• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Katastrofë” në kuzhinë? Gjë që rregullohet

by Java News
20/03/2016 10:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çdokujt i ndodh herë pas here ndonjë katastrofë në kuzhinë. Edhe kuzhinierët me eksperiencë mund të shpërqendrohen dhe të shtojnë shumë kripë, harrojnë të vënë minutazhin, ose ngatërrojnë masën e ndonjë përbërësi të rëndësishëm. Këto këshilla do t’ju ndihmojnë të rregulloni të gjithë problemet në kuzhinë dhe më e rëndësishmja, t’i parandaloni në kohë.

Supa apo çdo lloj gjelle me shumë kripë

Sigurohuni çdo herë që të mos i masni shtesat mbi enë. Mund të ju rrëshqasë dora nga ndonjë shpërqendrim i çastit. Nëse kjo ju ndodh, si përshembull të hidhni shumë kripë ju mund të shihni si zgjidhje futjen e ndonjë cope patate brenda, por kërkimet e fundit kanë zbuluar që kjo nuk është efikase. E vetmja mënyrë për të zbutur shijen e kripës është të shtoni çdo përbërës tjetër të gatimit, përveç kripës. Kjo është dhe e vetmja zgjidhje edhe nëse keni hedhur shumë salcë, speca djegës etj.

Vezët e ziera shumë që nuk qërohen

Nëse vezët nuk qërohen, përpiquni t’i vendosni ato në një enë me ujë shumë të ftohtë. Më pas, me mjaft delikatesë përplasini ato në anët e enës me ujë. Uji do të depërtojë nëpërmjet të çarave dhe do ta shkëpusë lëvozhgën nga veza dhe kjo do të qërohet me lehtësi brenda pak minutash.

Kek apo biskota të thërrmuara

Nëse keku apo biskotat tuaja thyhen gjatë heqjes nga tava, kthejeni këtë “katastrofë” në parfe apo ndonjë lloj zupi. Vendosini pjesët e thërrmuara së bashku me krem në një enë apo gotë qelqi dhe zbukurojeni me fruta. Freskojeni në frigorifer para shërbyerjes.

Perime të gatuara shumë 

Nëse perimet tuaja janë mbigatuar dhe janë të zbutura, thjesht përziejini dhe kalojini në blender me pak krem ose gjalp. Perimet pure janë shumë në modë tani dhe aksush nuk do të humbasë nga kjo. Ose mund të shtoni pak krem dhe ti ktheni perimet në një supë kremoze.

Cheesecake i çarë

Nëse cheesecake cachet në majë, hidhini mbushje frutash, salcë cokollate ose krem të ëmbël. Që kjo të mos ndodhë herën tjetër, vendosini një tigan të mbushur me ujë në grilën poshtë kësaj ëmbëlsire ndërsa e keni futur në furrë. Gjithashtu kalojeni thikën përreth kores që të dalë me lehtë kur e hiqni nga furra.

Salca e djegur nga poshtë

Hiqeni tiganin menjëherë nga flaka! Mos e përzieni. Vendoseni fundin e tiganit në një enë plot me ujë të ftohtë që të ndalojë vlimi. Mos e përzieni salcën. Hidheni ¾ e sipërfaqes të salcës në një tigan tjetër. Provojeni salcën. Mund të jetë akoma në rregull, por nëse nuhasni ndonjë aromë djegieje, duhet ta hidhni poshtë dhe t’ia nisni nga e para.

Forcimi i çokollatës

Nëse po shkrini çokollatë dhe papritur forcohet, atëherë duhet të bëni dicka pasi lëngjet kanë avulluar. Mund ta zbusni atë duke shtuar 1 lugë çaji vaj gatimi të thjeshtë për çdo 30 gramë çokollatë dhe ta vini në flakë duke e përzier vazhdimisht.

Vezët e ndara

Nëse jeni duke ndarë vezët dhe pak e verdhë mbetet tek pjesa e bardhë, merrni një copë lëvozhgë veze dhe nxirreni të verdhën. Mos përdorni pirun apo lugë, apo gishtërinjtë tuaj. Nëse ju duhet të ndani një numër të madh vezësh, thyeni secilën prej tyre mbi një tas të vogël, ndani të verdhën nga e bardha dhe më pas hidheni këtë të fundit në një tas më të madh së bashku me të tjerat. Kjo parandalon ndotjen e të gjithë tasit me një të verdhë që çahet.

