• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kastriot Myftaraj nuk ka pikën e fajit!

by Ardit Rada
10/05/2017 17:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Një shkrim që u bë i njohur vetëm pas veprimeve të policisë së Tiranës ndezi një tjetër furtunë në filxhanat e kafesë së skenës politike. Kastriot Myftaraj përmes lidhjeve që vetëm ai di ti gjejë, kishte arritur në konkluzione sa të pabesueshme po aq edhe të dënueshme nga çdo njeri dhe ligj në çdo cep të botës. Megjithatë, shkrimi mund të gëlltitej edhe si i vërtetë nga lexuesit nën nivelin mesatar të inteligjencës dhe që përbëjnë kryesisht popullatën më të madhe në rrjetet sociale. Arsyet pse autori guxoi në atë lloj sulmi mund të jenë të shumta, por për dikë që e njeh Myftarajn do ta mirëkuptonte përveç pjesës ku nxiste vrasjen e ambasadores së Bashkimit Evropian në Tiranë.

Ka dy shtylla të rëndësishme në Shqipërinë tonë që dita-ditës po frymëzojnë këto lloje thirrjesh, deri në makabritet. Së pari sot kemi një opozitë që përveç qëndrimit antiligjor në mes të bulevardit për 3 muaj pa 8 ditë, në vijim ka tentuar të anatemojë ambasadorët perëndimorë. Herë duke i paraqitur si të krisur që flasin me kokën e tyre dhe herë si sorosianë, komunistë apo të korruptuar. Po kjo opozitë, që po mban peng normalitetin e shtetit, ka ushqyer tezat e Kastriot Myftarajt që me gjasë është edhe ithtar i çadrës. Por bindjet politike të autorit të shkrimit për Romana Vlahutin është gjëja e fundit që duhet të na interesojë, ndërsa se nga ka ardhur nxitja nuk do mend për ta kuptuar. Lulzim Basha në ditët e para të çadrës bëri thirrjet më të rënda që një politikan i nivelit të lartë mund t’ia drejtojë publikut. Nuk është nevoja të citojmë në ligjëratë të drejtë se ç’u tha nga Basha për tërheqjet zvarrë, thyerjen e xhamave apo çarjen e gomave. Grushtat dhe shkelmat ndaj zyrtarëve e të tjera.

Shtylla e dytë është një institucion tepër i rëndësishëm për zbatimin e ligjit në vend. Fatkeqësisht Prokuroria e Përgjithshme është përgjegjësja kryesore për dobësimin e besimit të qytetarëve te ligji dhe për më shumë te Policia e Shtetit. Akuza më e fundit ndaj policisë ishte ajo se nuk ka transparencë në asgjësimin e hashashit. Dhe se ku ka dashur të dalë autori me këtë deklaratë, s’do shumë mend të kuptohet. Institucioni që premton arrestimet e bujshme çdo shtator ka lejuar që thirrjet publike për dhunë të kthehen në trend. Adriatik Llalla ka për borxh të çojë në gjyq në mungesë shqiptarët e ISIS që kërcënojnë nga YouTube, por jo ata që herë me mikrofon nga qendra e Tiranës dhe herë me tastjerën e laptopit nga ndonjë kafene kërkojnë vrasje e shkatërrim prone publike.

Organi i akuzës duhet të na thotë përse për thirrjet e Bashës që do thyente xhama pranoi procedim penal, ndërsa Myftarajn që kërkon vrasjen e Vlahutinit e nxjerr nga biruca? Përse hetimet për nxitje dhune nga kreu i PD nuk kanë përfunduar pas kaq kohësh? Kastriot Myftaraj nuk ka pikën e fajit në këtë maj aspak të qetë dhe Prokuroria bëri mirë që e nxorri nga biruca e policisë. Është i fundit që duhet gjykuar pse thotë se çfarë mendon. Sepse dikujt në këtë vend i është lënë mikrofoni në qendër të kryeqytetit për të na dhënë leksione demokracie dhe për t’i bërë leckë ambasadorët perëndimorë sa herë që zgjohet keq. /javanews/

Next Post
Në këtë ditë, më 10 Maj, u zgjodh kryeministër për herë të parë Berluskoni

Në këtë ditë, më 10 Maj, u zgjodh kryeministër për herë të parë Berluskoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, AAK nominon Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, AAK nominon Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër

December 5, 2025
“Shqipëria Madhështore”, PD regjistron koalicionin me 25 parti të tjera, grekët e çamët bëhen bashkë te Berisha

Jo vetëm demokratët, Berisha tall edhe aleatët

December 5, 2025
Përgjysmohen kërkesat për azil në Gjermani, ligji i shtetësisë do të ashpërsohet

Përgjysmohen kërkesat për azil në Gjermani, ligji i shtetësisë do të ashpërsohet

December 5, 2025
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

December 5, 2025
Vendosen grupet e Botërorit, Shqipëria dhe Kosova mësojnë rivalët nëse kualifikohen

Vendosen grupet e Botërorit, Shqipëria dhe Kosova mësojnë rivalët nëse kualifikohen

December 5, 2025
Të gjithë sytë nga Kupa e Botës…, apo nga Heidi Klum?! 52-vjeçarja që s’njeh plakjen!

Të gjithë sytë nga Kupa e Botës…, apo nga Heidi Klum?! 52-vjeçarja që s’njeh plakjen!

December 5, 2025
Vrasja e 15-vjeçarit, reagon Spitali i Durrësit: Nuk kanë ikur dritat kur është operuar

Vrasja e 15-vjeçarit, reagon Spitali i Durrësit: Nuk kanë ikur dritat kur është operuar

December 5, 2025
“Civilizimi europian drejt zhdukjes”, SHBA publikon doktrinën e strategjisë kombëtare

“Civilizimi europian drejt zhdukjes”, SHBA publikon doktrinën e strategjisë kombëtare

December 5, 2025
Shqipërisë i mungon e djathta

Çfarë t’i shkundësh PD, Berisha e thau, e la ‘pemë pa kokrra’!

December 5, 2025
“Asnjë gjykatë s’mund të jetë mbi vlerat humane”, Hashim Thaçi nuk u lejua të përcjellë babanë për në banesën e fundit, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar

“Kënetës së PD i janë shuar zërat”, avokati: Lëvizja e Salianjit, për t’i dhënë oksigjen partisë!

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In