• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Katër të vrarë nga pushkët e shtetiti”, Manja: Rihapja e hetimeve për 21 Janarin, kërkesë e ligjshme

by A R
22/01/2021 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përkundër deklaratave që e konsiderojnë të paligjshme rihapjen e hetimeve për 21 janarin, për shkak të mungesës së provave të reja, kreu i komisionit të Ligjeve Ulsi Manja ka deklaruar në studion e Ditari në A2 CNN se një kërkesë e tillë është e ligjshme, përsa kohë që autorët e asaj ngjarje nuk janë zbuluar.

Sipas tij në 21 janar të 2011-ës kemi të bëjmë me një krim shtetëror, pasi 4 viktimat u vranë me pushkë nga godina e kryeministrisë dhe shteti kaloi në anën e kundërt.

 “Përsa kohë dosja e 21 janarit është pezulluar për moszbulim autori, policia në çdo kohë mund të kërkojë rihapjen e hetimeve. Ajo që ndodhi është e legjitimuar. 21 janari nuk është thjesht raporti i individit që shkel ligjin por në 21 janar shteti kaloi në anën e kundërt 4 viktima u vranë nga godina e kryeminsitrisë me pushkët e shtetit. Ka të gjithë elementët e një krimi shtetëror dhe zbardhja e asaj ngjarje ka shumë rëndësi. Është një gur që rëndon”.

Manja thekson se Policia Gjyqësore e ka për detyrë q ëtë punojë me dosjet e pazbuluiara dhe nga Prokuroria kërkohet një rieksperiment për të përcaktuar drejtimin dhe distancën e qitjes

 “Është në tagrin e prokurorisë të vendosë për kërkesën e policisë. Ka vend për të kryer veprime me atë dosje. Është e mundur që ato veprime të kryhen nga prokuroria një rieksperiment për të përcaktuar drejtimin dhe distancën e qitjes se këqyrja është veprim hetimor i papërsëritshëm. Sa herë të kthehesh në vendin e ngjarjes do gjesh prova që do zbardhin 21 janarin dhe teknologjia i mundëson prokurorisë rihetim cilësor të asaj çështjeje. Policia gjyqësore e ka detyrë që të punojë me dosjet që kanë autor të pazbuluara”.

Sipas Manjas drejtësia do ta ketë prioritet 21 janarin dhe të gjitha ngjarjet sensitive që kanë ndodhur në Shqipëri.

“Ajo që kemi bërë është reforma në drejtësi, votat tona e kartonat i përdorëm për të kryer një nga reformat themelore. Drejtësia e re është në fazat e para, do ta ketë prioritet 21 janarin dhe të gjitha ngjarjet sensitive që kanë ndodhur në Shqipëri”.

Dhe duke folur për reformën në drejtësi dhe vetingun, Manja nënvizoi se nuk ishte parashikuar kalbësimi i sistemit të drejtësi dhe që mund të mbeteshin në vetting aq shumë gjyqtarë dhe prokurorë. Ai tha se vakancat do të plotësohen nga studentët e shkollës së magjistraturës sipas ligjit.

“Reforma në sistemin e drejtësisë ka edhe procesin e vetingut dhe sa kohë që vetingu vazhdon do të thotë që sistemi i drjetësisë ka akoma probleme. Dhe kjo na jep të drejtën dhe meritën e asaj reforme. Të gjitha këto ishin parashikuar dhe burimet njerëzore ishin trajtuar, por shkalla e kalbëzimit nuk ishte parashikuar dhe nuk e dinim që do mbeteshin në veting kaq shumë gjyqtarë e prokurorë. Unë nuk shoh që me vazhdimin e vetingut  do kemi ngërç në drejtësi. Në kohë dhe vijimësi vakancat do të plotësohen nga studentët e shkollës së magjistraturës sipas ligjit ndërkohë që për apelin e konsideroj të zgjidhur”.

Sa i takon shpalljes dëshmor të 4 të vrarëve në bulevard, Manja tha se kjo u bë në 10 vjetorin e vdekjes së tyre pasi deri më tani është pritur zbardhja e plotë e 21 janarit.

“Nga dita e djeshme kemi edhe 4 dëshmorë u janë bërë gjithë nderimet përgjatë këtyre viteve. U prit 10 vjet se është pritur dhe zbardhja e plotë e 21 janarit. Çdo qytetar që del në protestë të lirë dhe vritet nga pushteti në emër të protestës është dëshmor i atdheut, në 21 janar u vranë në emër të karriges së pushtetit. Opozita që kemi përballë jo më kot është në ato shifra se nuk ka krijuar besim te qytetarët dhe 21 janari është një arsye kryesore që nuk krijon dot besim. Një opozitë në dorë ka fjalën e lirë dhe protestën. Qytetarët kërkojnë nga qeveria jo nga opozita. Para 10 viteve ju e mbani mend skandalet e korrupsionit të dokumentuara me bllok e letër. 21 janari ishte vetëm rëndimi i një gjendje të rënduar ekonomike. 4 qytetarë që dhanë jetën në emër të protestës e fjalës së lirë në një demokraci. Janë vrarë me pushkët e pushtetit, janë vrarë nga godina e kryeministrisë”.

/a.r

Next Post
Rudina Xhunga rikthehet në ekran, ja projekti i gazetares së njohur

Kamala ia doli, po ti?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në kërkim për ‘trafikim njerëzish’, prangoset në Durrës pronari i ‘Strip Club Shqiponja’

Arrestohet në Vlorë i dënuari me 20 vite burg në Itali për vrasje, pritet ekstradimi

November 4, 2026
Marta Kos prezanton më 4 nëntor Paketën e Zgjerimit 2026! Në fokus progresi i vendeve kandidate për në BE, mes tyre edhe Shqipëria

Zbulohet propozimi i Marta Kos, kur do t’i mbyllë Shqipëria negociatat me BE

November 4, 2026
Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

November 4, 2026

1Win Canada Bonus Codes 2026 – Sign Up, Welcome Bonus & No Deposit

November 4, 2026
Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

November 4, 2026
Transferimi i Veliajt në Fier, Gogu i kthen përgjigje Xhafajt e Çuçit: Kam urdhëruar inspektim për rastin

Pas ankesave për shëndetin dhe gjetjeve të “Helsinkit”, Veliaj zhvendoset në sektorin spitalor të burgut të Fierit

November 4, 2026
“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

November 4, 2026
Vrasja e të riut në Shkodër, shoqërohen 20 persona, gjenden 6 gëzhoja në vendngjarje

U raportua se e sulmoi ariu në Bulqizë, ekspertiza zbulon se 62-vjeçari është vrarë me armë

November 4, 2026
Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

November 4, 2026
Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë pas akuzave të SHBA-së për pirateri kibernetike

Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë pas akuzave të SHBA-së për pirateri kibernetike

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In