• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Katër dromca nga Kosova

by Edison Ypi
16/11/2023 09:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Fill pas bombardimeve. Në hymje të Shtimjes. Mëngjez herët. Mjegull. Gërmadha shtëpish gjithandej. Te një lavazh, ulur, mbështetur pas muri, pronari dhe njëkohësisht puntori i lavazhit, ndjen zhurmën e makinës që afrohet. Çohet. Hedh një vështrim mua dhe makinës. Nis punën me la makinën. I dridhen duart. Jo pak. Duart i dridhen shumë. Po ta vëresh mirë, edhe trupi i dridhet. Nuk është më tepër se 40. Nuk mundet me pas Parkinson. E kryn më së miri punën. E bën makinën dritë. E pyes sa bën, sa kushton, sa e ka hakun ? Më sheh edhe një herë nga koka te këmbët, merr frymë thellë, dhe më thotë: Të njoha nga targa e makinës. Jam kthy pi kubeti para tre ditësh. Në Gjermani kam la makinat e krejt botës. Larja e makinës tënde kushton zero. Ty shqiptarit të Shqipnis nuk do të marr asgjë. Pra qënkej dridhur këmbë e duar nga Fati që pati, nga kënaqsia që i erdhi rasti me ja la makinën një të panjohuri nga Shqipëria. Tani nis e dridhem unë. Tani më kap mua xerxelea. E përshëndes. Largohem i hutuar nga kjo mbresë e rrallë ose e vetme, e paprovuar kurrë më parë.

Gjakovë. Çarshia e Vjetër. Djegur e shkatërruar sa të merr të qarët. Kan mbet veç do barraka. Edhe ato për ibret. Gjithçka tjetër e djegur. Hyj n’Çarshi me ngrën Pasul. Bajagi i famshëm Pasuli n’Çarshi t’Vjetër t’Gjakovës. Pronari i restorantit thotë: S’kam Pasul. Eja pasdite. Do bëj Pasul për ty. Do bëj Pasul për shqiptarin e Shqipnis. Ta po ta kallxoj një mesele: Kyt restorant e kishte një serb. Un isha kuzhinieri, puntori i serbit. Para se me ik nga frika e luftës, serbi më tha: Në varësi si shkon lufta, nëse këtu do mbetemi ne, restoranti do vazhdojë të jetë i imi. Nëse do vini ju, e gzofsh ti, un do iki ku t’munem. Vajta pasdite hëngra Pasulin. Kalimin e pronësisë me Besë shqiptare dhe seriozitet ballkanik nuk e harrova.

Ka rënë nata. Jam nis për në Ferizaj. Në dalje të Prishtinës pyes dikend për rrugën. Më thotë:

-Nuk i di rrugët. Më intereson tjetër gjë.
-Rrugët duhesh me i dit. Ani, s’ka problem. Po. Jam gati me të nimu. Veç folë. Shqiptari i Shqipnis shqiptarin e Kosovës nuk e len në balt, e ndihmon.
-Ma gjej një nuse pi Shqipnie. E du nga Roskoveci.
-Eja gjeje vet nusen. Tani që Kosova u çliru, mundesh me gjet nji princesh si po ta don qefi.
-E shof që nuk po don me më gjet nuse. A ma gjen diçka tjetër…
-Gjithçka ta gjej. Krejt Shqipnin ta bi ktu. Veç fol…
-Po du me ma pru pi Shqipnie ni kalashnikov.

Ishte natë. Nuk mujsha me e dit ku po kaloja. Ndoshta nëpër Çagllavicë. Ku ai që më kërkoi nuse dhe kalashnikov pi Shqipnie, pra luftë dhe përzjerje gjaku, ndoshta qè serb.

Serbit të vërtetë ose budallës shqiptar, nuk iu përgjigja. As nuk pyeta më për rrugën. Vazhdova drejt Ferizajt nëpër shtigje e livadhe ku më çuan rrotat e makinës dhe menia e çkurdisur.

