• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Katër vjet nga tërmeti, zemërimi i kryetarëve të komunave në Itali: Përgjigje urgjente, përndryshe këto territore zhduken

by A R
24/08/2020 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tërmeti i para 4 viteve me pare në Itali, i cili shkaktoi shume viktima e deme, te ngjashme me ato te 26 nëntorit në Shqipëri, ka futur ne sherr komunat me shtetin. Ne nje artikull të gjatë, “La Repubblica” tregon me detaje situatën ne këto komuna, ku edhe pas me shume 4 vitesh, akoma nuk eshte bere rindertimi ne nje shtet te BE e G7, si Italia,  nderkohe qe në Shqipërinë tonë të vogël, rindërtimi po ndodh.

Artikulli i “La Repubblica”:  Katër vjet nga tërmeti, zemërimi i kryetarëve të komunave: “Përgjigje urgjente, përndryshe këto territore zhduken”. Apeli i peshkopit të Ascoli Piceno: “Shpresa po shuhet, politikanë veproni shpejt”. Pres që kushdo që vjen këtu, nga qeveritarët, të kërkojë falje. T’i kërkojë falje komunitetit të Italisë Qendrore, që ka pësuar këtë shkatërrim. Do të ishte një akt përulësie. Diçka e tipit: “Gabuam. Duam ta provojmë përsëri, me forca të reja, me mençurinë dhe njohuritë e të gjitha partive, për të zgjidhur problemin”. Në vend të kësaj, ne rrezikojmë të vijnë të na thonë se kanë nisur 10 apartamente, duke harruar se mungojnë 3862. Përtej fjalëve, dështimi gjykohet nga faktet”.
Sergio Pirozzi, ish-kryetari i komunës së Amatrice-s dhe sot këshilltar rajonal, i referohet ndoshta vizitës së fundit të presidentit të rajonit, Lazio Zingaretti, në Amatrice, për të inaguruar pesë apartamente. “Të cilat, përveç të tjerave, nuk kanë as kanalizimet e ujërave të zeza dhe ku, në fakt, nuk jeton ende njeri”, thotë ai.

“Ata duhet ta pranojnë se kanë gabuar, që kanë ndërruar më shumë komisarë se trajnerë futbolli. Sot duhet të nisim një fazë të re. Në të kundërt, kam frikë se kushdo që do të vijë për përvjetorin, do t’u thotë medieve se gjithçka shkon mirë, se po nis rilindja. Nuk është kështu. Qendra rinore, fusha e sportit, qendrat e grumbullimit, pallati i vogël, janë ndërtuar tashmë falë dhurimeve të mëdha, sikurse edhe shkolla, për të cilën morëm gjashtë milionë euro nga Gjermania në vitin 2017 dhe nga të cilat, ndoshta, në shtator do të vënë gurin e parë. Por për çfarë flasim edhe ne?”.

Mendimi i Pirozzi-t përgjithësohet në mesin e kryetarëve të zonës së kraterit: “Situata është ende shumë e keqe, ne jemi në gjendje shumë të keqe. Vura re që në gjashtë muajt e fundit, me ardhjen e komisarit të ri, po punohet shumë dhe po përpiqemi t’i japim atë dinjitet territoreve tona, si në përshpejtimin e rindërtimit, ashtu edhe për një ringjallje ekonomike të territoreve, sepse është e vështirë të vazhdosh të jetosh këtu, në zona të goditura nga tërmeti, ku, fatkeqësisht, ekonomia fshihet. Por kjo nuk mjafton. Bashkitë e vogla me pak vota nuk u interesojnë politikanëv “, thotë kryetari i Acquasanta Terme, Sante Stangoni.
Kryetari cakton një afat kohor, për të disatën herë. “Ne po hyjmë në një vit zero tani, duhet të japim përgjigje, përndryshe dalim tërësisht jashtë loje. Dhe tashmë gati jemi. Kanë kaluar katër vjet. Deri në vitin 2021, qeveria duhet të aktivizojë kanalet, të paktën përsa i përket aspektit të rindërtimit, të zvogëlojë kohën e burokracisë, të na japw më shumë vinça. Paskëtaj vjen edhe ndihma për situatën katastrofike ekonomike këtu, por edhe në qendrat e tjera të prekura. Ne duhet t’i mbajmë të rinjtë këtu, jo t’i bëjmë ata të largohen. Duhet të krijojmë biznese, të ofrojmë lehtësira, përndryshe këtu nuk do të mbetet gjë”, përfundon ai.

