim në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 30, 2026
Gafa në dokumentin e Trump me Musk e Zuckerberg, Shtëpia e Bardhë shkruan gabim emrin e SHBA

Gafa në dokumentin e Trump me Musk e Zuckerberg, Shtëpia e Bardhë shkruan gabim emrin e SHBA

September 30, 2026
Gogu: Një drejtësi e fortë ndaj krimit e korrupsionit duhet të jetë po aq e fortë në mbrojtje të të drejtave të qytetarit

Gogu: Një drejtësi e fortë ndaj krimit e korrupsionit duhet të jetë po aq e fortë në mbrojtje të të drejtave të qytetarit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com