• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kastriot Islami: Na jepni emrin e policit, mos e ruani me fanatizëm vrasësin

by Ardit Rada
09/12/2020 18:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kastriot Islami thotë se po mbahet i fshehtë emri i policit që vrau 25-vjeçarin Klodian Rasha.

Ai thotë se ai është vrasës me pagesë, ndaj duhet të bëhet publik emri i tij.

Ka disa shkaqe…, ja disa prej tyre…

Shkaku ‘zyrtar’ dhe ndërkohë më i pabesueshmi e më qesharaku është ai që deklarojnë drejtuesit e lartë të shtetit e të policisë: ‘po kryhen hetime!’…Ndërkohë qëështë e qartë për të gjithë, pa përjashtim, pavarësisht pozave që bëjnë drejtues të lartë të shtetit apo të policisë, se ‘kush është vrasësi’ sepse ‘në asnjë rrethanë s’mund të justifikohet përdorimi i armës që ka shkaktuar vrasjen e të riut 25 vjeçar’.

S’ka asnjë rrethanë lehtësuese për ‘individin vrasës’ se s’ka asnjë bazë ligjore përdorimi i armës për vrasjen e të riut në rrethanat e respektimit të orës të ‘paligjshme’ policore. Madje edhe sikur të çmendur ta nxjerrin ‘individin vrasës’ apo ‘të frikësuar nga kërcënimi i të riut’ të cilin policia po tenton ta paraqesë me precedentë penalë; edhe në këtë rast ‘individi vrasës’ s’shpëton dot, kjo është evidente…

Shkaku 1: veprimet e drejtuesve të lartë të shtetit e policisë duke ruajtur me fanatizëm emrin e ‘individit vrasës’, më uniformë por me shumë gjasa pa numër identifikimi, janë shprehje e qartë e një qeverisje vrastare në mungesë të plotë mungesë transparence. Sa më shumë kjo mungesë transparencë vonohet aq më shumë vërtetohet teza e mungesës me dashje të transparencës apo e tezës së mungesës së transparencës për fshehje me dashje të krimit…

Shkaku 2: me siguri drejtuesit e lartë të shtetit e policisë, duke fshehur emrin e ‘individit vrasës’ duan të njësojnë një ‘individ vrasës’ me të gjithë ‘policinë’ për ti dhënë zemër policisë (se qeveria s’ju shet) por edhe për të frikësuar qytetarët se kushdo që kundërshton qeverinë apo drejtuesit e saj të lartë, do të ketë përballë ‘policinë e shtetit’ apo ‘çunat e policisë’ që duam por që në fakt të marrin jetën…Kjo është një sjellje makiavelike për të nxirë e egërsuar qëllimisht policinë dhe për ta vënë atë përballë, madje në luftë me qytetarët, në mënyrë më specifike me kundërshtarët e veprimeve shkatërrimtare të sektit…

Shkaku 3: drejtuesit e lartë të shtetit dhe policisë, më shumë gjasa, s’pranojë e s’do të pranojnë të nxjerrin emrin e ‘individit vrasës’ sepse në këtë rast do të zbuloheshin lidhjet e tij me kupolën e shtetit dhe/ose të policisë sepse s’ekziston deri më sot asnjë rast që këta lloj individësh të emërohen në administratë dhe aq më pak në polici nëse s’kanë lidhje të ‘forta’ me sektin apo nuk janë ‘militantë’, mbrojtës agresivë të drejtuesve të lartë të sektit deri edhe ‘vrasës’ me armë apo verbalist të kujtdo që me ‘veprimet e tij’ kundërshton apo vë në rrezik pushtetin e sektit…

Shkaku 4: drejtuesit e lartë të shtetit e të policisë sa më shumës pranojnë të zbulojnë emrin e ‘individit vrasës’ aq më shumë zbulojnë frikën e tyre të madhe të lidhjeve të ‘individit vrasës’ me kupolën e sektit apo me ‘drejtuesit e lartë të shtetit e policisë’, duke mos përjashtuar edhe lidhjen e tij me ideatorët e urdhëruesit e kësaj vrasje makabër, apo lidhjet korruptive me grupe kriminale. Apo faktin që ‘individi vrasës’ mundet eventualisht të jetë edhe një vrasës me pagesë…