“Shpresa po vdes”, thekson Monsinjor Giovanni D’Ercole, peshkop i Ascoli Piceno. “Bilanci sot mund dhe duhej të ishte më mirë, jemi në një situatë të ndërlikuar, të vështirë. Gjithçka duket se është ndalur, rrënojat janë akoma atje dhe burokracia nuk ka lejuar dhe nuk lejon, edhe sot, të bëhen përparime. Njerëzit nuk janë vetëm të dëshpëruar, por edhe janë dorëzuar, që është gjë edhe më e keqe”.

“Unë besoj se, nëse nuk bëhet gjë brenda disa viteve, këto zona do të bëhen të pabanuara”, vazhdon D’Ercole, “dhe kjo do të ishte gjë e keqe jo vetëm për territorin tonë, por për të gjithë vendin, i cili do të humbiste një atraksion të fortë turistik. Armiku absolute, që duhet mposhtur, është burokracia, që po ngadalëson procesin e rindërtimit deri në atë pikë sa gati ta ndalojë atë. Shpresoj që politikanët tanë të mund të bëjnë diçka për ta shembur këtë mur dhe kështu t’u japin shpresë njerëzve, që po dorëzohen, sidomos të rinjve, të cilët kërcënojnë se do të largohen nga këto zona, në kërkim të së ardhmes së tyre diku tjetër”.
https://www.repubblica.it/cronaca/2020/08/24/news/quattro_anni_dal_terremoto_la_rabbia_dei_sindaci_risposte_immediate_o_questi_territori_spariscono_-265327644/

Next Post
Shpërthen rregullatori i oksigjenit në dhomën ku po trajtohej i prekuri me COVID-19, ka të plagosur

Shpërthen rregullatori i oksigjenit në dhomën ku po trajtohej i prekuri me COVID-19, ka të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Siguria në rrugë, intensifikohet bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe ARRSH-së

Siguria në rrugë, intensifikohet bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe ARRSH-së

May 9, 2026
Data që duhet të bëjë me turp feudalët shqiptarë të kohëve të reja

Data që duhet të bëjë me turp feudalët shqiptarë të kohëve të reja

May 9, 2026
ANALIZA E CNN/ “Super Revolucionarët”: Radikalët iranianë që po sabotojnë marrëveshjen me SHBA-në

ANALIZA E CNN/ “Super Revolucionarët”: Radikalët iranianë që po sabotojnë marrëveshjen me SHBA-në

May 9, 2026
“‘Jo më çelësa!”/ Mesazh i fortë nga Shqipëria, Alfred Milot mahnit Bienalen me artin e tij

“‘Jo më çelësa!”/ Mesazh i fortë nga Shqipëria, Alfred Milot mahnit Bienalen me artin e tij

May 9, 2026
Të duash ndershmërisht kulturën hebraike

Të duash ndershmërisht kulturën hebraike

May 9, 2026
Armëpushim surprizë, çfarë u dakordësua mes Moskës e Kievit

Armëpushim surprizë, çfarë u dakordësua mes Moskës e Kievit

May 9, 2026
Përfitojnë rreth 25 mijë nxënës/ BE financoi rindërtimin e 63 shkollave të dëmtuara nga tërmeti

Përfitojnë rreth 25 mijë nxënës/ BE financoi rindërtimin e 63 shkollave të dëmtuara nga tërmeti

May 9, 2026
Djegia e lokalit në Radhimë, pronarët: Është e qëllimshme, kemi konflikte me pronën

Djegia e lokalit në Radhimë, pronarët: Është e qëllimshme, kemi konflikte me pronën

May 9, 2026
Berisha akuza Gonzatos: Sillet si ambasador i Ramës, ka transmetuar trillime në Bruksel

Berisha akuza Gonzatos: Sillet si ambasador i Ramës, ka transmetuar trillime në Bruksel

May 9, 2026
LDK propozon Vjosa Osmanin si kandidate për presidente, Abdixhiku në garë për kryeministër

LDK propozon Vjosa Osmanin si kandidate për presidente, Abdixhiku në garë për kryeministër

May 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In