Ekuadori është gjithnjë e më pranë përjashtimit nga Botërori. Sipas lajmeve që vijnë nga Meksika, FIFA ka vendosur të përjashtojë Ekuadorin ndërsa vendin e tyre në Katar pritet ta marrë Kili, përfaqësuese që e mbylli në vendin e shtatë fazën kualifikuese. Lajmi pritet të bëhet publik pas disa ditësh.
Aktivizimi i Byron Castillo, me dokumente të falsifikuara ka rezultuar fatal, pasi lojtari tashmë është provuar nga burime të ndryshme se ka lindur në Kolumbi e jo në Ekuador. Po pse pritet ta marrë Kili vendin e Ekuador, në një kohë kur ata u renditen të 7-ët.
Castillo është aktivuar në 8 ndeshje me Ekuadorin gjatë kualifikueseve duke i dhënë një dorë shumë të madhe. Në dy ndeshjet kundër Kilit ka qenë titullar duke i dhënë 6 pikë Ekuadorit. Ndërkohë kundër Perusë dhe Kolumbisë, dy përfaqësuese që e mbyllën përpara Kilit, nuk ka luajtur asnjë minutë.
Me 6 pikët që do të merrte në tavolinë, Kili do të shkonte në kuotën e 25 pikëve duke kaluar pikërisht Perunë dhe Kolumbinë. Nuk ka thuajse asnjë skenar që mund të ndez edhe një herë shpresën e tifozëve “azzurr” për të parë Italinë në Botëror.
g.kosovari