• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Katër sms të reja nga gjyqtari Çobo për gruan në proces divorci

by Aalison Pearse Stevens
07/07/2016 14:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Publikohen të tjera sms të gjyqtarit të Beratit, Shyqyri Çobo, i cili ndodhet në arrest me burg, në pritje të gjykimit. Bëhet fjalë për mesazhe të tjera që ia ka dërguar një gruaje në prag divorci.

Panorama shkruan se katër sms e reja janë pjesë e dosjes që ka organi i akuzës me rreth 300 sms të Çobos.

sms shyqyriuGjyqtari i Beratit Shyqyri Çobo u përgjua nga gruaja e divorcuar, të cilës i kërkonte lidhje intime në këmbim të ndihmës në procesin gjyqësor që ajo kishte me ish-burrin.

Nga provat e administruara gjatë procesit hetimor, rezulton e provuar se gjyqtari i Beratit, Shyqyri Çobo, ka tentuar për një kohë të gjatë të krijojë lidhje intime me kallëzuesen, e cila ishte palë në një proces gjyqësor të drejtuar prej tij në Gjykatën e Beratit. Por një nga provat më kryesore të Prokurorisë duket se kanë qenë disa përgjime që gruaja autore e denoncimit i ka bërë gjyqtarit Shyqyri Çobo.

“Me anë të telefonatave në orare të ndryshme kohe, si dhe me anë të SMS­ve gjyqtari Shyqyri Çobo i ka kërkuar kallëzueses që të takoheshin nga afër, duke këmbëngulur që të takoheshin, pasi donte ta orientonte rreth gjyqit dhe se këtë nuk mund ta bënte në telefon”, thanë hetuesit.

Sipas tyre, ajo e ka pranuar takimin. Takimi ka ndodhur te një lokal në afërsi të Gjykatës së Beratit, bisedë në të cilën kallëzuesja priste orientime rreth procesit gjyqësor, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur pasi gjyqtari ka zhvilluar biseda tendencioze jashtë interesit të Irmës për procesin gjyqësor.

Në këto rrethana, kallëzuesja ka përgjuar nëpërmjet telefonit të saj celular tri biseda të zhvilluara me gjyqtarin e çështjes, Shyqyri Çobo, në të cilat pretendon se për të dhënë një vendim në favor të saj, gjyqtari i kërkonte që të bëhej mikesha e tij apo “dashnorja e tij”, duke u justifikuar me dhënien e ndihmës juridike për çështjen në ngarkim të saj.

Next Post

Vendimi për Skënderbeun, FSHF ende në pritje të UEFA-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

March 29, 2026
Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

March 29, 2026
Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

March 29, 2026
Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 30 Mars 2026

March 29, 2026
“Berisha do gjak!”/ Braho bën paralajmërimin e fortë: Në protestën e sotme do të ketë dhunë

Detaje të reja nga mbledhja e PS: Erion Braçe ofrohet si kandidat për Bashkinë e Tiranës?

March 29, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

March 29, 2026
Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

March 29, 2026
Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

March 29, 2026
“Duhet ta falim PD për Avokatin e Popullit se gjynah”/ Ironia e Manjanit: Edhe 100 herë u kemi thënë vini ore…

Elisa ka bërë zhurmë në orë të mësimit, Pëllumb Pilinçi merr drejtimin e Qeverisë…

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In