Prishtinë. Ka kalu 2 e natës. Kafe, çaj, muhabet. Shetitje nëpër qytet me miq. Diku ka ndodh diçka. Patrulla e Policisë me polica shqiptarë ka ndalu një kerr. I zoti i kerrit nuk duket aspak i mrrylët se ja kan ndal një kerr. Po qesh sikur ja kan fal një kerr.

-Pse po qesh Zotni ?
-Po qesh, dhe do qesh sa qiellin do ta gris, se i lumtur jam, dhe raki do pi, se çyt kerr nuk ma ndalën shkiet, djemtë tanë ma ndalën, dhe hiç s’mërzitem, dhe veç me qesh po du, edhe sikur ç’at kerr kurr mos me ma kthy.

Next Post
Revista polake, “Tanie Loty”: Zbuloni Shqipërinë, mikpritja legjendare

Revista polake, “Tanie Loty”: Zbuloni Shqipërinë, mikpritja legjendare

Comments 1

  1. Gjeneral Janullatosi+Belerin musulman Progonati+Koqendinën e pa punë që merr mëndjen e dhjakut të dhjerë Vangjel Dule + Mitsotakisin=VORIO EPIR says:
    2 years ago

    Jam dakort me të gjitha o Yp.
    Por, a e di ti, se kosovarët, kur të prezantojnë me dhëndrrin (burrin e vajzës), nuk të thonë që ky është dhëndrri, por të thonë ky është HYPSI i gocës.
    A ka më poshtërim se sa i bëhet vajzës ?
    Hyps, domethënë ai që q…… vajzën.
    A ka më injorancë, fyerje dhe depersonalizim më të madh që i bëhet gjysmës së kësajë bote ?
    Kjo është punë mentaliteti, punë formimi, punë brumi, është ngjizja në tru, nga prinderit për femijën mashkull dhe femër.
    Prandaj, mos na trego vetëm këto që na ke shkruajtur, trego edhe kësisoj pisllëqesh që mbizotërojnë trutë e kosovarëve, që pretendojnë në Kombin Kosovar….
    Kaq.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Baton Haxhiu: Ka vite që e them! Berisha është i vetmi njeri që i jep mandat Edi Ramës

Baton Haxhiu: Ka vite që e them! Berisha është i vetmi njeri që i jep mandat Edi Ramës

March 21, 2026
Turistja bie nga një mur në lagjen ‘Kala’ në Berat , transportohet tek Trauma

Turistja bie nga një mur në lagjen ‘Kala’ në Berat , transportohet tek Trauma

March 21, 2026
Amerikë-Izrael sulmojnë Natanz-in bërthamor të Iranit, dyshime për rrjedhje radioaktive

Amerikë-Izrael sulmojnë Natanz-in bërthamor të Iranit, dyshime për rrjedhje radioaktive

March 21, 2026
“E kam për nder të pushtoj!”, Kuba bëhet gati për luftë me Amerikën pas deklaratës së Trump

“E kam për nder të pushtoj!”, Kuba bëhet gati për luftë me Amerikën pas deklaratës së Trump

March 21, 2026
Gushti nis me fluks të lartë udhëtarësh në pikat kufitare të vendit

Fluks në Morinë, mbi 13 mijë qytetarë dhe 9 mijë mjete në 24 orët e fundit

March 21, 2026
Ministri i Jashtëm i Kinës: Situata në Lindjen e Mesme kërcënon stabilitetin global të furnizimit me energji

Ministri i Jashtëm i Kinës: Situata në Lindjen e Mesme kërcënon stabilitetin global të furnizimit me energji

March 21, 2026
Presidenti serb Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “snajperët e fundjavës” në Sarajevë

Serbia ul akcizën e naftës me 40%, Vuçiç: Masa për frenimin e çmimeve, ndikim nga kriza globale

March 21, 2026
“Çarmatim i plotë”, Bordi i Paqes paraqet propozimin me shkrim për Hamasin në Kajro

“Çarmatim i plotë”, Bordi i Paqes paraqet propozimin me shkrim për Hamasin në Kajro

March 21, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Dash, shkallmoje pocaqinë

March 21, 2026
Irani: Do të lejojmë anijet japoneze të kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

Irani: Do të lejojmë anijet japoneze të kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In