• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Katastrofa është pranë derës”, paralajmërimi i frikshëm i ekspertit iranian për COVID-19

by Java News
25/03/2020 09:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtari i Komitetit Shkencor për coronavirusin e ri (COVID-19) në Iran, Prof. Dr. Masoud Mardani, paralajmëroi për “katastrofë” në rast se nuk zbatohet ndalesa e udhëtimit në vendin ku kanë humbur jetën afër 2.000 persona nga pandemia.

Merdani vlerësoi zhvillimet dhe masat në lidhje me COVID-19 në Iran.

Ai tha se shpejtësia e përhapjes së virusit në Iran është më e lartë se ajo në Kinë.

“Ne e vërejtëm epideminë pasi u përhap në vend. Rastet e para të konfirmuara në Qom, ishin shfaqur disa javë më parë. Nuk u realizua izolimi gjatë kësaj periudhe dhe epidemia që filloi në Qom u përhap edhe në qytetet tjera”, u shpreh ai.

Mardani potencoi se në ditë 100 deri 150 persona humbin jetën nga COVID-19, ndërsa mijëra diagnostikohen me virusin, duke shtuar se të dhënat që i publikon Ministria e Shëndetësisë janë vetëm rastet që regjistrohen nëpër spitale.

“Në rast se nuk parandalohen vizitat për festën e Nevruzit, kjo do të thotë se katastrofa është pranë derës”, tha Mardani.

“Sanksionet e SHBA-së shkaktojnë rritjen e vdekjeve”

Mardani më tutje theksoi se një pjesë e popullit nuk e marrin me seriozitet epideminë, duke shtuar se sanksionet e SHBA-së ndaj Iranit ndikojnë negativisht në luftën kundër coronavirusit.

“Sanksionet e SHBA-së shkaktojnë rritjen e vdekjeve”, tha ai.

Ndërkohë, ai vlerësoi edhe ndihmat e disa vendeve përfshirë këtu edhe Turqinë.

“Në krye të vendeve që dërguan ndihma humanitare në Iran janë Turqia, Katari, Kina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe”.

Ai gjithashtu foli edhe për luftën e devotshme të personelit mjekësor kundër COVID-19.

“Vetëm në Qom, 40 doktorë dhe 130 infermiere rezultuan pozitiv me coronavirus. Shumë doktorë dhe infermierë i humbëm në këtë luftë”, u shpreh Mardani.

Sëmundja në Iran u shfaq fillimisht në qytetin Qom më 19 shkurt, ndërsa më pas u përhap në të gjitha provincat.

Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Iran është rritur në 1.934, pasi 122 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

Coronavirusi, i njohur zyrtarisht si COVID-19, u shfaq për herë të parë në Wuhan, Kinë, dhjetorin e kaluar dhe është përhapur në të paktën 167 vende dhe territore. /e.s/

Next Post
Rama publikon fotot nga Stambolli: Po ngarkohen armët e mbrojtjes së jetës për pacientët dhe mjekët

Rama publikon fotot nga Stambolli: Po ngarkohen armët e mbrojtjes së jetës për pacientët dhe mjekët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bien Facebook dhe Instagram, mijëra përdorues raportojnë problemin

Bien Facebook dhe Instagram, mijëra përdorues raportojnë problemin

June 24, 2026
Anglia ngec përballë Ganës, “Tre Luanët” zhgënjejnë në Boston dhe shtyjnë festën e kualifikimit

Anglia ngec përballë Ganës, “Tre Luanët” zhgënjejnë në Boston dhe shtyjnë festën e kualifikimit

June 24, 2026
“Nuk ka nevojë për forcë, duhet kontratë!”, administratori i VIA-s i përgjigjet Pacollit pas përplasjeve për Aeroportin e Vlorës

“Nuk ka nevojë për forcë, duhet kontratë!”, administratori i VIA-s i përgjigjet Pacollit pas përplasjeve për Aeroportin e Vlorës

June 23, 2026
Goditje për Trump në Senat! Miratohet rezoluta për largimin e forcave ushtarake nga konflikti me Iranin

Goditje për Trump në Senat! Miratohet rezoluta për largimin e forcave ushtarake nga konflikti me Iranin

June 23, 2026
Konfliktet në Lindjen e Mesme, SHBA veçon Libanin nga Irani

Konfliktet në Lindjen e Mesme, SHBA veçon Libanin nga Irani

June 23, 2026
“Kërcënimet në emrin tonë janë plotësisht të pavërteta”, ambasada e SHBA rrëzon pretendimet e protestuesit

“Kërcënimet në emrin tonë janë plotësisht të pavërteta”, ambasada e SHBA rrëzon pretendimet e protestuesit

June 23, 2026
Putin akuzon NATO-n: Perëndimi po përgatitet për luftë kundër Rusisë

Putin akuzon NATO-n: Perëndimi po përgatitet për luftë kundër Rusisë

June 23, 2026
Gonxhja: Protestat nisën me emocion, më pas u futën në “mjegull” politike

Gonxhja: Protestat nisën me emocion, më pas u futën në “mjegull” politike

June 23, 2026
“Harruan Zvërnecin”, Spahiu ironizon protestën: Si mund ta udhëheqë Gjeneratën Z një lider i “Gjeneratës Zh”?

“Harruan Zvërnecin”, Spahiu ironizon protestën: Si mund ta udhëheqë Gjeneratën Z një lider i “Gjeneratës Zh”?

June 23, 2026
Ish-kreu i SHISH: Shërbimet iraniane kanë qenë aktive në Shqipëri prej vitesh

Ish-kreu i SHISH: Shërbimet iraniane kanë qenë aktive në Shqipëri prej vitesh

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In