Katër persona janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në një sulm me armë të ndodhur në Brooklyn.
Pas një telefonate të banorëve të lagjes “Weeksville” në Brooklyn, policët shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, por aty kanë gjetur trupat e pajetë të katër personave, si dhe dy burra dhe një grua të plagosur.
Autoritetet nuk kanë ndonjë informacion për motivin e mundshëm të këtij sulmi, dhe nuk ka ndaluar ende ndonjë person të dyshuar.
Raportohet se sulmi ndodhi në një klub social, shkruan “CNN”. /l.m