Ura e fshatit Polis të Librazhdit është shkatërruar e tëra duke izoluar kështu dhjetra banorë. Shkak është bërë vërshimi i lumit Shkumbin, i cili me reshjet e fundit ka pasur prurje të pazakonta.
Foto e mëposhtme tregon gjendjen e urës, e cila merret me mend se është e pariparueshme. Ndërkohë, Prefekti i Qarkut Elbasan që prej ditës së djeshme ka mbledhur Shtabin e Emergjencave.