Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se atij i është dhuruar një avion luksoz nga udhëheqësi i Katarit, me një vlerë prej 500 milionë dollarësh.
“Katari e kishte nxjerrë në shitje këtë avion, për aq sa unë jam në dijeni, vlera e tij shkonte në 500 milionë dollarë,” deklaroi Erdogan, pa përmendur një vlerë të plotë, sipas të përditshmes turke, “Hurriyet”.
“Emir i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani mësoi për interesimin e Turqisë dhe vendosi t’i dhuronte një avion të tipit Boeing 747-8 “, tha presidenti turk, Erdogan për gazetarët, ndërsa ai kthehej nga Azerbajxhani në fundjavë.
“Ky avion nuk më përket mua, i përket shtetit të republikës turke”, deklaroi Erdogan.
/b.d