Deputeti i Partisë Demokratike Kastriot Islami, ka këshilluar kolegun e tij socialist Ben që të krijojë një parti të re socialiste.
Duke folur në studion e Ora Neës, Islami e argumentoi këtë duke u shprehur se në zgjedhjet e 21 qershorit janë 220 mijë votues që braktisën PS, që do të bashkoheshin në një forcë të re politike të drejtuar nga Blushi.
Pjesmarrja e ulët dhe diferenca e pa drejte mes veriut e jugut ne vota për shkak të ndarjes së re territoriale, ishin pjesë e analizës së Islamit.
Ai paralajmëroi se PD do të kërkojë të ndryshojë harta territoriale për zgjedhjet e ardhshme. Sipa Islamit, në zgjedhjet e 21 qershorit hendeku mes të majtës dhe të djathtës u ngushtua me 60%.