• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Katër faqe në javë’, Fatos Lubonja: Letrat nga burgu që më shkroi nëna, për 17 vjet

by Java News
22/10/2022 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në promovimin që iu bë librit “Larg dhe mes njerëzve” të nënës së tij, Liri Lubonja ishte i pranishëm edhe i biri Fatos Lubonja.

Libri do të përkthehet edhe në gjermanisht, dhe përkrah përkthyesit gjerman, Lubonja foli për herë të parë, ku tregoi që marrëdhënia mes tij dhe nënës u forcua më shumë gjatë 17 viteve që ai kaloi në burg, për shkak të letrave të saj.

“Më shkruante, në një letër në javë, katër faqe. Sepse ne i kishim letrat me numër, dërgonim dy letra nga të dyja faqet. I shkruante dhe babait po kështu. Në letër përshkruante jetën e saj, ishin letra që censuroheshin, normalisht kalonte nga një nga oficerët e burgut, që merrej me kartelat tona, dhe shkruante sidomos për vajzat e mia.

I lashë të vogla, njërën 1 vjeç e gjysmë dhe tjetrën një muajshe. Nuk arrita t’i shikoja të rriteshin, por më janë rritur në sy për shkak të përshkrimeve që nëna ime bënte. Për t’i përshkruar sa më gjatë ajo më përshkruante dhe ambientin, terrenin, çfarë ndodhte”, tha Lubonja.

Teksa tha se ishte i prekur dhe nuk donte ta kujtonte me lot, ai ndau një histori me pak humor për “pseudonimet” që nëna përdorte në letrat e saj.

“Më kujtohet tani që një herë më thërrasin në komandë, ky kartelisti, dhe fjala e parë që më tha ishte: Kjo mamaja jote pse shkruan me pseudonime? Nuk e di i thashë, ç’do të thuash? Mamaja shkruante për një mal gjigant ku luanin vajzat, për kumbulla të tharta, gjëra të peizazhit.

-Ç’është ky mal gjigand? Po këto kumbullat e tharta?- më pyeti. Këto ishin pseudonimet!”, u shpreh ai.

/s.f

Next Post
Kultivim kanabisi/ Vrasja e 34-vjeçarit në Fushë-Krujë, autorët kërkonin informacion

Kultivim kanabisi/ Vrasja e 34-vjeçarit në Fushë-Krujë, autorët kërkonin informacion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com