• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kastriot Islami: Ja struktura e sektit Rama

by
20/08/2015 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Islami, me anë të një reagimi në Facebook nuk ka lënë pa shënjestruar kryeministrin Rama. Mesazhi shoqëruar me anë të një fotoje pasqyron një skemë ku sqaron opinionin mbi atë që e konsideron si shtresëzim të “sektit Rama”.

438

“STRUKTURA E SEKTIT TË RAMES
Në themel e në drejtim të QEVERISJES OLIGARKIKE të Ramës qëndron SEKTI i tij. Struktura e këtij SEKTI përcaktohet nga 3-shtresa dhe 5-Grupe.

3-SHTRESAT KRYESORE janë:
I) SHTRESA “e TRASHËGIMTARËVE DHE PINJOLLËVE”: Konkretisht bëhet fjalë për rikthim/rilindje të trashëgimisë së kaluar permes ish-përfaqesuesve të lartë, të paimplikuar drejtëpërdrejtë në “mëkatet” e ish rregjimit dhe vecanërisht të pinjollëve të ish-nomeklaturës shumë të lartë të rregjimit të kaluar, me synim forcimin e përfaqsimit të tyre dhe “rilindjen” e praktikave e sjelljeve autoritare.

II) SHTRESA e “INTERESAVE OLIGARKIKE E BANDITESKE”: në aspektin ekonomik e financiar, bëhet fjalë për strukturimin e interesave oligarkike dhe ngritjen e një klientele individësh të pasur e “të fortë”, deri me rekorde kriminale; kjo përbërese i duhet për ta garantuar sponsorizimin financiar dhe garantuar prioritetin pasuror e financiar ndaj kundërshtarëve të brëndshëm e të jashtëm.

III) SHTRESA E MJAFTISTËVE DHE G99-shave: në aspektin etiketës/reklamës, por mbi të gjitha në funksion të krijimit të një “rezervuari” për furnizimin e qeverisë e të administratës publike me burime njerezore janë përdorur individët atipikë të ish-Mjaft e G99.

5-GRUPET KRYESORE janë:
1) POLITIKANE TE KORRUPTUAR me pasuri të dyshimta që kontrollojnë partitë e tyre, kuvendin, institucionet kryesore kushtetuese ose në përgjithësi shtetin, biznesin privat, median, gjyqsorin, shoqërinë civile e tjerë;
2) BIZNESMENE TE PASURUAR NE MENYRE TE PALIGJSHME OSE KLIENTELISTE me pronat e fondet publike në lidhje klienteliste me politikanët-oligarkë;
3) PËRFAQSUES KLIENTELISTE TË MEDIAS, aktivë në politikë, që kanë ngritur perandoritë e tyre mediatike përmes bizneseve përfituese të pronave e fondeve publike dhe përmes lidhjeve klienteliste me politikanët oligarkë;

4) ISH-ZYRTARË TË LARTË, të pasuruar nga përfitimet në poste lukrative të tilla si angjensitë e privatizimit, dogana, tatime, prokurori, sistem gjyqsor, polici, e tjerë;
5) INDIVIDË ME REKORDE KRIMINALE, të konsideruar si “material” lidhës i amalgamës oligarkike”.

Next Post

Në Amerikë edhe ylberi është i rrallë (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com