Pirja e një filxhani çaji në ditë promovon humbjen e peshës, por gjithmonë nëse ky i fundit është i llojit të duhur dhe konsumohet gjithashtu në sasinë e duhur!
Më poshtë do të listojmë 4 çajrat më të mirë që veprojnë shpejt duke nxitur metabolizmin dhe rënien në peshë.
1. Çaj i zi
Çaji i zi është një ndër çajrat më të fortë oksidues ! Oksidimi është një reaksion kimik që ndodh kur gjethet e çajit ekspozohen në ajër, duke i dhënë ngjyrën karakteristike të errët çajit të zi.
Shumë studime kanë dalë në përfundimin se çaji i zi mund të jetë efektiv kur bëhet fjalë për mbajtjen nën kontroll të peshës. Konsumi i 3 gotave çaj të zi çdo ditë për 3 muaj, zvogëlon perimetrin e belit në mënyrë të konsiderueshme ! Kjo për shkak të nivelit të lartë të flavonoide, që është një lloj i pigmentit të bimëve me vetitë antioksiduese.
2. Çaji jeshil
Pirja e çajit jeshil ndihmon në shpërbërjen e qelizave të yndyrës.
Përpara stërvitjes (palestrës apo ushtrimeve fizike) rekomandohet të pihet një filxhan çaj jeshil. Një studim 12-javor, tregoi se pjesëmarrësit që e kishin zakon të përditshëm pirjen e çajit humbnin rreth 2 kg më shumë një muaj, në krahasim me njerëzit që nuk pinin çaj jeshil.
Kjo për shkak të përbërësve që gjenden në çajin e gjelbër të njohur si catechins, ! Këto të fundit shpërbëjnë indet dhjamore duke nxitur djegien e yndyrës veçanërisht në zonën e barkut.
3. Çaj mente
Çaji i mentes ndihmon në frenimin e urisë ! Pirja e një gote çaji në ditë do t’ju ndihmojë të kontrolloni dëshirën për të ngrënë orar pa orar.
4. Çaji i bardhë
Çaji i bardhë është gjithashtu një burim i mirë i antioksidantë, të cilat luftojnë radikalet e lira në trupin tonë. Enzimat aktive të gjendura me shumicë në këtë lloj çaji ndihmojnë gjithashtu shkrirjen e yndyrës e përshpejtimin e aparatit tretës.
/a.r