Keku është ngjitur

Sigurohuni fillimisht që ta lyeni ashtu siç duhet enën ku do ta piqni ëmbëlsirën, sigurisht jo me gjalp të kripur. Ky i fundit bën që keku të ngjisë. Po nëse kjo ndodh, futeni kekun në furrë për 3-4 minuta deri sa ena të jetë e nxehtë dhe më pas vendoseni mbi peshqir kuzhine të lagur për një minutë. Ose mund ta rrotulloni sipër flakës që të ngrohet pjesa e poshtme.

Shije

Next Post

Meha: Kosova as nuk rritet e as nuk zvogëlohet me demarkacionin me Malin e Zi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Llava dhe hiri vullkanik nga Etna, anulohen deri nesër pasdite fluturimet në aeroportin e Katanias

Llava dhe hiri vullkanik nga Etna, anulohen deri nesër pasdite fluturimet në aeroportin e Katanias

August 14, 2026
Stuhia u rrezikon jetën 3 vajzave në det, Policia futet me skaf dhe i shpëton! Po bënin kanoe në Palasë

Stuhia u rrezikon jetën 3 vajzave në det, Policia futet me skaf dhe i shpëton! Po bënin kanoe në Palasë

August 14, 2026
“Çështjen e kemi në vëmendje”- “Demokratët Europianë”: Mbajtja e Veliajt në paraburgim, sfond shqetësues për demokracinë shqiptare! Në pikëpyetje proporcionaliteti

“Çështjen e kemi në vëmendje”- “Demokratët Europianë”: Mbajtja e Veliajt në paraburgim, sfond shqetësues për demokracinë shqiptare! Në pikëpyetje proporcionaliteti

August 14, 2026
Këshilltarët e PS dhe PD bëhen bashkë kundër Territoriales, Këshilli Bashkiak i Selenicës merr vendimin: Jo bashkimit me Vlorën!

Këshilltarët e PS dhe PD bëhen bashkë kundër Territoriales, Këshilli Bashkiak i Selenicës merr vendimin: Jo bashkimit me Vlorën!

August 14, 2026
“Jo bashkim me Kavajën”- Banorët e Rrogozhinës përsëri në protestë kundër Territoriales dhe shkrirjes së Bashkisë: S’kemi probleme! (VIDEO)

“Jo bashkim me Kavajën”- Banorët e Rrogozhinës përsëri në protestë kundër Territoriales dhe shkrirjes së Bashkisë: S’kemi probleme! (VIDEO)

August 14, 2026
Klauzolë si CR7/ Bonus për firmën dhe detaje të tjera: ABC zbulon kontratën 6-vjeçare të Mbappe

Mbape flet për Murinjon dhe ambiciet e sezonit: Murinjo një trajner që di të fitojë! Reali ngre trofe këtë vit

August 14, 2026
Rebelët Huthi njoftojnë nisjen e sulmit të ri ndaj rafinerive të “Aramco” në Arabinë Saudite!

Rebelët Huthi njoftojnë nisjen e sulmit të ri ndaj rafinerive të “Aramco” në Arabinë Saudite!

August 14, 2026
VIDEO/ Tragjedi rrugore në Kamerun, 16 të vdekur nga përplasja e autobusit me kamionin! 7 janë anëtarë të një familjeje, po shkonin në varrim

VIDEO/ Tragjedi rrugore në Kamerun, 16 të vdekur nga përplasja e autobusit me kamionin! 7 janë anëtarë të një familjeje, po shkonin në varrim

August 14, 2026
Dita e 76-të e protestës, emigranti s’i mban dot emocionet! I thotë gazetarit, “Ti je gjigant!”… (VIDEO)

Dita e 76-të e protestës, emigranti s’i mban dot emocionet! I thotë gazetarit, “Ti je gjigant!”… (VIDEO)

August 14, 2026
Superiorja përcakton datat dhe oraret e 5 javëve të para të kampionatit të futbollit! Ja përballjet më interesante

Superiorja përcakton datat dhe oraret e 5 javëve të para të kampionatit të futbollit! Ja përballjet më interesante

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com