Shkaku 5: drejtuesit e lartë të shtetit e të policisë, duke fshehur emrin e ‘individit vrasës’, me sa duket kanë shumë frikë nga implikimi eventual në skenarin e gatuar po prej tyre. Skenar, tashmë i bërë publik, dhe që nisi me ‘hedhjen e armës’ që siç thuhet nga media, në distancë nga vendi i vrasjes së të riut 25-vjeçare vazhdoi me fajësimin e viktimës…

Shkaku 6: drejtuesit e lartë të shtetit e të policisë, duke fshehur emrin e ‘individit vrasës’, mendojnë të shpëtojnë nga ky zullum, por natyrisht vetëdemaskohen e vetëzbulohen përballë familjes dhe opinionit publik si ‘bashkëpunëtorë’ të ‘individit vrasës’ sepse për më tepër në vend që të ngushëllonin familjen dhe të dënonin aktin makabër, shfaqen njësh me ‘individin vrasës’… duke e ‘strehuar’ atë në fshehtësi të plotë…

Shkaku 7: drejtuesit e lartë të shtetit dhe policisë, duke fshehur emrin e ‘individit vrasës’, mendojnë të pengojnë apo devijojnë sado pak revoltën masive qytetare ndërkohë që të gjithë pa përjashtim kërkojnë largimin e ideatorit dhe urdhëruesit të kësaj vrasje makabër sepse ‘individi vrasës’ për qytetarët e revoltuar veçse sa ka tërhequr me urdhër apo ndoshta me pagesë këmbëzën e armës vrastare…

 

Next Post
Vrasja e Klodian Rashës, protesta edhe në Durrës

Vrasja e Klodian Rashës, protesta edhe në Durrës

Comments 1

  1. Ari says:
    6 years ago

    Idiot I rrjedhur fare ky islami

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e enjte 12 nëntor 2026, Peshorja kryeson renditjen, Dashi në vendin e dytë, Binjakët të tretët

November 12, 2026
“Ishte bazë e Hamasit”/ Izraeli bombardon spitalin në Gaza, të paktën 6 viktima

“Ishte bazë e Hamasit”/ Izraeli bombardon spitalin në Gaza, të paktën 6 viktima

November 12, 2026
Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%: Paqartësi dhe vështirësi teknike në supermarketet e vendit

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%: Paqartësi dhe vështirësi teknike në supermarketet e vendit

November 12, 2026
Vlora Hyseni nën hetim nga SPAK, Esmeralda Hasani merr drejtimin e SHISH. Dekretohet nga Begaj

Vlora Hyseni nën hetim nga SPAK, Esmeralda Hasani merr drejtimin e SHISH. Dekretohet nga Begaj

November 12, 2026
Kriza e banesave nxjerr spanjollët në rrugë, shpërthen revolta në Spanjë me miliona protestues

Kriza e banesave nxjerr spanjollët në rrugë, shpërthen revolta në Spanjë me miliona protestues

November 12, 2026
VIDEO/ Incident në Paris, një gardist humb ndjenjat para Macronit, presidenti i vjen në ndihmë

VIDEO/ Incident në Paris, një gardist humb ndjenjat para Macronit, presidenti i vjen në ndihmë

November 12, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Emigracioni i parregullt në rënie në BE, por shtohen kalimet në itinerarin Shqipëri-Greqi

November 12, 2026
Kandidati i vdekur kryeson garën elektorale në Kaliforni

Kandidati i vdekur kryeson garën elektorale në Kaliforni

November 12, 2026
Sot takimi Putin-Witkoff-Kushner në Moskë, pas negociatave pa marrëveshje në Abu Dhabi

Sot takimi Putin-Witkoff-Kushner në Moskë, pas negociatave pa marrëveshje në Abu Dhabi

November 12, 2026
Thellohen skandalet për CEO-n e Nvidia-s, bordi shqyrton shkarkimin e Jensen Huang!

Thellohen skandalet për CEO-n e Nvidia-s, bordi shqyrton shkarkimin e Jensen Huang!

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In