• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Katër efektivë nën hetim për “Dobraçin”, Softa: Personi ‘fantazmë’ ka lënë gjurmë

by S T
12/11/2024 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

AMP referoi në prokurorinë e Shkodrës 4 efektivë për shpërdorim detyre në lidhje me masakrën e Dobraçit. AMP thotë se policët nuk kanë ndaluar personin me të zeza që dyshohet se ka qenë në automjetin ku udhëtonte Hamza Liçi dhe Arlind Bushati, të cilët u vranë dy javë më parë në Dobraç.

Për këtë çështje po diskutohet këtë të martë në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla me të ftuar gazetarin Ervin Leka, ekspertin e sigurisë Fatjon Softa dhe ish oficerin e lartë të policisë Arben Hajdarmataj.

Softa thotë se personi ‘fantazmë’ që është kapur në kamera pranë trupit të pajetë të Hamza Licit dhe që besohet se ka qenë në automjet, ka lënë gjurmë. Ndërsa Hajdarmataj shprehet se policia mund ta ketë identifikuar personin që nuk gjendet por për arsye hetimore nuk e ka konfirmuar zyrtarisht.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Ervin Leka: E vërtetë që ka një çalim nga ana e policisë për sqarimin e personit në fjalë. Edhe në kontaktet me policinë e Shkodrës dhe me të shtetit, nuk është mohuar se mund të jetë Ibrahim Lici, por s’ka përgjigje zyrtare për shkak se nuk janë gjetur gjurmë të gishtërinjve apo të tjera nëse është Ibrahim Lici apo jo. Ka pasur edhe dyshime të tjera.

Fatjon Softa: E para, gjurmët janë sepse duket nga pamjet filmike dhe e dyta, ka gjurmë të dukshme dhe të padukshme që i takon grupit hetimor për t’i marrë. Në momentin që ka prekur kufomën, gjurmë ka lënë. Ka qenë edhe në mjet. Po flasim për një person në vendin e ngjarjes, i plagosur, ngjitur me policin, nuk ka as doreza.

Arben Hajdarmataj: Mendoj që identifikuar nga grupi hetimor, pavarësisht se kemi apo jo informacion. Mund ta ketë identifikuar, sepse në shumë ngjarje ndërtojnë identikin e personit të dyshuar në bazë të thënieve dhe dëshmitarëve. Në këtë rast kemi fotografi të pastër, veprime të pastra dhe kjo e ndihmon grupin hetimor për identifikimin. Mendoj se edhe në armën që ka qenë në makinë, duhet të ketë gjurmë. Edhe në makinë duhet të ketë gjurmë sepse në këtë rast kanë qenë viktima dhe s’kanë qenë të kujdesshëm që të fshehin gjurmë e tyre se kanë qenë pre e autorëve. Patjetër që gjurmë ka te makina. Sa i përket gjurmë te trupi i të ndjerit, s’mendoj se policia në ato momente ka kryer veprime për shkak të situatës dhe s’e kam idenë se sa ka pasur për ta çuar në morg dhe për të bërë verifikimet e tjera teknike. Mendoj se grupi hetimor e ka identifikuar personin e tretë pastaj janë çështje hetimi. Ajo është një nga shkaqet kryesore sepse edhe procedura standarte që ka policia është që të gjithë personat që gjendjen aty identifikohen, bëhet edhe shoqërimi për të marë të dhëna. Janë disa prova që nuk, sado të bëjmë hetime, s’i kthejmë dot më pas. Mesa duket AMP ka gjetur disa shkelje që s’kanë kryer procedurat dhe i ka referuar në prokurori. Pavarësisht se jam pak skeptik se çështja e shpërdorimit të detyrës, është një vepër penale që ka diapazon të gjerë. Mendoj se ndoshta edhe policia nuk kanë pasur mundësi në ato momente të bëjnë ndalimin e personit, mund të jetë edhe mungesë përvoje, edhe tronditëse nga ana psiqike. Ka shumë elementë nëse këta kanë kryer këtë vepër penale. Nuk e them që të justifikoj punonjësit sepse nuk e di sesa janë brenda gabimit apo veprës penale. Duhet të dimë realisht situatën dhe gjendjen e tyre që të japim definicion më të saktë./abcnews.al

Next Post
Sa mundësi për punësim ‘part-time‘ ofron Tirana? Studentët, më të prirur për të kërkuar një punë me kohë të pjesshme

Sa mundësi për punësim ‘part-time‘ ofron Tirana? Studentët, më të prirur për të kërkuar një punë me kohë të pjesshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In