• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Kastrati negociata për të afruar një markë ndërkombëtare hotelerie te ish-Sheratoni

by A R
01/03/2018 08:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti i Konkurrencës ka dhënë autorizimin e tij për kalimin e shoqërisë MAK Albania sh.p.k tek Kastrati sh.a. Bëhet fjalë për blerjen e godinës së ish-Sheraton, që tani funksionon nën emrin Mak Tirana Hotel and Tower, blerë nga grupi Kastrati për një vlerë prej rreth 30 milionë euro.

Shitja e ish-Sheraton është ndër më të fundit të kryera nga MAK Albania, pjesë e grupit kuvajtian Al Karafi, një ndër investitorët më të hershëm në Shqipëri, që prej vitit 1994, me fokus në hoteleri e turizëm.

Gjatë janarit, kur edhe u diskutua gjerësisht transaksioni, burime pranë blerësit thanë për “Monitor” se janë në negociata sërish me grupin ndërkombëtar të Marriott, për të marrë një markë tjetër. Marriott International, Inc. është një kompani shumëkombëshe në sektorin e hotelerisë me rreth 30 brande, ku ndër më të njohurat janë Ritz, Sheraton, Element, Editions, Bvlgari etj shkruan Monitor.

Kompania menaxhon më shumë se 6,000 hotele, kryesisht të standardit me pesë yje në 122 vende dhe ka raportuar të ardhura rreth 17 miliardë dollarë në vitin fiskal 2016. Zyrat qendrore të kompanisë janë në Washington DC. Marriott mësohet se ia hoqi këtë të drejtë hotelit në Tiranë, për mosplotësim të standardeve.

Marka Sheraton u largua nga Shqipëria vetëm pak ditë para mbylljes së vitit 2017. Në atë kohë, operatorët turistikë reaguan se kjo mund të ishte dhurata më e keqe që i bëhet turzimit për Vitin e Ri. Largimi i markës prestigjioze ndodhi si për ironi në të njëjtën kohë kur qeveria sapo kishte kaluar paketën për nxitjen e investimeve në fushën e hotelerisë nga marka të njohura ndërkombëtare. Pas largimit të Sheraton, hoteli është shndërruar në MAKTIRANA Hotel and Toëer. Në 2016-n, të ardhurat e Sheraton ishin 4 milionë euro, me një rënie me bazë vjetore prej 13.5%, si rrjedhojë e rritjes së konkurrencës së hoteleve në kryeqytet, pas hapjes së Plaza.

Një tjetër pasuri e Mak Albania e shitur së fundmi është kompleksi i Linzës, që është blerë nga grupi Duraku (Shyqyri Duraku). Vlera e transaksionit nuk bëhet e ditur. Linza prej disa kohësh ishte jashtë funksioni dhe pajisjet e saj ishin shitur. Më herët, në dhjetor 2016-s, Shyqyri Duraku kishte blerë Alfa Butrinti (hotel Butrinti në Sarandë),  për një vlerë prej 820 mijë eurosh, në një kohë që vlera fillestare e investimit kishte qenë mbi 7 milionë euro, siç bëhet e ditur në shpjegimin në bilanc.

Në vitin 2014, grupi ka shitur edhe Hotel Resort që kishte në Golem tek Mali i Robit, për 1.8 milionë euro. Edhe nga kjo shitje grupi rezultoi me një humbje prej 2.5 milionë eurosh nga vlera kontabël. Aktiviteti u ble nga grupi Hysenbelliu, që e ka shndërruar atë tashmë në një resort luksoz.

Mak Albania ka rezultuar me një aktivitet të përkeqësuar financiar vitet e fundit. Humbjet e akumuluara në kapital në vite, përfshirë edhe 2016-n, arritën në total në gati 11 miliardë lekë, apo rreth 81 milionë euro. Kompania rezulton se në vite ka shitur gradualisht pronat e saj, me vlerë shumë më të ulët se ajo kontabël apo ajo e investimit fillestar, çka i ka shtuar humbjet./Monitor/a.m.

Next Post
Ndryshon mosha e daljes në pension për gratë dhe vitet e vjetërsisë në punë për burrat

Kategoritë që përfitojnë kompensim për faturën e energjisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

June 25, 2026
Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë: Akt kriminal ekstremist dhe antisemit

Berisha reagon pasi Rama ndryshoi profilin në Facebook: Komentet vijojnë “Jepe dorëheqjen!”…

June 25, 2026
Jeta “e pazbuluar” e Cristiano Ronaldos, arsyet se pse mbetet në qendër të vëmendjes

Jeta “e pazbuluar” e Cristiano Ronaldos, arsyet se pse mbetet në qendër të vëmendjes

June 25, 2026
“Kapja nga PD, shkatërruese për protestën”, analistët: Thirrjet “Rama ik”, të huazuara nga e shkuara

“Kapja nga PD, shkatërruese për protestën”, analistët: Thirrjet “Rama ik”, të huazuara nga e shkuara

June 25, 2026
Parimi i 40 përqindëshit, si kusht për investimet strategjike?

Parimi i 40 përqindëshit, si kusht për investimet strategjike?

June 25, 2026
Ekuador-Gjermani dhe Kurasao-Bregu i Fildishtë, publikohen formacionet

Ekuador-Gjermani dhe Kurasao-Bregu i Fildishtë, publikohen formacionet

June 25, 2026
Skema Kombëtare/ Denaj: Fermerët mund të përfitojnë financim me normë interesi vetëm 2%

“Shumë shpejt ëndrra do të bëhet realitet”, Denaj: Po punojmë për Shqipërinë europiane

June 25, 2026
Parashikime të pazakonta nga magjistari Gana: Ronaldo favorit për Kupën e Botës!

Parashikime të pazakonta nga magjistari Gana: Ronaldo favorit për Kupën e Botës!

June 25, 2026
Protestat, ish-drejtori i SHISH: Ka persona të lidhur me UDB-në!

Protestat, ish-drejtori i SHISH: Ka persona të lidhur me UDB-në!

June 25, 2026
REL: Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane: Ç’është më mirë për Kosovën?

REL: Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane: Ç’është më mirë për Kosovën?

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In