Këngëtari i famshëm, Kastro Zizoka lavdëruar përmes një postimi në Instagram punën që kreu i Bashkisë Erion Veliaj po bën në Tiranë.
Ai ka rrëfyer edhe një eksperiencë personale, ku Veliaj i është përgjigjur në një rast konkret për ujin e pijshëm.
POSTIMI
“Merreni si të doni por nja 2 fjalë për Erion Veliaj unë dua ti them. Përveç faktit që unë kam një raport ndryshe dhe më të afërt me të di të them që shumë të rralla janë rastet ku një kryetar bashkie, aq më tepër i një qyteti të madh si Tirana të përgjigjet personalisht për një problem në dukje “i vogël” siç është uji në pallatet tona.
Një gatishmëri absolute nga ai dhe sta i UKT”, shkruan Kastro Zizo.
Jo vetëm kaq, por ai shprehet i impresionuar nga puna që po bëhet në Tiranë.
“Përveç kësaj në këtë qytet po bëhet shumë. Thnx lali. P.s ky shkrim është sponsorizuar nga shpirti im tejet i lirë, kështu që evitoni msg fyese me bazë politike”.
a.ç