• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kategoritë që përfitojnë shpërblim për festat e fundvitit dhe kush mbetet jashtë skemës

by Java News
08/12/2016 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në skemën e shpërblimeve me rastin e festave të fundvitit do të përfshihen të gjithë pensionistët, personat me status të veçantë invaliditeti dhe familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, ndërsa jashtë skemës do të mbeten punonjësit e administratës.

Vendimi do të bëhet publik pas disa ditësh dhe pritet që për pensionistët masa e shpërblimit të variojë nga 2500 lekë deri në 3000 lekë. Në skemën e shpërblimeve nuk do të përfshihen punonjësit e administratës, thanë burime nga qeveria për “Panorama”.

Të njëjtat burime shpjeguan se buxhetorëve shpërblimi do t’u jepet nëpërmjet rritjes së pagës, që do të nisë nga 1 marsi i 2017-s. Ndërsa rreth 650 mijë pensionistë në të gjithë vendin pritet të përfitojnë shpërblim për festat e fundvitit në masën 2500-3000 lekë.

Përfituesit/ Pensionistët në të gjithën vendin do të përfitojë 2500 lekë deri në 3000 lekë shpërblim për festat.

Konkretisht, sipas skemës, do të përfitojnë shpërblim prej 2500-3000 lekësh rreth 372.932 pensionistë, që marrin pension pleqërie, pension invaliditeti dhe pension familjar, si dhe 145.580 pensionistë që marrin pension fshati.

Përfitues të shpërblimit do të jenë edhe 81 mije kryefamiljarë që përfitojnë nga skema e energjisë elektrike, si dhe 68 mijë nga kategori të veçanta në statusin e personave me aftësi të kufizuara.

Përfitues të skemës së shpërblimeve për fundvit do të jenë edhe 3.595 persona që marrin trajtim të veçantë për punën e kryer në miniera dhe në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake dhe 10600 persona që marrin pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi. Vlera e shpërblimit për këto kategori do të jetë 2.5 mijë lekë deri në 3 mijë lekë.

Fatura financiare e shpërblimeve të pensionistëve do të llogaritet në përfundim të shlyerjes së detyrimeve të prapambetura.

Edhe vjet, qeveria shpërndau shpërblime për pensionistët dhe shtresat në nevojë.

Vjet shpërblimi për pensionistët dhe administratën qeverisë i kushtoi 15 milionë dollarë. Fondi i miratuar në buxhet ishte 1.3 miliardë lekë. Vendimi për shpërblimet u mor më 29 dhjetor nga Qeveria.

Pensionistët në të gjithën vendin përfituan 2 mijë lekë shpërblim për festat. Për administratën, qeveria zgjodhi të shpërblente mjekët, infermierët dhe mësuesit, si kategori me merita të veçanta.

Shpërblimi për mjekët dhe mësuesit ishte 40 mijë lekë, ndërsa për infermierët 30 mijë lekë. Për nxënësit ekselencë, qeveria shpërndau 40 mijë lekë shpërblim, ndërsa për studentët 50 mijë lekë./a.k

Next Post
WikiLeaks zbulon ‘lidhjen’ ndërmjet Erdoganit dhe ISIS

WikiLeaks zbulon 'lidhjen' ndërmjet Erdoganit dhe ISIS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

March 23, 2026
Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

March 23, 2026
Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

March 23, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Deputetët nxitës të dhunës, duhet të mbajnë përgjegjësi penale

March 23, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 24 Mars 2026

March 23, 2026
Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

March 23, 2026
Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

March 23, 2026
Trump “shpërthen” edhe për Krishtlindje: Gëzuar edhe fundërrinës së të majtës radikale

“Pa logjikë të qartë”, analiza që zbërthen veprimet dhe fjalët e Trump

March 23, 2026
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Marsi mbyllet me mot të paqëndrueshëm! Sinoptikanët parashikojnë reshje shiu gjatë kësaj jave

March 23, 2026
The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In